Dr. “Kamishi” - me prirje joetike, jonjerëzore, madje kriminale

Opinione

Dr. “Kamishi” - me prirje joetike, jonjerëzore, madje kriminale

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 16 korrik 2021 Në ora: 17:09
Bekim Haxhiu

Bota mjekësore, në veçanti, dhe ajo intelektuale e politike, në përgjthësi, vazhdon me thirrjen e çdoditshme, për vaksionim masiv. Këtë shqetësim e kanë shprehur edhe personalitetet botërore, duke filluar që nga presidenti Biden, kancelarja Merkel dhe të tjerët. Ata bëjnë thirrje për solidaritet, shteteve të zhvilluara, për t`i ndihmuar shtetet më pak të zhvilluara apo të varfëra, me theks të veçantë për shtetet ballkanike.

Logjikisht, shtetet ballkanike, nuk mund të krahasohen me shtetet vetëprodhuese të dozave-gjilperë. Madje, as me shtetet tjera ballkanike, të cilat janë anëtare të organizatave ndërkombëtare. Sepse, Kosova i ka kufizimet, mangësitë objektive.

Në një intervistim të bërë nga moderatorja e talentuar dhe krejt e veçantë, Jeta Xharra, me Prof. Dr. Afrim Blytën, konfirmohet rëndësia, madje, dosmosdoja e vaksionimit e çdo qytetari të Kosovës.

Po sjellim bisedën e gazetarës Xharra me Dr. Blytën: 

Gazetarja: A të shpëton vaksina nga mosprekja nga COVID-90?

Dr. Blyta: Jo, Covid të prekë edhe nëse ke marrë vaksinën.

Gazetarja: Atëherë, pse duhet marrë kot vaksinën?!

Dr. Blyta: Nuk kemi asnjë rast vdekje, të atyre që janë vaksionuar. Nëse ju e quani kot mbijetën nga Covid, është  çështje e juaj?

Gazetarja: Jo nuk qenka kot, por i domosdoshëm vaksionimi.

Dhe, në krizën e madhe Pandemike, na del një Dr. "Kamish", alias Bekim Haxhiu, i cili, me qëllim "të gjetjes të çiqrave në hell" apo "qimeve në vezë", për ta akuzuar e penalizuar pozitën, agjiton për sabotimin, mosmarrjen e vaksinës nga popullata e Kosovës. Doktori nënvlerëson vaksinën "Astra Zeneca"; dezinformon për gjilpëra në prag të skadencës ose fare të skaduara, duke ngjallur panik në masën e painformuar të popullit!

Konkurrenca biznesore lëndoi, qëllimshëm, vaksinën "Astra Zeneca", sepse kjo nuk kishte fuqi financiare për reklamë, në krahasim me firmat tjera, prodhuese të vaksinave kundra-Covid-19. Dhe, u sulmua e denigrua, qysh në nismë të prodhimit të saj. 

Përndryshe, analizat e bëra, kanë dëshmuar se ka parësinë e disa vaksinave tjera. Sepse, përveç antitrupave efikas, ka edhe aftësinë e mbrojtjes nga shumë sëmundjeve virale, në veçanti, tek moshat 50 plus.

Dr. "Kamishi" dhe disa profanë të tjerë, "i bien teneqës së shpuar", se "Qeveria Kurti, përkatsisht, Dr. Vitia, po merr vaksina në prag të skadencës ose të skaduara fare!" Asnjëra nga këto shpifje monstrume nuk qëndrojnë. Sepse, të gjitha paketimet seriale datohen, saktësisht, pastaj kalojnë në filtrin e komisionit mikst, të përzier evro-botëror, për t`u hedhur në përdorim, me sigurinë absolute. Edhe për dyshimet më të vogla, kontigjenti i vaksinave është nxjerrë jashtë përdorimit.

Në janar-shkurt 1992, përgadisnim një karvan kamionësh, të tonazhit të madh, me ndihma për Shqipërinë. Financimi bëhej nga LDK-ja, Dega në Gjermani, Qeveria e Kosovës në ekzil, disa firma prodhuese gjermane dhe mërgimtarë individual, me vlerë prej tej 600 mijë euro.

Në mes tyre kishte një sasi të konsiderueshme medikamentësh dhe gjilpërash. Në bisedë me doktorët specialistë të Farmaceutikës gjermane, u bisedua edhe për afatet e skadencës të medikamentëve. Mendimi unik ishte se të gjitha llojet e medikamentëve janë valide edhe, të paktën, për 1 (një vit), pas datës së shënuar të skadencës. Fjala është për prodhimet e liçensuara të BE-së. Arsyeja e shkurtimit të datës së skadencës, është bërë nga frika e abuzimit nga ordinancat private, të cilat mund të manipulojnë edhe përtej datimeve të skadencës reale.

E njëjta gjë vlen edhe për shumë artikuj ushqimorë. Parlamenti gjerman debatoi shqetësimin, se hidhën ushqime ende valide, me vlerën miliarda euro, pikërisht, për shkurtimin e afatit të skadencës jo reale. P.sh. të gjithë artikujt e ëmbëlsirave të ngurta, të ambalazhuara, janë valide për përdorim, të paktën, 1 (një) vit pas datës së shënuar për skadencë. 

Për ta zbutur, sado pak, këtë humbje enorme, shtetet e BE-së organizuan shpërndarjen e këtyre ushqimeve refugjatëve, pa statut të zgjidhur të qëndrimit në BE, si dhe të një kategorie të qytetarëve vendorë, që rrojnë nga ndihmat sociale shtetërore, duke ua bërë zbritjen e ndihmave në monedha, para.

Së fundi, ngjallja e panikut në popull, për rrjedhojë, sabotimin e vaksionimit masiv të popullatës të Kosovës, në mënyrë të përsëritur, nga Dr. "Kamishi", është në kundërshti flagrante me profesionin human dhe të shenjtë të mjekut. 

Prirja jonjerëzore, me tejkalime joetike, deri kriminale e Dr. "Kamishit", për qëllime politike, elektorale, në një kohë zezonë, siç është Pandemia Covid-90, do të mbahet mend gjatë kohë, duke u përdorur si referencë negativiteti e abuzimi, nën uniformën e mantel-bardhit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat