Sistemi i drejtësis kërkon spastrim

Opinione

Sistemi i drejtësis kërkon spastrim

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:47
Muhamet Kelmendi

Sistemi i drejtësisë nuk rregullohet nga vet ata që janë aktulusht në sistem. Nëse pritet që subjektet që e kanë krijuar atë sistem edhe të rregullojnë është gabim. KGJK dhe KPK janë dy organe që e kanë ndërtuar sistemin. Dihet se fillimisht ai sistem u krijua nga UNMIK dhe pastaj nga EULEX . Mirëpo, ka kohë që ky sistem ndërtohet dhe kontrollohet e mbahet nga KGJ dhe KPK. Këtej edhe nuk po merren masa adekuate në sistem as që pritet një gjë e tillë. Askush nuk e dëmton "pjellën" e vetë.Përkundrazi! Atë e mbron dhe e lavdëron, duke u bërë një me të.

Ky sistem ka mundësi dhe pritet nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit që të rregullohet. Kuptohet nëse ka forcë dhe dëshirë. Ndonëse nuk besohet shumë. Dëshiroj të gaboj. Janë dy baza kryesore që e rregullojnë dukshëm dhe sjellin në binar sistemin dhe pushtetin në vend.

Së pari, është Ligji mbi Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme dhe së dyti, është Ligji mbi VETTING. Keëo dy projekte kërkohet që nga Ministria e Drejtësisë të përgatiten dhe të dërgohen në procedurë të rregullt në Kuvend. Është thënë se këto dy çështje pa ndihmen e SHBA-së nuk mund të ecin. Madje, SHBA duhet të marr rolin udhëheqës. Natyrisht në bashkëpunim me vendasit dhe me Anglinë e disa shteteve të UE.

Ky bashkëpunim i krijon bazat jo vetëm për të profesionalizuar e bërë sistemin e drejtësisë të ligjshme, por ndikon dukshëm edhe në spastrimin e politikës dhe të ekzekutivit nga keqbërësit e ndryshëm.

Natyrisht se puna në spastrimin e politikes, të ekzekutivit dhe të ekonomisë informale private është tabani edhe i punës së sistemit të drejtësisë dhe në kuadër të organëve të luftimit të këtyre dukurive negative. Së bashku dhe njëherazi mund dhe arrihet sukses i duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat