Si në cirk ose teatër absurd!

Opinione

Si në cirk ose teatër absurd!

Nga: Agron Shabani Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:30
Autori

..!

Bal, a ke ( a ishe) në akademi? "( Ky djali)

Po, qysh (si) jo lumë balit!!( Ai tjetri)

Ani...? : "Bal, është fat i madh (shyqyr Zotit) që disa intelektual, analistë ose politikan kosovar, nuk kanë lindur para Hegelit, Kantit, Dekartit, Volterit ose Schoppenhauerit, se i kishin lanë nejë e s'i kish njohur më kush as Hegelin, as Kantin, as Volterin, as Dekartin, as Schoppenhauerin, as ...!

Veç (vetëm) 5 minuta me pasë lindur para tyre k'ta të "mençurit" ose "gjenitë" tanë o bal, beli vallha nuk i kish njohur pas përmendur më kush Hegelin, Kantin, Niçën, Volterin, Dekartin, Shponhauerin etj. Jo çfare!

"Allahile aaa! Po ç'a (çka) folën, ose ç'a (çfarë) thanë në atë akademi o bal?!"

"Po ç'a (çka) s'thanë lumë balit!? Thanë gjithëçka, pa tregua kurgja ose asgjë balo!

Kur flisnin me emocione dhe gjithë pasion mbi disa "çlirimtar" ose "komandant" të Bllacës, Stankovcit ose Hotel"Rognerit" të Tiranës, të mbushej mendja se Aleksandri (Leka) i Madh, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Pirrua i Madh dhe kështu me radhë, kanë qenë "gushtera", "ballavaca", kurira, postiera ose kuzhinera të tyre. Ndërsa, kur flisnin me "takt" dhe "stil të veçantë" mbi "vlerat e larta" fetare, morale, kulturore, patriotike dhe të tjera të Mullah Efendi Naim Tërnavës, Mullah-Ajatollah Fuad Ramiqit, Ipeshkvit Dodë Gjergji dhe "pagllavarët" tjerë fetar në vendin tonë: Të mbushej mendja se Mullah Naimi, Mullah Fuati dhe "zotni Doda", kanë le (kanë lindur)-para Muhametit dhe para Jezu Krishtit!"

Ç'a (çfarë) flet o bal?!" Ani!?:

" Ishalla jam n'ëndërr balo!

Bile, disa po thonë se shumë ish komandant (komisar politik) të UÇK-së, si dhe lider fetar e institucional, politikan, diplomat ose kryediplomat të ndryshëm shqipfolës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut etj.., janë marioneta, zombi, lucifera, schwalera, schwalerka, ose vegla të thjeshta manuale, mekanike, akustike, kakofonike, komplotiste, konspirative, dekonspirative dhe të tjera, të "egocentrikëve global" në kuader të "shtetit të thellë ose dubioz" të masonerisë ose oligarkisë botërore, si "aneks" ose "strukturë koroprative, menaxhuese ose insubordinuese e OKB-së etj. Në duart e "egocentrikëve global ose universal" ndodhëmmme tepër se 9O % e të hollave, kapitalit ose pasurisë së përgjitjshme të globit. Mos harro baloooo!

Euu...Po ç'kas paska n'deti o bal!

Kurrë mos harro se shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptet, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaniste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, epistemologjia, ontologjia, gnoseologjia, historia, religjioni etj.

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, pluralë dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.


U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluzive të Thomas Hobsit mbi si thotë "të drejtën legjitime dhe natyrore të figurave ose autoriteteve supremen (absolute) mbi të tjerët", kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond. K. Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur pluralë, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohen në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumta?!


"Botën e sundojnë demonët ose "dishepujt" e ndryshëm të "mbretërisë" së të keqës, ndaj, të gjithë ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karrierës, pasurisë së pandershme ose korrupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme diabolike., do thoshte dikur Schoppenhaueri.

Sipas Xhuzepe Mazinit (Guiseppe Mazzini), deri me "Paqen e Vestfalisë (1648) si dhe me arritjet dhe zhvillimet e mëvonshme shkencore, industriale, teknologjike, ushtarake (luftarake)etj., "identiteti, individualiteti, eksksluziviteti, autenticiteti, integriteti dhe sovraniteti i njohur shtetëror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik i popujve (kombëve) dhe shteteve të vogla, janë ruajtur ose siguruar kryesisht nga ana e shtetëve, mbretërive ose perandorive të mëdha."

Ndaj, gjithënjë sipas tij: "popujt ose kombet e mëdha dhe të kualifikuara shkencore, industriale, teknologjike, ekonomike etj., duhet të jenë gjithmonë të pasura dhe të fuqishme ushtarakisht, ekonomikisht, teknologjikisht dhe në çdo formë tjetër, për të pasur prezentë dhe gjithmonë aktive fuqinë e tyre pushtuese (sunduese), dominante dhe ekskluziviste.


Ndërkaq, sipas koncepteve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkencëtarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombeve të dikurshme mbretërore, dinastive, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombeve të lashta ose klasike, kombeve kulturore, industriale dhe teknologjike dhe "kombeve të reja" artificiale ose johistorike.


Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.

Politologjia dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, ekonomike etj.

Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në vitin 2OO6 dhe 2OO7 etj., SHBA-s ishte fuqia kryesore tregtare, industriale dhe ekonomike e globit.


Ndërkaq, në vitin 2OO6 dhe 2OO7, fuqia kryesore tregtare, industriale dhe ekonomike e botës ose planetit sonë ishte Republika Federale e Gjermanisë.

Dhe, kjo asokohe u pa si të thuash me mëri ose xhelozi të theksuar nga ana e Presidentit dhe Kryeministrit të atëhershëm të SHBA-s dhe Britanisë së Madhe, George Bush II dhe Tony Bleare, të cilët asokohe e zhvilluan edhe luftën e Irakut etj.

Investimet e Gjermanisë dhe kapitalit të njohur gjerman në Irak, Siri si dhe në vende e rajone të ndryshme të Golfit ose Gjirit Persiko-Arabikë, për me tepër se një shekull kanë qenë të shumta, kolosale ose kolaterale. Sidomos në infrastrukturèn rrugore, hekurudhore, industriale, ekonomike etj. Gjermanèt i financuan, projektuan, ngritën dhe ndërtuan edhe hekurudhat dhe autostradat (superstradat) e njohura Stamboll-Bagdad-Damask-Alep (Halep)-Xhedè-Mekè-Medinè etj.


Ndaj, edhe "shteti i thellë, dubioz ose egocentrik" nuk ka lindur rastësisht.

As dorëheqja, interdikti ose abduksioni i Kardinalit të famshëm gjerman, Prof. Dr. Jozef Ratzienger, respektivisht Papa Benedikti XVI, nga posti i lartë i Atit të Shenjtë në Vatikan, nuk ka ndodhur rastësisht.

Preferenca ime për ata që duan të merën me politikë dhe rreth saj: Lexojeni librin ose veprën e njohur të Franc Noiman (Franz Neuman) në me titull "The Democratic and the Authoritarian State" (Shteti Demokratik dhe Autortitarist).

Politologjia dhe filozofia politik, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo lëvizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfilltë shkencore ose metodologjike.

Dhe, kjo është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjerë e influencave, ndikimeve, reflektimeve, interferimeve dhe referimeve të ndryshme eksterne ose eksplikative të qarqëve të ndryshme dubioze, egocentrike etj., kanë një dimension dhe karakter të gjerë konstelacional dhe multilateral.

"Ma fal bal për humorin"!

Mos e le pa shkuar në "akademinë" ose cirkun e radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat