Bota çfarë (nuk) e njohin të gjithë...

Opinione

Bota çfarë (nuk) e njohin të gjithë...

Nga: Agron Shabani Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:30
Agron Shabani

Për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimët, procesët dhe fenomenët e botërore ose ndërkombtare, në radhë të parër duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika-të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm. 

Metafizika si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) -para epokës së re. Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodoligjike mbi realitetin e përgjithëshëm ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji. Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, kosmologjia, mondalogjia etj. 

Se këndejmi, qenja ose materia janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të krijesës, ekzistencës dhe realitetit të përgjithëshëm. Pa i harruar këtu edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit,  frymëm ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin etj.

Epistemologjia ose teoria e njohjes: Epistemologjia ose Gneseologjia e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore. Si njeri prej themëluesve ose arkitektëve të parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gneseologjisë, kinsiderohët Gjon Loku (John Lock) -filozofi i njohur anglez. Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri).
Logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).

Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar. Kontributin më të
rëndësishëm ose kryesorë në fushën e gjithëmbarëshme të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platoni, Aristoteli, Immanuel Kanti, John Stuart Milli etj. Aty i kemi edhe filozofinën e politikës ose filozofinë politike, politikën filoozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.),  antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë), politologjinë dhe shkencat ose disciplinat tjera shoqërore ose humaniste.

Ndërkohë që drejtimët ose orjentimët e njohura metafizike ose ontologjike, parasegjithash janë të ndërlidhura ose ndërlidhura me aksionin (reaksionin) ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik dhe antropologjiko-gneseologjik etj. Duke i veçuar këtu nè menyrè studiuese ose kontemplativo-analitike edhe monizmin, dualizmin dhe pluralizmin së bashku me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin, spirtualizmin, sensualizmin, semantizmin, religjionizmin ose klerikalizmin, skepticizmin, dadaizmin, dogmatizmin, empirizmin, racionalizmin, iracionalizmin, fiksionalizmin, intuicionizmin, misticizmin, voluntarizmin, volonterizmin, nihilizmin, hedonizmin, oportunizmin, konformizmin, realizmin, surealizmin, liberalizmin, neoliberalizmin, kriticizmin, neokantizmin, biehorvinizmin dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë ekskurs diskursiv.

Se këndejmi, deri me "Kongresin e Vjenës" ose ngritjes dhe themelimit të "Aleancës së Shënjë"(lëxo: "Pentarkisë së Madhe" me 1814: Rolin e mbrojtësve ose shpëtimtarëve kryesor të të 'Sëmuarës së Madhe' të Bosforit (Turqise ose ish perandorisë turke) e kishte lozuar Franca nën Napoleon Bonapartën etj.

Ndërkaq, pas rënies së Napoleonit dhe fuqisë së tij ushtarake dhe politike nga pushteti: Rolin  mbrotësës ose protektorës së Turqisë nga Rusia dhe "Aleanca e Shënjtë" e kishte marrë Anglia ose Britania e Madhe. Kjo deri me fillimin e Luftës së Parë Botërore, si dhe luftërave të ndryshme lokale ose ballkanike..

Ndërkohë të që Sulltan Avdyl Hamiti i Turqisë, për të mbrojtur ose siguruar shpindën nga Rusia, kishte lidhur marrëveshje ose kontrata të shumëta politike, ushtarake, finansiare, ekonomike dhe të tjera me Gjermaninë ose Prusinë e asokohëshme.

Gjermanët atëbotë i kishin finansuar, ngritur, ndërtuar dhe projektuar edhe rrugët tokësore dhe hekurudhore që e lidhin ose bashkonin Turqinë me popujt dhe vendët e ndryshme arabe ose muslimane siç ishin hekurudhat ose superstradat (autostrafat): Stamboll-Bagdad-Damask-Riad-Xheda-Mekë-Medinë etj.

Humbet ose disfatat e njohura të Turqisë-kundër Rusisë në luftërat e njohura të Krimesë, atëbotë i kishin prekur ose goditur edhe interesat e ndryhme gjeopolitike ose gjeostrategjike të Francës dhe Anglisë (B. Madhe) që e kishin ndihmuar Turqinë në luftë kundër Rusisë.

Ndrydhe nga kjo, edhe përkundër "Traktatit të Shën Stefanit" dhe "Kongresit të Berlinit" me 1878, turqit dhe rusët nuk u bën kurrë miq ose aleat të sinqertë ose të vërtetë në mes veti, me përjashtim të "miqësisë" ose "traktatit të mistershëm" ose bizantin në mes Putinit dhe Erdoganit-pas atij "rrëzimit (katapultimit)spektakular" të një kaqatori (bimbarderi) rusë nga ana e artilerisë ose flotës ushtarake turke, i cili asokohe i çoi Rusinë dhemTurqinë buzë luftës ose një konflikti të hapur.

Një digresion:

Siç dihet, vlerat, parimet, resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e qytetrimit perëndimore, janë kultura dhe civilizimi i njohur ( antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse, deri në fillim të shekullit të kaluar (2O) : E ashtuquajtura historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, akoma vazhdonte të shkruhej, skicohej, vizatohej dhe formulohej si të thuash në kuadrin e të të ashtuquajturit "qarkut të ngushtë" ose "rrethit viciozë" të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysemkolonialiste të kontinentit plak etj. Mbase me "thikat" dhe  "gërshërët" e njohura imperiale ose kolonialiste  të "kartografëve" ose "rrobaqepësve" të ndryshëm ushtarak dhe politik të "gjeografive të vogla" dhe "historive të mëdha" ose anasjelltas.

Në këtë vorbullë, edhe imponimi dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i të të ashtuquajturit "faktorit të forcës" ose fuqisë se njohur ushtarake dhe politike së bashku me tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste për sundim, hegjemonizëm dhe dominm (ekspanzionizëm) të përgjithshëm shteterorë, nacional, ushtarak, poltik etj. Asokohe do iu shkonin për shtati " projektëve" dhe "planimetrive" të mesipërme cezariste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të popujve dhe vendëve ose fuqive të ndryshme imperiale ose kolinialiste në stadin me të lartë të imperializmit dhe kolonializmit të atëhershëm kontinental dhe interkontinental.

Gjurmëve të luftërave ose konfliktëve të ndryshme mbi Krimenë...

Ldhjet e ndryshme shpirërore, emocionale, sakramentale, historike, gjografike dhe të tjera në mes rusëve dhe ukrainasve, janë të shumëta dhe të shumëfishta. Në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-thuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si "Kjevskaja Rasija", "Kjevskaja Knjazhevina", "Prva Rasijska Pravosllavna Crkva" etj. 

Ndërkaq, fisët gjermane të normanëve, varëve (bavarëve) etj.. e kanë ndihmuar formimin e popullit rusë së bashku me ngritjen dhe zgjerimin e "Rusisë së Kjevës dhe të Moskës" në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro-aziatike.

Katarina e Madhe nga Anhalt Cërbsi i Gjermanisë së bashku me Petrin (Pjetrin) e Madh të Rusisë, konsiderohën si arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm dhe kryesor të perandorisë ose imperisë së Rusisë, e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi.

Katarina e Gjermanisë si Mbretëreshë e Rusisë, pos tjerash në vitin 1783 e kishte aneksuar Krimenë në favor të Rusisë, ndërkaq në bashkëpunim më gjeneralin Münich dhe shtatmadhorinë e ushtrisë austro-gjermane, gjatë luftërave ruso-turke të vitëve 1735-1739, kishin instistuar të pushtonin Konstantinopojën (Stambollin), por pa ndonjë sukses përfundimtar. 

Luftërat e përgkakshme ruso-turke-ishin mbyllur me "status quo" ose me "marrëveshjet e paqës" në Beograd dhe Kuçuk-Karnaxhiut. (1739)

Janë zhvilluar edhe 5 (pesë) luftëra tjera ruso-turke mbi Krimenë: 1568-157O, 1676-1681, 1688-17OO, 171O-1711 dhe 1877-1878 , e mbyllur me "Tratatin e Shën Stefanit" dhe "Kongresin e Berlinit" me 1878.

Ndryshe nga kjo, në kohë e Katarinës nga Gjermania, ishte themeluar edhe Univerziteti i Moskës (1755) së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Rusisë dhe Akademinë Ushtarake të Rusisë etj.

Ndërkohë që nga Gjermania, Franca, Italia dhe shtetët tjera, ishin sjellur shkenctarët, artistët, arkitektët ose kulturologët më të spikatur për të ngritur, ndërtuar, restaururuar ose eksploruar Rusinë së bashku me koloninë e njohur gjermane në Rusi.

Ndonëse, Mbretereshat ruse Ana dhe Elizabeta (Jelizaveta) Petrovna (1741-1762) , ose (173O-174O) i kishte përndjekur gjermanët e njohur si Biron, Osterman, Münich dhe të tjerë nga Rusia.

Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj politika hegjemoniste dhe ekspanzioniste e Rusisë. Duke e shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike, si dhe duke e dënuar me vdekje ose pushkatim, Pjetri i Madh, të birin e vet, Aleksejin me 1718.

Asokohe Pjetri i Madh, në kuader të "ofanzivës diplomatike" të Rusisë (kundër Turqisë etj.) i kishte vizituar Austrinë, Gjermaninë, Anglinë etj.

Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose "kurorëzimi shekullor" në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.

Në Kijevë (Ukrainë) siç u tha, eshtë ngritur ose themeluar "Rusia e Parë", apo si i thuhet "Kijevskaja Rasija" ose "Kjevskaja Knezhevina" në formën ose profilin e 'shtetit të parë"të sllavëve të lindjes.

Ndonëse, Rusia e Kjevës, asokohe ishte parë si kanosje ose rrezik permanent i për perandorinë bizantine.

Ndërkaq, pas marëshimit të madh e triumfal të mongolëve (nën komandën e Xhingis Kanit) në fillim të shekullit 13 : "Rusia Kjevit" e kishte humbur Krimenë në luftë kundër mongolëve dhe kishte rënë nën okupimin (sundimin) e tatarëve.

Në vitin 1326, Mitropolia e Kishës Pravosllave të­ Rusisë, e kishte zhvëndosur selinë e saj nga Kjevi në Moskë.... Duke u ngritur ose promovuar Moskën në "Romë të Tretë"-kundër Vatikanit, si dhe duke u shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në çdo fushë.

 Për të vazhduar me etapat e njohura revolucionare dhe postrevolucionare në ish BRSS, me luftërat ose përpjekjet e njohura indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s, me "aneksimin" e Krimesë në favor të Ukrainës nga ana e Nikita Hrushçovit, me "traktatin dekompozicional" të ish BRSS-s në mes Jellcinit të Rusisë, Kravçukut të Ukrainës dhe Shoshkijeviçit të Bjellorusisë, me puçin ose grushtetin e dështuar të Kljuçkovit, Janajevit dhe Hazbullatovit-kundër Gorbaçovit dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset, naivitetet ose ""standardet" e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike të "Traktatit të Shën Stefanit" dhe "Kongresit tè Berlinit"(1878): Të nxitur dhe stimuluar nga Rusia,Turqia etj., serbët dhe të tjerët, filluan me djegjet, masakrat, plaçkitjet dhe kolonizimët e egra dhe tepër primitive tè tokave, pronave dhe pasurive shqiptare. Sidomos gjatë luftërave të njohura ballkanike, koloniale dhe imperialiste. Pa i harruar këtu edhe"Kongresin e Vjenës" me 1815, "Konferencën e Londrës me 1913 dhe 1915, "Traktatin e Versajës" me 1918/1919 etj.

Ndryshe nga kjo, deri me nënshkriin e "traktatit të përbashkët nuklear ose atomik" me Rusinë: Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, pas SHBA-s, Rusisë dhe Kinës. Por, ja që rusët në atë "marrëveshje" i mashtruan (tradhëtuan) edhe Ukrainën, edhe SHBA-s ose Perëndiminin ( e sidomos ish Presidentin Amerikan Bill Clinton) si garantues të asaj "marrëveshjeje".

Nga viti 1999 dhe gjer në vitin 2O14, Krimea ishte si "krahinë autonome" në kuader të Ukrainës. Ndërkaq, në vitin 2O14, Presidenti Putin dhe ushtria ruse do e aneksojnë ose invadojnë (pushtojnë) ushtarkisht Krimenë së bashku me teritorët tjera të Ukrainës.

Ndërkohë që kriza ose konflikti i mësipërm në mes Rusisë dhe Ukrainës, gjatë këtyre vitëve ka njohur tensione dhe përshkallëzime të ndryshme dramatike. Rusia në kufi me Ukrainën, bëhet e ditur se ka dislokuar armë dhe trupa të shumëta ushtarake.

U mor vesh se rënia ose shëmbja e 'perdës së hekur', gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunosocialiste në ish BRSS-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimëve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe konceptëve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan nevoja për ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirrjeshtime, rikuperime ose rikonfigurime të reja politike, diplomatike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat për dallim të doktrinave ose konceptëve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish 'luftës së ftohtë' dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi "atavizmi modern" ose "progresivë" në kumtimin e një "bote globale" ose sfiduese dhe turbulluese për të gjithë. 

Luftërat ose konfliktët e nddryshme për Krimenë, vazhdimisht janë mbyllur në formë të "status quosë" ose "modus vivendit"!?

Ndaj, edhe përkunder asaj se jetojmë në 'epokën moderne ose bashkohore', akoma ka popuj ose shtete të ndryshme që vazhdojnë t´i llogarisin kohën dhe vitët e dritës me vitët e henes dhe kalendarët e ndryshëm gjeocentrik ose egocentrik të Ptolomeut, Jul Cezarit, Ivan Groznit etj. Dhe, jo me sistemin dhe kalendarin e njohur gregorian dhe heliocentrik të Jezu Krishtit, Galileut, Kopernikut etj. 

Disa vende ose shtete të fuqishme si Rusia, Kina, Turqia etj., si për çudi, ende (akoma) i mbështesin hegjemonizmin, ekspanzionimin, militarizmin ose idetë dhe ideologjitë e tejkaluara imperiale, kolonialiste, gjysëmkolonialiste, cariste, absolutiste dhe të tjera ndaj popujve dhe shtetëve tjera me të vogla. 

Ndonëse, diversifikimi (diversiteti), universalizimi (universaliteti), globalizimi (globaliteti) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të njohura botërore ose ndërkombëtare, në një masë tepër të madhe do t´u shkojnë për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave, konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal.

Por, kot se koti!

SHBA-së ose Perëndimi, vazhdimisht e kanë mbështetur (ndihmuar) dhe favorizuar ose toleruar Rusinë si "digë të fortë ushtarake, nukleare ose atomike" në kuadër të një "lufte të pashpallur" kundë Kinës etj. Si dikur ish BRSS-së në luftë kundër Gjermanisë dhe Japonisë në LDB-së.

Ndaj, si një prej pengjëve ose viktimave kryesore të formulave ose "doktrinave të reja" gjeopolitike ose gjeostrategjike, prap (sërish) mund të jenë Kosova dhe shqiptarët. Aty zatën e shohin mbijetesën ose ekzistencën e tyre projektët dge planimetritë e ndryshme filoruse, filoserbe, filoturke, panotomanike dhe të tjera si "Minishengen" ose "Open Ballkan" etj..

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat