Ngjarjet aktuale politike në Kosovë dhe Ramush Haradinaj!

Opinione

Ngjarjet aktuale politike në Kosovë dhe Ramush Haradinaj!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 1 tetor 2021 Në ora: 23:51
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Ramush Haradinaj e ka një histori interesante në politikë, e cila karakterizohet me një pasion të zjarrtë për pushtet.

Pasi është kthyer nga Haga si i pafajshëm për krime lufte, kërkonte me ngulm nga ish-Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, që t'ia dorëzonte postin e Kryeministrit, por kjo nuk ndodhi.

Në opozitë ia përplasi fytyrës z.Mehaj, disa dokumente që kishin të bënin me tërheqjen e vijës kufitare me Malin e Zi, atje ku nuk duhej të ishte sipas z.Haradinaj dhe shumë ekspertëve tjerë të drejtës ndërkombëtare.

Z.Haradinaj, në atë periudhë kishte siguruar një Peticion me numrin e duhur të nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, për të kërkuar që të refuzohej ratifikimi në Parlament i marrëveshjes për kufirin Kosovë - Mali Zi, me ç’rast sipas gjykimit të disa ekspertëve vendorë, Kosova humbiste territor në sipërfaqe mbi 8000hektarë, kështu që Çakorri mbetej në territorin e Malit Zi, atu ku nuk kishte qenë asnjëherë më parë.

Por, pasi u zgjodh kryeministër e ngriti dorën në Parlamentin e Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen kufitare Kosovë - Mali Zi, të cilën më parë e kishte refuzuar kategorikisht si të pa drejtë për Kosovën, me shpresën se një ditë do të korrigjohej kjo Marrëveshje në bazë të një letre, mbase korrigjimi i kësaj Marrëveshje nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani dhe me gjasë as që ka për të ndodhur ndonjëherë.

Madje z.Ramush Haradinaj, pas shkuarjes në Gjykatën speciale të Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të ish-Presidentit Thaçi, kërkonte me ngulmë që ai të zgjidhej në postin e Presidentit të Kosovës, por edhe këtë dëshirë nuk arriti ta realizonte, sepse Presidente e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme me shumicë votash në Parlamentin e Repuplikës së Kosovës u zgjodh zonja Vjosa Osmani-Sadriu.

Tani, aktiviteti politik i z. Haradinaj, vazhdon të jetë shumë dinamik, kërkon organizim protestash për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, sipas të cilit Qeveria Kurti, ka pranuar një Marrëveshje të dëmshme për Kosovën me Serbinë për targat e automjeteve.

Tani se sa do të ketë sukses Z.Haradinaj, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti me protesta, për të ardhur vetë në pushtet kjo mbetet të shihet në ditët dhe muajt në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat