Për një popull (komb), shtet dhe pushtet ndryshe....

Opinione

Për një popull (komb), shtet dhe pushtet ndryshe....

Nga: Agron Shabani Më: 21 tetor 2021 Në ora: 13:12
Autori

"O trima, Ju që sfiduat vdekjen, duke i ndalur predhat me gjoks e me dhëmbë, nën këmbët tuaja; së shpejti do të ktheheni në shtëpi faqebardhë, për t'u përqafur me lirinë !", Bajram Rexhepi dikur...Dritë Pastë!

Falë Zotit të madh falënderues, masat ose metodat e njohura luftarake ose ushtarake, ngelen ose janë metodat e vetme dhe kryesore të ngritjes, përmirësimit dhe fuqizimit politik, organik, fizik ose mekanik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. " (H. von Rimscha)

Të fuqishmit dhe fitimtarët e fitojnë luftën para se të shkojnë në luftë ose në front, ndërsa të dobëtit ose të pafuqishmit, njëherë duhet të shkojnë në luftë e pastaj të kërkojnë fitoren.

Në të kundërtën, historia e luftës shpifëse, agjituese, propagandistike, speciale ose psikologjike- kundër çlirimtarëve ose luftëtarëve (komandantëve) të UÇK-së, në Kosovën dhe jashtë saj, gjithmonë ka qenë e pamëshirshme, rixhide, brutale, hipokrite, violente, infantile dhe patologjike nga ana e armiqve të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

"Pasi e përfunduan luftën çlirimtare dhe patriotike gjigantët, viganët, titanët, trimat ose heronjt e saj, respektivisht djemtë dhe vashat (vajzat) me të mira të kombit dhe atdheut, atëherë ia nisën luftës (speciale, psikologjike, agjituese ose propagandistike)- xhuxhët, horrat dhe maskarenjtë e ndryshën puro shqiptar, joshqiptar dhe antishqiptar!"

Liri në art, liri në kulturë, letërsi dhe informim, liri, drejtësi dhe barazi në punë, karrierë ose profesion, liri në familje, liri në popull (komb), shtet dhe shoqëri etj...këto janë ato qëllimet, motivet, idealet dhe vizionet e shumëfishta ose kryesore për të cilat ia vlen të luftohet, vdiset dhe sakrifikohet.

Në politikën dhe diplomacinë kosovare, çështjet ose problemet e vogla shtetërore, nacionale, qytetare ose politike, gjithmonë flasin me zë të lartë, ndërsa problemet e mëdha ose kardinale ( siç është fati i luftës dhe komandantëve të njohur të UÇK-së në Den Hagë, si dhe shumë çështje dhe aspekte të tjera me rëndësi kolaterale dhe multilaterale)- heshtin ose presin në radhë salloneve, korridoreve ose kancelarive të huaja!

Dhe, prapë Thaçi, Veseli ose Haradinaj etj., janë fajtorë kujdestar për gjithçka që ka ndodhur dhe s'ka ndodhur kurrë në Kosovë! Çudi, apo...!?

Përdorimi me i bukur i fjalëve nganjëherë është heshtja, tha dikur i mençuri dhe i urti.

Sidoqoftë, nesër është tepër vonë për të jetuar, punuar dhe menduar vetëm sot.

Ne jetojmë sot..për çastin ose momentin. E djeshmja i përket të së kaluarës, ndërsa e nesërmja të së panjohurës.

Atëherë, si të kapërcehet ylberi?!

Ndërkohë që filozofia politike në fokusin ose agjendën e saj kryesore i ka politikën, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, lirinë, të drejtën ose drejtësinë individuale dhe kolektive në shtet, pushtet, pronë (pasuri), profesion, karrierë dhe kështu me radhë.


Psikologjia politike për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun (personin ose individin), respektivisht shpirtin, mendjen, logjikën (koshiencën), intelektin ose inteligjencën e tij.

Se këndejmi, kemi thënë ose cekur shpeshherë se çdo mëngjes herët, njeriu zgjohet nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja- trupi i njeriut.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botëve të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koeshient ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Ndaj, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), inteligjencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehura ose maskuara në bërthamën ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspekteve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.

Në këtë prizëm edhe "logosi" është operativë ose funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektet e mundshme koshiente ose logjike.

Ndërkaq, në çështjet ose aspektet e njohura shpirtërore, emocionale ose intuitive, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, atraktivë etj.

Me fjalë tjera, "logosi është 'organ' ose 'energji e gjallë" që lëvizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.

"Logosi" pra në radhë të parë është 'ligjë' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarshme në mes botës koeshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.

Pa i harruar në këtë sfond edhe inteligjencën emocionale së bashku me forcën ose energjinë pozitive brenda vetvetes tuaj.

Mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët brendapërbrenda jush. Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj.

Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koeshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetes tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kamotshme për arritjen dhe realizimin e qëllimeve të ndryshme objektive dhe subjektive. Dhe, do i shihni edhe vet efektet e forcës (fuqisë) dhe energjisë së madhe racionale dhe pozitive brenda vetës ose vetvetes tuaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i fluruar, eksploruar dhe pasuruar kështu 'kopshtin' e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situatë e gjatë vuajtjeje, urrejtje, xhelozie, paranoje, fobie, dyshimi, paramendimi, stresi, tensioni, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashtme me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe "kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë seriozisht organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psikik ose psikologjik.

Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, irracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromat ose simptomat e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike në atë mënyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese.

Për me tepër ndërkaq, thuhet se personat ose individët e ndryshëm skizofren, neurofren, oligofran, mizantrop, suicid, paranoid etj., shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë mënyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerëzve, popujve ose kombeve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mos-durimi, mosbesimi, fodullëk, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi, shpifja, komploti, shantazhi, revanshi ose hakmarrja etj.

Sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjëjve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satën, kriminel, suicid, psikopat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe patologjikë.

Çarlls Darvini në "Origjina e specieve" pos tjerash thotë se intelekti ose inteligjenca e njeriut, janë kurorëzim i evolucionit, dhe nuk ka asgjë me sublime dhe më relevante se kjo.

Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mesipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme: Në subjektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në karakterin e njohur njerëzorë, pozitivizmin objektiv dhe subjektiv të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqërisë përkatëse ose respektive.

Ndërkaq, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psikikë ose psikologjikë i personit ose individit, mirëqenia dhe lumturia e tij , funksioni ose funksionimi optimal ose maksimal së bashku me vetëbesimin, vet respektin dhe vetepërcaktimin e njohur autonom, funksional dhe aksionar në kuadër të psikologjisë kognitive, reflektive dhe pozitiviste.

Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, profesioni, karriera, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesë-faktorial etj.: U përkasin ose takojnë si të thuash predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale ose periodike në kontekstin e sipërpërmendur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste.

Duke menduar këtu në konstelacionin e raporteve ose marrëdhënieve të njohura kognitive, intrinznike dhe ekstrinznike që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociopolitik, socio-ekonomik, socio-demokratik, soci-odemografik dhe të tjerë.

Aty e kemi edhe inteligjencën e brendshme ose emocionale ( EI) të personit ose individit së bashku studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektivë dhe subjektive dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, psikologjia politike i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën e brendshme shpirtërore, emocionale, dhe mentale (psikike) ose psikologjike të personit ose individit.


Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtimeve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më me të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktiviteteve të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, informative, industriale, ekonomike, teknologjike, manuale ose mekanike etj.

Kjo me anë të studimeve, analizave ose hulumtimeve të njohura shkencore ose metodologjike në funksion të zbatmit, ndikimit, reflektimit ose interferimit të njohur praktik dhe teorik në kuar të organizimin sa më të suksesshëm në punë, në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, informim, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë...

Duke i evituar, devijuar, sanuar dhe larguar kështu pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimeve të ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, administrative, juridike, shkencore (akademike), pedagogjike, kulturore, informative etj.

Për me tepër ndërkaq, psikologjia na bënë të mundur t’i njohim ose zbulojmë njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetveten tonë në përgjithësi...Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, si dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. Na tregon rrugën e formimit të vetive psikike ose psikologjike të 'kultit të individit ose personalitetit' etj.

Siç e kemi cekur edhe me herët, fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirtë dhe “logos” - shkencë.

Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër mbi Psiken dhe Erosin, të cilin e bëri të njohur historiografia romake.

Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma (nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë atë dashuri, dhe me çdo kusht ishin munduar të prishnin ose shkatërronin ne embrion, duke proklamuar se "një djalë nga familja e Zotërove të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare."etj.

Pas të gjitha atyre peripecive dhe pengesave të shumta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotëve (Zotërave) të tjerë të Olimpit. Duke e bërë të mundur martesën e Psikes me Erosin.

Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë e sot, triumfuan mbi të gjithat.

e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.


U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujt"e ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës"-sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.


Frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, autonom, integral dhe ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarshëm individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, shpifjes, manipulimit, spekulimit, komplotit, shantazhit, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrimit.


Kjo nga Prof. Dr. Jan Osvald nga Universiteti i shquar i Edinburgut (Skoci), si dhe nga kolegët e tij, Prof. Dr. Xhim Mekinli, Prof. Dr Uilliam Dement nga Klinika e famshme "Rrafshlarta e Sinait" me seli në Neë York (SHBA-së), nga Prof. Dr. Klajtman, Xhejkobson ose Aserinski nga Klina Psikologjike e Univerzitetit të Çikagos (SHBA-së)

, nga Prof. Dr. Leonid Vasiliev nga Katedra e Psikologjisë Klinike në St. Petersburg (Rusi) dhe të tjerë: Mund të spjegohet ose kuptohet edhe si Hperhipnozë ose Hipërsugjestion ekstatiko-ekstazik i personit ose individit, me përmasat e njohura të skizofrenisë (shizofrenisë), narkolepsisë, idiopatisë ose psikopatologjisë.

Hiperhipnoza ose Hipersugjestioni e kanë kuptimin e " ëndrrave, fobive, paranojave ose paragjykime esterne ose artificiale" më pasoja dhe interferime të brendshme shpirtërore, emocionale, mentale, psiko-sociale ose psikofizike tek personi ose individi.

Duke menduar edhe në "pacientët e lartë" institucional, funksional, kulturor, informativ, politik, diplomatik etj., në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.


Për me tepër ndërkaq, sipas koncepteve dhe definicioneve të njohura shkencore ose filozofike të George Ëilhelm Friedrich Hegeli: "Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetes, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato.

E kundërta e tyre janë "kafshët e larta" njerëzore, sociale ose politike, tek të cilat (ose, tek të cilët)-dobësia e tyre biologjike ose bioorganike, sipas Erich Frommit, janë parakusht themelor ose elementar i edukatës, kulturës, evolucionit, zhvillimit, logjikës (koshiencës) ose intelektit të tyre.

Bëhet fjalë për njerëzit normal dhe racional, dhe jo për bisha ose për kafshë të egra dhe të "buta" me sindrome ose simptome të ndryshme të hipofizës ose hipotallamusit, hipërsugjestionit, hipokrizisë, skizofrenisë, psikopatologjsë etj.

Intelekti, struktura (substanca) ose bazamenti i fortë personal, biogjenetik, gjenealogjik (familjar), moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e traditës dhe mençurisë (intelektit) në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit. Portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk i duhen njeriut.

Njeriu i ngritur, i ditur, intelektual, profesional dhe inteligjent, gjithmonë i njeh dhe zbaton me përkushtim, përpikëshmëri dhe devocion të plotë 'zgjedhjen e vet' dhe 'zgjedhjen e tjetrit', gjegjësisht, 'zgjedhjen e tij dhe 'zgjedhjen e të tjerëve' në funksion të zgjidhjes optimale ose maksimale për të gjitha palët sipas asaj se : në çdo moment, ne kemi dy zgjidhje politike për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur: 'zgjedhjen time' dhe 'zgjedhjen tënde' ose 'zgjedhjen tonë' dhe 'zgjedhjen tuaj' në kontestin e asaj "të bëjmë një hap përpara drejt rritjes, zgjerimit dhe përsosjes, apo të bëjmë një hap prapa drejt tkurrjes dhe mobilizimit ndaj pasigurisë individuale dhe kolektive."

Në këtë kontekst të përgjithshëm të psikologjisë politikë dhe analitike, sipas Alfred Adlerit dhe homologëve të tij, të vetmit njerëz të përsosur, ekskluziv ose karismatik, janë ata që nuk i njohim mirë dhe nuk i kemi studiuar dhe kuptuar kurrë si duhet dhe sa duhet deri në fund.

Grupi i caktuar, personi ose individi, nuk bëhen me të mençur, me të dashur, me të famshëm ose më të bukur përmes "temave të nxehta spektakulare ose bombastike", gjegjësisht, përmes hamendësimeve, supozimeve, shpifjeve, spekulimëve, manipulimeve ose paramendimeve të ndryshme irracionale, instiktive, imagjinare ose fiktive, sipas të cilave: "të gjitha zezonat ose fatkeqësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive në Kosovën e pasluftës etj., duhet kërkuar tek Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, apo si thonë disa kalemxhi, opinionit ose "analist politik", tek "klani pronto", "pan demokracia" dhe të ngjashme.

Apo, narrativi i palës tjetër kundërshtare ose antropologjike, sipas të të cilëve:"Albin Kurti si dezertor dhe kundërshtar i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, së bashku me disa ministra ose zyrtar dikasterësh në qeverinë e tij, janë armiqtë, linçuesit ose stigmatizuesit kryesor të Hashim Thaçit dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së në Den Hagë"!!!

Mos të flasim këtu për shpifjet, manipulimet, spekulimet, insinuatat, kurthat, intrigat, dredhitë, komplotët, shantazhët ose inskenimët e përditshme "senzacionale" ose "bombastike" të grupeve, personave ose individëve të ndryshëm stupid, nebuloz, mediokrit, skizofren ose oligofren, herë kundër njërit krah dhe herë kundër krahut tjetër-nepër portale ose faqe (ëebfaqe) të medieve të shkruara dhe elektronike!!!

Ndonëse, në politikë të lartë ose diplomaci, me kalimin e viteve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptet e ndryshme ose vizionet e tyre, më një "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas. Kjo mbase është ajo që më se tepërmi iu intereson psikologjisë, sociologjisë, filozofisë, antropofilozofisë, epistemologjisë etj.


Të tjerat janë sekondare (dytësore), relative ose irelevante. Edhe posti ose funksioni i një lideri ose politikani ditor ose periodik si Thaçi, Kurti, Haradinaj, Veseli etj.

Atëherë pra, ndaj kujt reagonte asokohe Shopenhaueri? Patjetër sikur shtrohet pyetja.

Schopenhauri, reagonte ose protestonte kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të ri-hyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë.

Duke i "përdhosur dhe demonizuar" kështu edhe botën, edhe natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur me herët në Antikë, Aristoteli.


Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste.


Për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, natyra shkrihet në shpirt, objekti në subjekt dhe kështu me radhë.

Natyra identifikohet me 'procesin praktik dhe teorik të dëshirave, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve' të ndryshme objektive dhe subjektive etj.


Në këtë 'ritual' ose 'celebrime të përbashkët' të shpirtit dhe natyrës, është logjika ose koshienca e lartë-njerëzore ajo që na flet ose udhë rrëfen vazhdimisht mbi "fenomenologjitë" e ndryshme të shpirtit dhe natyrës.

Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të tria ose nga të gjithat bashkë.

Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

Filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.


Shopenhaueri ndërkaq, bën të kundërtën. Kthehet tek Kanti, për t'u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e "Vullneti për të jetuar" (Ëille zum Leben).

Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës. Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë.


Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).


Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelën e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se "parimi i ndërgjegjes dhe arsyes nuk është primar ose prijatar i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to."

Jo, por, ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër sublime dhe brilante, në mënyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqeve ose qëllimeve të reja individuale dhe kolektive.

Është pra një "stuhi infernale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetes dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar ose përfundimtar.

Vullneti na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në lëvizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.

Ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën, dhe vullneti bëhet pavetëdije.


Deskriptimi i botës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.
Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte 'panteizmin' e Spinozës ose "pandiabolizmin" e tij.


Ndaj, pavarësisht të qenit të tij si "ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur",gjegjësisht si "profet i madh" i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërisht ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është "mbinjeriu" ose ai që e dominon unin e xhindosur dhe diabolik.


Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhen poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetesh ose simbolesh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.

E sidomos atëherë kur në emër të empatisë, simpatisë dhe një idolatrie inflatore dhe inflamatore ndaj dikujt tjetër, përbuzën, shpërfillën, injorohen ose nënçmohen ideologjia ose kauzaliteti i lartë shtetëror, nacional, historik, politik, ushtarak (luftarak), çlirimtar ose patriotik i popullit ose kombit tonë.

Sipas Pièrrè Cstarèsit dhe Miguel Abensourit, vetëm komunitetët ose "shoqëritë primitive" ose para-politike, mund të kenë natyrë ose karakter bashkimi, organizmi ose mbijetese latente ose permanente me anë të një "barazie, drejtësie ose ligjshmërie natyrore ose ordinare, në bazë të një 'kontrate' të pashkruar shoqërore, sociale, politike ose parapolitike etj.

P.S. Mëqe fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine 'interlligere', që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marrëdhënie midis marrëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve: Sipas Ciceronit, Sokratit, Platonit etj...inteligjenca (inteligjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetveten e tij.

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën irracionale.


Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe perceptuara përmes inteligjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.


Për Hegelin ndërkaq, inteligjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike.


Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte inteligjencën vetëm nëpërmjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin, si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.

Shopenhaueri e shihte inteligjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë krucial ose esencial.


Dekarti e përcaktonte inteligjencën si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfektë të lidhur me një pafundësi gjërash".


Leibnitzi i referohej inteligjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.


Në psikologji, inteligjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti.

Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius lëvizjeje dhe energjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent, më pak inteligjent dhe jointelektual.

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia kognitive, i referohen inteligjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj. Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbështeste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe inteligjencës së tyre, konkurrojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe inteligjent të sundojnë ose qeverisin me oersonat ose individët jo intelektual, jo inteligjent ose më pak inteligjent.


Ndaj, nëse ka diçka inteligjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe inteligjent, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjes së lartë njerëzore ose qytetare.

"Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."( Talësi)

Albin Kurti ose dikush tjetër atje, nuk janë zgjedhur (votuar) ose emëruar për kryetar komunash të Prishtinës, Gjakovës, Podujevës, Prizrenit, Skenderajt, Mitrovicës etj...As gjykatës hetues ose prokurorë publik etj....!


Nuk janë toka, uji, prona (pasuria) dhe statusi final i Kosovë, çështje jetike, strategjike ose gjeopolitike të politikave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme ditore ose periodike nga vendi dhe bota. Dhe, aq me pak fati i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt ose Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës

në Den Hagë së bashku me fatin e dialogut (monologut) maratonik me Serbinë. Jo.

U mor vesh se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetërore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupës ose tutelës ligjore (juridike), materiale (financiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpërfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surrealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombëtare.

Por...
politika dhe diplomacia bëhen në Akademinë e Shkencave, apo nga qarqet dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigje dhe të vërteta relative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat