Ata që refuzojnë të marrin vaksinën Anti-Covid janë “terroristë” të verbër!

Opinione

Ata që refuzojnë të marrin vaksinën Anti-Covid janë “terroristë” të verbër!

Nga: Nefail Maliqi Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:14
Nefail Maliqi

Jemi dëshmitarë se numri i të infektuarve dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë, për shkak të vaksinave, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov. Edhe pse janë zbuluar disa vaksina kundër pandemisë COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat kufizuese.

Ata që marrin vaksinën janë heronj të familjes, kombit dhe mbarë shoqërisë!

“Përparimi me vaksinat na jep të gjithëve një nxitje dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Sidoqoftë, OBSH është e shqetësuar se ekziston një perceptim në rritje se pandemia ka mbaruar. E vërteta është se aktualisht, shumë vende janë dëshmitare të transmetimit shumë të lartë të virusit, i cili po bën presion të madh në spitale, njësitë e kujdesit intensiv dhe punonjësit shëndetësorë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjatë gushtit në Evropë do të përhapet varianti Delta i COVID-19, ndërsa deri në atë moment nuk do të arrihet që e gjithë popullata evropiane të vaksinohet. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në një konferencë për shtyp tha se javën e kaluar numri i rasteve me variantin Delta në Evropë është rritur me 10%, shkruan gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch.

Pra, vaksinat ekzistojnë për t’ju mbrojtur juve, të dashurit e juaj dhe njerëzit përreth që keni. Vaksinat kundër Covid-19 kanë lënë një ndikim të madh global.

Vaksinat shpëtojnë jetë. Vaksinat mbrojnë tërë komunitetin tuaj. Çdo vit, deri në 3 milionë jetë shpëtohen prej vaksinave në Zvicer, Evropë dhe në botë.

Për shkak të vaksinave, sëmundjet si lija, polio dhe tetanusi më nuk ekzistojnë apo janë shumë të rralla. Nëse marrim vaksinën, ne gjithashtu mbrojmë edhe dikë që është më i lëndueshëm sesa ne, i cili nuk ka mundësi të merr vetë vaksinën (psh. ata që janë të sëmurë apo kanë sistem imunitar të dobësuar). Nuk ka mundësi që vaksinat të jenë miratuar për miliona njerëz nëse do të kishte ndonjë dyshim për sigurinë, cilësinë apo efektshmërinë.

Vaksinat funksionojnë duke dërguar një sinjal tek sistemi imunitar i trupit tuaj për të krijuar antitruptha që luftojnë virusin. Ato nuk ndryshojnë AND-në. Nuk ka dëshmi se ndikojnë në pjellori. Përbërësit e vaksinave kundër Covid-19: Ato nuk përmbajnë ndonjë përbërës njerëzor, të kafshëve apo vezë.

Mos vaksinimi është edhe një shmangie nga realiteti, shmangie nga solidariteti me familjaret, mjedisin ku jeton dhe shoqerine e gjere!

Roli i mediave është padiskutueshëm në jetën shoqërore, politike dhe socio-ekonomike, pra ne ekte rast edhe rreth Covid-19 dhe vaksinave qe per ketë të fundit ka tendenca te thashethemeve dhe spekuilimeve deri tek propaganda apo deizimfortat qe njihen si FakeNeës ne media.

S’ka virus, maskat nuk të mbrojnë nga koronavirusi, masat e izolimit janë të kota dhe vaksinat janë të rrezikshme, vaksinat janë për shkatërrimin e botes, vaksinat janë për biznes, vaksinat te bejen steril, ne krahun ku merr vaksina-te ngijet luga se ka magnet.. Pra, këto janë vetëm disa nga dezinformatat, spekulimet dhe thashethemet që kanë qarkulluar mujave te fundit nëpër rrjetet sociale, prej kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit. Pretendime të tilla për pandeminë janë raportuar në shumicën e vendeve të botës, edhe për faktin se koronavirusi ka qenë problematikë e re për të gjithë.

Megjithatë, njohësit e fushës së mediave dhe politikave globale shëndetësore vlerësojnë se vazhdimësia e përsëritjes së supozimeve të tilla, edhe pas gati dy vitesh të përballjes me pandeminë, flet për mungesë të informimit të saktë për pandeminë jo vetëm ne Kosovë e Shqipëri por ne ne tere Ballkanin.

Teoritë e shumta konspirative për natyrën dhe origjinën e Covid-19 kanë qarkulluar në internet që nga shpallja e pandemisë vitin e kaluar, dhe janë nxitur vetëm nga futja e vaksinave të shumta të zhvilluara me shpejtësi. Por nuk janë vetëm anëtarët e keqinformuar të publikut që shpërndajnë informacione të rreme ose të shtrembëruara në internet-fushatat e organizuara po punojnë në mënyrë aktive për të minuar besimin në përhapjen e vaksinës Covid-19.

Roli i mediave nuk është për të nxitur qytetaret të marrin vaksinën, por për të motivuar dhe treguar realitetin për anët pozitive dhe efektiv e marrjes se vaksinave, ndryshe ata qe refuzojnë te marrin vaksinat jo vetme se janë te padëshirueshëm për shoqerine, por mund te jene edhe te rrezikshëm qe shume pak dallojnë nga terroristet. Këta do konsideroheshin si terroriste te paarmatosur, qe ne vend te plumbave posedojnë ose janë të armatosur deri në dhëmbë me virus!

Terrorist nuk është vetëm ai që po hynë ne xhami, kishe apo ne nje shkolle qe po masakron, po vret njerëz te pafajshëm, apo ai qe po ja fut kallash apo bombe n’midis pazarit e ne sheshe ne Bruksel, Stamboll, Berlin, Paris apo Palestine. Apo ai tjetri qe po gjuhet si kamikaz me furgon apo veture mbi turmën e njerëzve te pafajshëm, sepse dihet kush ta ka dhenë shpirtin dhe kush ka drejte me ta marre!

Terroriste për mua është edhe nje njeri i pavaksionuar! Bile, bile per mu nje njeri i pavaksionuar është me i rrezikshëm (extrem-terrorist) se sa sa nje terroriste ordiner. Pse? Sepse nje i vaksionuar mund te vrase me “plumba” te tejdukshem deri ne 100-200 (dasem apo kanaxheq) një mije apo dy mije veta ne koncert apo tubime tjera te qytetareve.. Ndërsa një terroriste i thjeshte mund te vrase deri ne 20-50 apo 200 (nje aeroplan). Prandaj ata qe nuk vaksionohen duhet izoluar ose vene sanksione deri ne ndeshkim me gjobe ose burg!

Te jem të qartë, fjala ishte jo për të pavaksionuarit, por per ata qe refuzojnë të vaksinohen! Mos u merrni me thashetheme, merrni vaksinën nëse e duani jetën tuaj dhe te tjerëve. Ata qe refuzojnë vaksinën janë terroriste, ata qe e marrin  vaksinën janë heronj te fmamiljës dhe shoqërisë sonë. Pra, ata qe marrin vaksina jane heronj të vërtetë te familjes, kombit dhe mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat