Vetë tradhtarët nga vetëmashtrimi, a jemi ne?

Opinione

Vetë tradhtarët nga vetëmashtrimi, a jemi ne?

Nga: Fahri Xharra Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:16
Fahri Xharra

Gjithmonë na është fshehur e vërteta e jonë dhe me daljen e saj në dritë , vetë po e sjellim veten në mëdyshje duke mos i zënë besë vetvetes. Faktet janë, faktet kanë qenë por ato na ishin fshehur historikisht. E na nuk dinim ,mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare. E mirë kjo për një komb?

Mbeturinat e qelbësuara ne bërllokun me miza dhe mushkonja, aty ku sëmundja ngjitëse vdekjeprurëse e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me akull , me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemia e vetë tradhtisë. Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t ‘tonën; vetë bllokoheshim, vetë ngujoheshim dhe vetë dëmtoheshim.

”E vërteta e jonë nuk mund të gjendët as ne librat që janë shkruar në Romë e as në Librat qe janë shkruar në Mekë , e as në ato të Konstantinopolit e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre, sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërt  evolucioni, edhe ne jemi pjesë e njerëzimit , pa te cilën pjesë nuk plotësohet historia e njeriut, dhe e gjithë kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjes dhe është trashëguar brez pas brezi me mijëra e mijëra vite, mirëpo ne në vend që të shpalosim librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohem të gjejmë ate në librat e huaja dhe aty po e takojmë atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin ) dhe po i falënderohemi asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”. E bukur kjo? Na jep pak mend që të mendojmë më shumë?

Duke ”mos pasur ” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush jam.

”Mospasja ” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështie  të cilat e sulmojnë trurin dhe një ”lëvizje” të vogël të ”dikujt” ,njeriu bie në vetëmashtrim. Larte madhëria e  tij e “dikushit” e krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vete shumë e më shumë të vetë-mashtruar. Të gjithë ata që futën  brenda rrethit e shohin botë plotësisht ndryshe nga ata që nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të kuptuar se e ka një problem me vetveten quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetë-mashtruarit  atëherë të gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë : përtacë, shpërfillës, të pa ndjenja, ziliqarë, shpirte këqij dhe tradhtarë.

Dhe njeriu kur e tradhton vetën ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetë-mashtruarit qëndron në atë që ai fillon ta shtrembëron realitetin. Të vetë-mashtruarit brenda rrethit të tyre nuk munden më të dalin jashtë apo të ç koqen nga ai rreth. Futja në rreth i ka pasojat e veta në atë se njeriu fillon t`i zmadhoj të metat e të tjerëve ; i zmadhon virtytet e tija , i zmadhon gjërat që e përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai e fillon fajësimin e të tjerëve.

Pa dashas i tilli si i vetë mashtruar ndikohet shumë lehtë ,fillon pra të veproj kundër asaj që e mbronte pa hyrë në rreth, gjithnjë duke e arsyetuar dhe përligjur vetëmashtrimin e tij. Duke e përligjur vetëmashtrimin ,njeriu kalon në fazën tjetër të vetëmohimit; mohimin e çdo gjëje që para futjes në rreth ishte për te e pranueshme, e kapshme për realitetin dhe të vërtetën personale. Ky është një moment kritik që në mohimin e së vjetrës në favor të një të reje që as vet nuk e di se pse. Nuk pranohet qenia, roli, rëndësia ,vlera, domosdoshmëria e të mirave psh. kombëtare. Mohon dhe zhdukë çdo gjë që i jep krah zhvillimit. E mohon të drejtën mbi vetveten; nuk e merr parasysh as të kaluarën e tij. I mohon të mirat. I mohon fjalët e thëna ,mësimin e parë ,e mohon evolucionin shoqëror. E mohon rolin dhe rëndësinë e vetvetes që e kishte dikur. Nuk ia pranon meritat dhe virtytet dikujt. Nuk i përmbahet etikës shoqërore me të cilën ka jetuar ; i quan të pa vlerë e pa dobi. Vazhdimisht shprehë mohim ,mospajtim, mospëlqim. Jeta i fillon me kuptim mohues ,me të bëma mohuese, me pjesëza mohuese. Mishërohet në kundërshtimin e mospranimin e çdo gjëje që është jashtë rrethit. I ha fjalët ,e harron vetveten dhe e pohon vetëm atë që e bindë rrethi. Pra, një kukull në duar të askushit për qëllime të rrezikshme të cilat i servohen çdo moment.

 Gjendje e rëndë, e rrezikshme për familjen e rrezikshme për kombin

 Si i vetë mashtruar dhe vetëmohues e fillon bashkëpunimin që sa më shumë njerëz të ketë në rrethin e vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket se është më e mirë, më joshëse ; por në të vërtetë vetë-mashtruese dhe vetë mohuese. Po të tjerët si i duken atij ,ata që nuk janë në rreth? Ata janë ngatërrestar ,të papërgjegjshëm të pa respektueshëm ndaj çështjes së tyre madhore. “Madhore ” të porositur nga brenda rrethit. Tani fillon lufta në mes atyre në rreth që rrezatojnë ide të brenda rrethit me atë jashtë rrethit. Kjo është një luftë e cila i futë në rreth të tretët me bindje ,me frikë ose me para.

Futja në rrethin e të vetë-mashtruarit dhe vetëmohuesit ,me kalimin e kohës e bën gdhendjen në mendjet e tyre me karakteristika që i bartin gjithë kohën me vetë. Bëhet mendari ”mençur” , ”i zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet prej mendari. Por në të vërtetë behet bartës i një ”virusi” ndjellakeq.

Tani kur e krijuam vetëmashtrimin dhe vetëmohimin, a e dini çka na pret? Vetë tradhtia.

Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk njeh asgjë e askënd , përveç urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit:

Kemi shumë shembuj të kësaj rryme të vetë shkatërrimit; por një është e sigurt që ideologët janë të fshehur, të siguruar nga çdo rrezik ,të pasur dhe vetëm i infektojnë qelizat e shëndosha të shoqërisë , dhe sëmundja komb-vdekjeprurëse sa vjen e rritet

Për të pasur më të qartë se si duket shembulli tipik i vetëmashtrimit dhe vetëmohimit është arrijta përfundimtare e Kristo Papës:”... midis tyre edhe deputete greke, ra në sy një figurë e njohur per opinionin ne Greqi, deputeti i Partise neonaziste "Agimi i Arte", Kristo Papa, i cili tha se "... nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare.”...

Vetë tradhtia është mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve.
Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: ”Tradhtoje Kombin”!

Vetëmashtrimi e sjellë vetëmohimin kurse vetëmohimi e sjellë vetë tradhwtia. Që të tijat na sjellin shuarjen kombëtare dhe na drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kozmike na përpinë në vorbullën  (vortexin) e saj ,në një rrugë të pa kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat