Albin, jo vetëm Serbisë por edhe Edi Ramës dhe ish pushtetarëve të Kosovës ua “mësove” reciprocitetin

Opinione

Albin, jo vetëm Serbisë por edhe Edi Ramës dhe ish pushtetarëve të Kosovës ua “mësove” reciprocitetin

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:47
Skënder Sadri KAPITI

I  pyetur për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, zyrtari amerikan tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë”.

Edhe Edi Rama i Minishengenit i dha të drejtë Kurtit për reciprocitetin për target e automjeteve.

Kryeministri i Kosovës z. Albin KURTI deklaroi se:  “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”.

Por z. Kryeministër tani me politikën e receprocitetit kërkuar gjithmonë nga Ju , dhe që po e zbaton tani në qeverinë KURTI 2 , po nis e mësohet jo vetëm Serbia ,por tani edhe Edi Rama i minishengenit, edhe po e mësojnë edhe ata politikanë të Kosovës, Thaci,Mustafa, Limaj, Haradinaj etj. të cilët u bënë bashkë dhe organizuan pucin parlamentar që mundësoi rrëzimin e qeverisë “Kurti  1”.

Reciprociteti për target shënon dhe e mëson Serbinë tani me reciprocitetin , që do të thotë se Serbia nuk  ka përballë  si thonë serbët  të ashtuquajturën Republikë të Kosovës , por kanë përballë shtetin e pavarur, Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat