Ftesa pёr Bregoviҫin si pozicionim i hapur politik i Edi Ramёs

Opinione

Ftesa pёr Bregoviҫin si pozicionim i hapur politik i Edi Ramёs

Nga: Islam Lauka Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:26
Islam Lauka

Nё konferencёn e saj tё shtypit, nёnkryetarja e Bashkisё sё Korcёs, Benila Terova, deklaroi se refuzon tё pozicionohet politikisht nё debatin rreth ftesёs sё Goran Bregoviҫit dhe se organizatorёt e “Festёs sё Birrёs”, pavarёsisht reagimit, siҫ i etikoi ajo, tё “grupeve nacionaliste”, nuk do ta anulojё pjesёmarrjen e tij.

Qёndrimi i zonjёs Terova ёshtё shprehje e njё pozicionimi politik tё hershёm, por konstant tё Edi Ramёs, nё shёrbim tё Beogradit. Ftesa pёr Bregoviҫin ёshtё nё vazhdёn e qёndrimeve tё tij pёr dialogun Kosovё – Serbi, pёr “minishengenin” apo “Ballkanin e hapur” dhe ka zёnё fill me dorёzimin, pikёrisht kёtij artisti, tё “Ҫelёsit tё Tiranёs”, nё vitin 2006.

Strategjia e vjetёr e Beogradit pёr t’i pёrҫarё shqiptarёt, duke i paraqitur si tё mirё ata tё Shqipёrisё dhe si demonё ata tё Kosovёs, e pёrpunuar dhe e zhvilluar mё tej nga Vuҫiҫi, ёshtё pёrvetёsuar dhe po zbatohet me zell e djallёzi nga kryeministri Rama.

Nё njё kohё qё shqiptarёt e Kosovёs (dhe jo vetёm ata) janё ngritur njёzёri kundёr pjesёmarrjes sё Bregoviҫit, e indoktrinuara e Edi Ramёs, Benila Terova, tregohet e pandjeshme ndaj ndjenjave tё tyre dhe e barrikadon veten nё pozicionin politik tё dhaskalit tё saj, si instrument i Serbisё. Edhe nё rastin e ftesёs sё Bregoviҫit, mesazhet e Ramёs dhe Terovёs janё tё njёjta me ato tё presidentit serb, Aleksandёr Vuҫiҫ:

- Shqiptarёt e Shqipёrisё i njohin vlerat pannjerёzorё tё muzikёs dhe artit, ndёrsa ata tё Kosovёs, politizojnё ҫdo gjё;

- ata tё Shqipёrisё janё internacionalistё, tё Kosovёs, nacionalistё;

- tё Shqipёrisё janё tolerantё, tё Kosovёs ekstremistё;

- tё Shqipёrisё, me vizion pёr tё ardhmen, tё Kosovёs janё pengje tё sё shkuarёs;

- tё Shqipёrisё janё tё kulturuar, tё Kosovёs, tё vrazhdё dhe tё praprambetur;

Pёrfundimi? Shqiptarёt e Kosovёs janё tё paaftё tё bisedojnё pёr fatin e tyre. Pёr kёtё ҫёshtje mund tё merremi vesh mё mirё me shqiptarё si Edi Rama.

Duke qenё i tillё, pra, pozicionim i hapur politik, proserb dhe antishqiptar, pjesёmarrja e Bregoviҫit nё “Festёn e Birrёs” duhet kundёrshtuar me vendosmёri, me tё gjitha fromat demokratike tё rezistencёs, pёrfshirё bojkotin dhe protestat nё Prishtinё, Tiranё, Korҫё, etj.

P.s. I sugjeroj znj. Terova qё, nё aspektin protokollar, t’ia kujtojё Bregoviҫit qё ta sjellё me vete dekoratёn, “Urdhёri i Yllit tё Karagjorgjit”, qё iu akordua atij nga Presidenti Vuҫiҫ, nё shkurt tё kёtij viti. Kjo ёshtё dekorata mё e lartё shtetёore qё jepet nё Serbi, pёr shёrbime civile dhe ushtarake. Para Bregoviҫit, vitin e kaluar, atё e mori shkrimtari austriak, Peter Handke, qё njihet si mbёshtetёs i Millosheviҫit dhe kundёrshtar i ndёrhyrjes sё NATO-s nё ish-Jugosllavi, ndёrsa, mё 2018, ajo iu akordua gjeneralit serb, Ljubisha Dikovic, ish-komandant i brigadёs sё motorizuar serbe, nr. 37, gjatё luftёs nё Kosovё, e cila ёshtё marrё, veҫ tё tjerash, me transportin e civilёve tё vrarё shqiptarё drejt varrit masiv tё Rudnicёs nё Serbi, ku nё vitin 2014, u zbuluan eshtrat e 52 prej tyre. Njё kopje tё kёsaj medaljeje, znj. Benila mund t’ia dhurojё KM Rama, derisa ai ta marrё origjinalin, tё cilin, me siguri, do t’ia akordojё miku i tij, Vuҫiҫ, pёr “kontribut tё jashtёzakonshёm nё pёrҫarjen e shqiptarёve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat