Muhamet Kelmendi i kundërpërgjigjet diplomatit malazez me disa fakte

Opinione

Muhamet Kelmendi i kundërpërgjigjet diplomatit malazez me disa fakte

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:13
Muhamet Kelmendi

M. Vllahovic Ish ministeri i jashtëm i R. se Malit të Zi, në një konferencë për shtyp, për demarkacionin nxjerrë konkludim: "Demarkacioni, në njëren anë, është i drejtë dhe, në anën tjetër, kemi mundësi për ridiskutim, i cili do të sjellë të njëjtin përfundim".

Ky diplomat, në mënyrë perfide dhe shumë shoviniste, tregon se ai territor, përkatësisht mbi 8 h. tokë të Kosovës, "janë" të Malit të Zi. Por, për këtë diploma dhe për mendimtarët si ky, qoftë nga Kosova, qoftë nga Mali i Zi etj., po sjellim disa fakte, të cilat tregojnë se kudo ku vendoset kufiri në atë territor, tokat janë shqiptare.

Faktet janë: 1. Ulqini dhe Tivari ishin shqiptarë dhe po Mali i Zi në vitin 1879, pas një vendimi të padrejtë të Kongresit të Berlinit, i pushtojë me forcën ushtarake nën ndihmën e Francës. 2. Po pas këtij kongresi u pushtua Plava dhe Gucia, Hoti dhe Gruda, tërë malësia e Shkodrës, si dhe u nda Liqeni i Shkodrës me rrethinë që ishin thjeshtë territore shqiptare. 3. Po në këto vite u ripushtua Rozhaja dhe Dacajte. 4. Tash përsëri po e zgjeron Mali i Zi territorin e vetë në tokë shqiptare në treven heroike të Rugovës së Pejës.

I theksova këto fakte për të sqaruar faktin se vet Podgorica duhet të heq dorë nga territoret e tilla shqiptare. Dhe, jo vetëm kjo, por që të kemi paqe të qëndrueshme midis malazezëve dhe shqiptarëve, duhet të rishikohet i tërë kufiri. Mali i Zi muk mund të meshefet pas ides se çështja e demarkacionit është çështje e Kosovës.

Kjo, natyrisht është çështje e Kosovës, por edhe e Malit të Zi, sepse ky shtet po i merrë tokat shqiptare. Për këtë kërkohet të shqyrtohet i tërë kufiri shqiptaro - malazez. Pse? Sepse nën Malin e Zi kemi territore të mëdha shqiptare dhe kjo nuk e garanton paqen midis dy popujve. Z. Vllahoviq ikë në Podgoricë dhe atje trego faktet historike ndaj shtetit tënd se si i keni pushtuar territoret shqiptare.

Trego se shteti i juaj është ndërtuar dhe po ekziston mbi tokat shqiptare. Kjo nuk e garanton paqen z. Vllahoviç. Paqeja nuk sigurohet duke marrë tokë në emër të ndonjë çështjeje që gjoja e garanton paqen, por që në realitet, krijon tendosje ndërshtetërore midis dy popujve tanë. Pushtimi i tokës shqiptare çonë te konfliktet e reja. Paqeja garantohet duke i lëshuar tokat shqiptare nga okupimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat