Të jesh nacionalist tregon identitet … po, kozmopolit është kulturë

Opinione

Të jesh nacionalist tregon identitet … po, kozmopolit është kulturë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 26 gusht 2021 Në ora: 08:14
Ruzhdi Peçani

Përkundër apeleve dhe reagimeve nga qytetarë shqiptarë,kudo që ishin në Shqipëri,Kosovë dhe vise tjera,përsonaltete të kulturës,analistë e shkrimtarë,që i bënë Bashkisë së Korçës për anulimin që në festivalin e birrës të mos përformonte Goran Brergoviç – shkoi së koti ,hasi në vesh të shurdhër.Ai që e kishte bërë rexhinë e kësaj maskarade, Bashkinë e Korçës,mediet me analist dhe një pjesë të “elitës” intelektuale kishte kastruar dhe duhej ta mbështesnin këtë projekt alla Rama – Vuqiç.

Por, ajo që nuk e dëshironim, ndodhi : “DASMA Rama-Vuçiç apo Soros-Beograd (me pajë dorëzimin e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re) & FUNERALI i Bashkimit Social-Ekonomik Shqipëri-Kosovë.”

Kjo është arsyeja se pse duhej penguar Ceremonia e Dasmës së Jugosllavisë së Re dhe Funeralit të Bashkimit de facto Shqipëri –Kosovë!

Ne që reaguam me lutje ,Korçarë mos lejoni që të përbaltet historiku i Korçës, mësonjëtores së parë shqipe, liceut të parë shqip, kulturës së sotme shqipe dhe serenatave korçare. Mos lejoni ngase Korça gjithmonë ka frymuar shqip dhe do vazhdoj të jetë po kjo që është.Po dhe kjo shkoi së koti,nuk hamendnim se shumica e korçarëve na ishin kozmopolit –i dinim për nacionalist! Dhe maskarada e “Rilindjes” e bëri të vetën,”triumfoi” ?!

Ndaj atyre që kishin reaguar dhe vazhdonin të shprehin reagimin dhe pezmin ,tani nga “analistë” kozmopolit serbofil ,u erdhën kundër reagime ,se ata që reagojnë dhe nuk kuptojnë “nga arti” i Bregoviç janë “Taleban” dhe së fundi edhe “fashist”?! Bravo, atë që kishte për qëllim Serbia ,me Kryeministrin levë të Serbisë dhe këta “analistë” kozmopolit serbofil i llojit Mustafa Nano, ia ka arritur qëllimit – ta fut thikën e përçarjes brenda shqiptare.

Të quhen “taleban” nga M.Nano dhe nga Rama “fashist”,se Edi Ramës “nuk i ha luli” se ç´thonë “ata matan kufirit”, nuk do përmend dhe t´ia zë goja Kosovën, ngase këtë kufi e shef si kufi i “Open Bakan” (me Serbinë). Këtyre të marrëve u themi se matan kufirit qëndrojnë vëllezërit e gjithë Shqipërisë, jo këtyre që na tradhtojnë dhe quajnë “taleban”dhe “fashist .Sa i shkon përshtati kjo politikës shoveniste serbomadhe në Beograd.O Zot sa i mjerë është Edi Rama Mustafa Nano , ka dhe të tjerë, po këta si të veçuar nga se edhe Mero Baze nuk mbetet anash, mund të hatërohej po nuk përmendet.

Dhe ne vazhdojmë t´u kujtojmë korçarëve: se Kosova akoma lëngon nga mbi 12.000 të vrarët,20.400 motrave dhe grave të dhunuara. Dhe një numër 1639,që nuk është vetëm numër! Ky numër tregon emrat e shqiptarëve të zhdukur të cilët u vranë nga ushtria serbe, që “miku” që do ta prisnit t´u argëtoj Goran Bregovië i himnizonte dhe i frymëzonte që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Dhe ata vranë, nën opiumin e këngëve çetnike, vëllezër dhe motra korçarë, ky është Goran Bregoviç. Dhe vazhdojmë t´u themi, në vazhdimësi … pa ndaluar.

Të dashur korçarë, mos u shtirni si kozmopolit me serbët, këtë ta bëni me kombet tjera si me italianët, gjermanët, francezet dhe popujt tjerë të qytetërimit të vjetër.Tek e fundit sëpari duhej të tregoheshit nacionalist të shprehni identitetin kombëtar, më pastaj bëni kozmopolitin të tregonit kulturën. Por, mos na ligjëroni për kozmopoliotizmin ne në Kosovë,si që e bënë disa analistë.T´u themi atyre,se në vitet e ´70 në Universitetin e Prishtinës kishte studentë, kolegë,nga Egjipti,Algjeria,Palestina,Franca dhe Greqia.

Dhe tjetra, kur këtyre viteve të ´70,kosovarët studionin në qendrat e vjetra universitare si Beograd, Zagreb,Lubjanë dhe universitetet evropiane,marrë këtu edhe specializimet nga fusha e teknikës dhe teknologjisë dhe shkencave të mjekësisë,dhe atë në institucionet dhe kompanitë më prestigjioze.Po,degjonim dhe shkonim në koncerte të dëgjonim brendet me famë të asaj kohe,si ABA,Bony M e grupe tjera affirmative të asaj kohe.

Po të shofim si reagojnë serbët dhe shteti serb kur mendojne se janë të cënuar tek dinjiteti.Do tregohen zemërgjerë dhe kozmopolit ,apo tregojnë nacionalizmin?Kjo sapo ka ndodhur në Serbi, po dhe të mësojmë nga kjo se kush janë serbët dhe si reagojnë po cenohen si shtet dhe si shoqëri. Të shohim se çfarë reagimi kanë edhe për më të voglin skandal.

Peticioni që dy reperëve sarajevas t´u ndalohet hyrja në Serbi

Kështu në paraqitjen e reperve Jasmin Fazlic (Dzale Brata) dhe Amar Hodzic (Bube Koreli )në Nish ka ardhur gjerë tek një skandal, si shkruajnë mediat atje, kur sigurimi ka hedhur një djalosh nga platforma në publik dhe fizikisht janë sulur. Dhe për këtë skandal është ngritur peticioni për ndalesë të këtyre reperëve në Serbi. Dhe teksti I peticionit ishte:

„Nënshkruaj këtë peticion për ndalimin e hyrjes në Serbi të “reperve” te Sarajevës, ngase kushdo që nuk respekton këtë shtet, fëmijët dhe e popullin saj, nuk ka çka të kërkoj këtu ”shkruan në peticionin, të transmetuar në mediat e Serbisë.Peticion ky me të cilin kërkohet që reperëve sarajevas (Dzala Brat) dhe (Buba Koreli) t´u ndalohet nga shteti hyrja në Serbi, peticion ky i nënshkruar nga 61.000 veta.

“Nënshkruaj këtë peticion për ndalimin e hyrjes në Serbi të “reperve” te Sarajevës,ngase kushdo që nuk respekton këtë shtet,fëmijët dhe e popullin sajë,nuk ka çka të kërkoj këtu”.Ngase “Serbia nuk është një grusht orizi që ta shkarravis çdo sorrë që do ta sillte era”-theksohet në peticionin online, të iniciuar të enjten e kaluar. Dhe këtu qëndron edhe apsurdi, në Serbi përkundër thirrjeve shoviniste nga serbët, këta reper sarajevas nuk u quajtën nga askush “taleban”apo “fashist”?!

Dhe kjo brenda pak kohësh sërish reagimi i shtetit të Serbisë.Janë të indinjuar.Për çfarë dhe si vepruan?

Pjesëmarrësi në “Grand Zvezda” (“Ylli Grand”) në Beograd, kengëtari i njohur boshnjak Sadik Hasanoviç, nga Srebreniku i Bosnjës,në sezonin e 14 arrinë në finale.

Sadik me babain e tijë kanë bendin “Sateliti” në këngët e tyre flitet për therrjen e serbëve në Bratunac (Bosnjë). Poashtu Sadik me babain ishin miqë me vrasësin Naser Oriç për të cilin shpesh i këndonte. shkruan .Shkruan Republika.rs.

Dhe kjo do i ndodhi finalistit “Ylli Grand”,është këthyer prap në kufi,duke iu ndaluar hyrja e përjetshme në Serbi.Arsyetimi zyrtar që ka marrë qëndron kështu: "Është konstatuar,që në lidhje me hyrjen dhe qëndrimin e të huajve në teritorin e Republikës së Serbisë,qëndron vlerësimi negativ për rrezikun e lartë”

Lidhur me këtë skandal kishte ardhur reagimi i ashpër i këngëtares Jelena Karleusha, për Sadik : “Këtë po e gjykoni, kur fëmijëve tuaj u këndoni për vrasësin e masakrës së Srebrnicës Ratko Mladić!”

“Jam e bindur se Sadik ka kuptuar gabimin dhe ky nuk do e përsëris më,nuk do ta përsëris ngase mori vërejtjen e merituar! Po,ju popull gjerë ku u shkon urrejta e juaj?! Po ju i madhëroni vrasësit,kjo është katastrofë dhe çunave tuaj u thoni se këtu asgjë të keqe nuk ka! Do lus edhe ju mediet serbe që të mos valzoni së tepërmi këngëtarët të cilët tek ju këndojnë për Mladiċ,dhe tani shtireni se ju gjoja i gjykoni krimet,me rastin e këtij çuni.”

“Kjo do thotë kur vret i yni atëher është okej,është hero,për luftëtarin mbrojtës është okej t´i këndohen edhe këngë heroizmi – dhe kur i tyre vret ai është vrasës xhakatar dhe është e tmerrshme të bësh foto me të dhe t´i këndosh? Është ashtu? – Më vjen të dh**** nga urrejtja e juaj që keni,nga luftërat tuaja,nga Mladićët dhe Arkanët tuaj!!! Aman bre, gjerë kur kështu? 2021 është bre! Mos i helmoni fëmijët tuaj të cilët nuk meritojnë t´i helmoni me urrejtjen! Këtu ju keni këngëtare të cilat nipërve u japin emra të kriminelëve të luftës dhe në ditëlindjen e parë ua këndojnë këngën për kriminelin Mladiç! Dhe kush i akuzoi dhe gjykoi këto? Askush!” - Jelena.

Kështu gjithë ata që kërkonin anulimin e pjesëmarrjës së Bregoviq,po e bënë nga nacionalizmi, nacionalistët e duan vendin e tyre dhe e kanë mbi të gjitha!,Jo nga shovenizmi.Ishte kërkesë humane dhe fisnike.

Dhe Bashkia e Korçës, nuk anuloj ftesën,po vazhdoj ta bënte të veten të lëndoj “përmes festës me Bregoviqin” qytetërimin dhe kombin e bashkatdhetarët edhe ashtu të lënduar - duke nderuar artin e një bashkëpjesëmarrësi në krim si Bregoviç. E Keçja për mysafirët dhe mikun e tyre ndodhi se një nacionalist paksa i trazoi me gazin lotsjellës.Dhe kuptohet, nacionalistët për veprime të tyre arrestohen.

Korçarë,kam shkruar ,dhe po mbahet “Festa e birrës”,do hidhrohemi nuk do ndihemi mire,do vazhdojmë tu duam ngase vëllezë u kemi – po mall nuk do kemi për ju.Ju ua futi Partia Socialiste dhe Bashkia, sepse ftesa për Goranin de jure është bërë nga Këshilli Bashkiak Korçë dhe Kryteari i Bashkisë të cilët të gjithë janë përfaqësues të Partisë Socialiste me urdhër të Krytearit të Partisë Socialiste, ish Partia e Punës, ish Partia Komuniste e krijuar nga Partia Komuniste Jugosllave për të krijuar Republikën e Shtatë të Jugosllavisë, projekt i 1941, i ringjallur nga Soros në 2000).Mbetëshi me shëndet! –po turpin do e mbani për një kohë jot ë shkurtër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat