Çmenduri kolektive në zgjedhjet e Kosovës, nuk ka rrugëdalje nga kurthi

Opinione

Çmenduri kolektive në zgjedhjet e Kosovës, nuk ka rrugëdalje nga kurthi

Nga: Aurel Dasareti Më: 19 tetor 2021 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Ne e krijojmë vetë lirinë ose robërinë tonë. Ju vendosni të merrni jetën në duart tuaja, dhe çfarë ndodh? Ju votuat përsëri për hajdutët?! Diçka absolutisht e tmerrshme - nuk keni askënd për të fajësuar.

***

Përshëndetje për ata që shitën votat e tyre: Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!

Është krejtësisht absurde të kalosh tërë jetën duke u përpjekur të mësosh nga gabimet e tua. Thuhet se mençuria vjen me moshën, por kam parë edhe shembuj të moshës që vijnë vetëm.

Të gjithë shqiptarët mendojnë se ndryshimi është i gëzueshëm, por askush nuk dëshiron të ndryshojë. Të paktën jo për të mirën e tyre. “Politikanët” mund të miratojnë sa më shumë ligje që duan, por ndryshimet ndodhin në thellësinë e shpirtrave të njerëzve. Nëse shqiptarët kanë prirje të bëhen seriozë kur përballen me ndarje ose ndryshime të rëndësishme në jetë, ata do të mendonin me trurin e tyre para se të hidhnin kokrrat për të votuar sërish mercenarët e armiqve, të pamoralshmit, dallaveraxhinjtë. Dylberët që ju kanë shpëlarë trurin gjatë njëzet viteve të fundit.

Humbësve të përjetshëm: Urime për humbjen e radhës, ju shpirtrobër! Urime rikthimin e Serbisë në tokën e Dardanisë!

Humbësi kalon nëpër jetë,

ai tërheq

një ngarkesë të rëndë,

në ngarkesë nuk ka asgjë të vlefshme, përveç mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat