Ca pika të përbashkëta me Korenë e Veriut

Opinione

Ca pika të përbashkëta me Korenë e Veriut

Nga: Ilir Levonja Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:51
Ilir Levonja

Puna e ujit njëzetë e katër orë, nuk është zgjidhur akoma. Ishte kjo arsyeja që gjatë viteve të demokracisë, tarracat e pallateve u mbushën me bolierë të të gjitha llojeve. Kurrë nuk pati një studim mbi peshën e ujit që flinte në 'to, ndaj duhet t'i jemi mirënjohes fatit që nuk pamë ndonjë katastrofë. Mirëpo çfarë është më tragjikja, është fakti që e dëgjon rishtas si një premtim elektoral. Po kështu edhe energjia elektrike.

Pavarsisht potecianlit që zotërojmë, akoma nuk kemi drita njëzetë e katër orë, për më tepër zonat rurale vuajnë dyfish. Mungesën e saj orë e pa orë, por edhe kur u shkon, nuk është e mjaftueshme, e dobët duke u shkaktuar probleme në pajisjet shtëpiake. Shumë shpejt mos u habisni kur të shikoni ballkonet edhe me panele diellore.

Një model të tillë aktualisht e ka Koreja e Veriut. Nëse i qasesh Koresë do e shikosh se ballkonet e pallateve gëlojnë nga pasqyrat e paneleve. Madje edhe në zonat rurale të Koresë së Veriut, i gjen në qoshe të shtëpive, si një agregat normal në raport me kondicionerët e Koresë së Jugut. Ka materiale filmike që t'i ofron bota e internetit, fal medias së lirë dhe atyre blogerëve që nuk njohin kufij.

Sa për kuriozitet, qytetari korean kursen edhe gropat septike, duke i kthyer ato në pleh për prodhimet e bujqësisë. Kur e pyetën një qytetar të Koresë së Veriut se, sa orë përballonte paneli që kishte në qoshe, ai u përgjigjë: -4 orë. Janë bollë për mua dhe familjen time. Natën nuk na duhet dritat. Na zbulon armiku vendodhjen. Ky lloj qytetari të kujton atë të kohës së Enver Hoxhës. Për një si puna ime që e ka jetuar që e ka jetuar socializmin, portretet ishin sinonim i njëri-tjetrit. Lëkurë thatë, eshtër lexueshëm, sidomos nofullat tek tëmthi. Dhe një vështrim i çuditshëm brenda një xhakete doku ngjyrë ushtarake. Ajo çfarë dua të them është fati i të përbashkëtave midis Shqipërisë sime dhe Koresë së Veriut të largët. Bolierët e taracave, transformatorët e energjisë, pompat e ujit në hyrje pallatesh, në banesa etj., e tashmë në horizont panelet diellore në ballkone.

Ndërsa në botën perëndimore, panelet janë projekte me yshtjen e vet korporatave energjitike, pra nxitëse. Kjo për menaxhimin sa më efiçent të energjisë, tek ne korporatat majmin drejtuesit. Nëse nuk e dini, posti më i kushtueshëm në një vend si Shqipëria, është ai i institucionit të energjisë. Sot dalin studiove disa gagarelë dhe gjoja u shpjegojnë shqiptarëve bursën, kohën kur energjia shitet lirë dhe kur blihet shtrenjtë. Janë mirëfilli lëndë e parë për drejtësinë, jo për publikun. Por tek ne vetëm drejtësia duket se kurrë nuk ka për të funsionuar, sikur një herë të vetme. Dhe a e dini përsenë? Se shqiptari e urren shqiptarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat