Udhëheqësit serbë nga e kaluara gjerë më tani tradhtuan kombet tjera!...

Opinione

Udhëheqësit serbë nga e kaluara gjerë më tani tradhtuan kombet tjera!...

Nga: Sami ARIFI Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:27
Sami Arifi

Betejën e Dytë të Kosovës në vitit 1448, përveç kronistëve dhe historianëve raguzianë, këtë ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për historinët e Kosovës, e përmendin shumë kronistë, historianë dhe dokumente relevante të kohës, si historiani bizantin Laonik Halkokondili, i cili në librin e VII të historisë së vetë jep njoftime më të hollsishme për Betejën e Dytë të Kosovës, ai i përfshinë ngjarjet nga viti 1298-1463. Halkokondili thekson se shteti i ri osman u ngrit me shpejtësi të madhe mbi gërmadhat e Bizantit, prandaj edhe Beteja e Dytë e Kosovës zë vend me rëndëdi në veprën e tij.

Lidhur me aleancën për ekspeditën e përbashkët të Janosh Huniadit dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut të dhëna interesante ndeshim te humanisti arbër Marin Barleci, ndërsa polonezi Johannes Dlugosius (Johan Dlugosz, 1415-1490) në historinë e Polonisë, duke mos u ndalur në hollësira lidhur me betejën, jep të dhëna interesante lidhur me mos angazhimin e Gjuraq Brankoviçit në ekspeditën e Huniadit, madje Gjuraqi ilegalisht bashkëpunonte me osmanët duke e sjellë Huniadin në pria të osmanëve, thjestë Gjuraq Brankoviçi e tradhton Janosh Huniadin, duke ia bërë shërbimet Muratit II përmes Paskual Sorgos, duke i informuar osmanët për planet dhe forcat e krishtera.

Shumë kronist bëjnë fjalë edhe për Kosovën, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe Arbërinë mesjetare. Përveç hungarezëve, si organizues të ekspeditës së Kosovës më 1448, morën pjesë edhe arbërit, polakët, çekët e të tjerë. Murati me dëshirë i kishte dëgjuar këshillat e despotit serb, Gjuraq Brankoviçit, dhe nuk kishte sulmuar menjëher ushtrinë e Huniadit, por e lejoi të kalonte më tej duke e ndjekur pas, dy dhe tri ditë rrugë, dhe nga shpina ia mbylli kalimet që të mos mudë të tërhiqej mbrapa. Madje që të dy ushtritë kishin arritur në Fush-Kosovë, ku Huniadi priste Skënderbeun (nënvizim i autorit).

Hungarezët së bashku me arbërit, polakët dhe çekët luftuan heroikisht, por së fundi ata u gjunjëzuan nga epërsia numerike e trupave të armikut dhe tradhtia e Gjuraq Brankoviçit, edhe se atyre nuk iu mungoi trimëria dhe guximi.

Arritja e Skënderbeut për t’i ndihmuar Huniadit ishte penguar në njërën anë prej Gjuraq Brankoviçit, aleati i dhëndrrit dhe sovranit të tij, Muratit II, i cili i kishte zënë grykat në bashkëpunim me osmanët midis Arbërisë dhe vendit të vetë... Në këtë betejë psuan vetëm tetë mijë të krishterë, ndërkaq tridhjetë e tetë mijë osmanë. Fitorja në këtë betejë për shkak të epërsisë së numrit të trupave ushtarakësh të osmanëve dhe tradhtisë së despotit serb ishte e osmanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat