Çka mendoni, athua do të na pranojë në gjirin e saj Evropa, edhe nëse jo pse?!

Opinione

Çka mendoni, athua do të na pranojë në gjirin e saj Evropa, edhe nëse jo pse?!

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 08:49
Adem Bytyqi

Neve jemi ankuar në mënyrë të përsëritur se edhe pse i kemi plotësuar kriteret, Evropa nuk na i ka liberalizuar vizat.

Vendi ynë ka mbetur i vetmi në Evropë, qytetarëve të cilit nuk i janë liberalizuar vizat në zonën Shengen, a thua pse një padrejtësi e tillë?

Pse Evropa një qëndrim kaq të padrejtë në raport me një popull i cili e ka gojën plot se është njëri ndër popujt më pro-Evropian?!

Në kontekst të gjitha përpjekjeve tona për të na i liberalizuar vizat na ka ndodhur, që edhe krerët e politikës tonë të na gënjejnë se jo vetëm Evropa, se në këtë muaj apo datë do ta kemi liberalizimin e vizave, por kjo ka rezultuar të jetë rrenë, pse?!

Për të qenë sa më racionale në raport me këtë temë dhe për t’iu mos u marrë shumë kohë atyre që sado pak iu intereson kjo temë, më lejoni që këtë opinion në raport me një përpjekje të kahmotshme tonën për liberalizim vizash nga BE- ja dhe institucionet përkatëse të saj të parashtroj këtë pyetje: Athua do të dëshironte Evropa që të na i liberalizojë vizat dhe të na ketë sa më parë në gjirin e saj kur sheh skena makabre se si meshkujt dhunojnë femra në mënyrë barbare në marketet tona?!

Skenat e tillë të dhunës nuk ju përkasin vlerave Evropiane, prandaj Evropa i ndëshkon dhe për aq sa mundet nuk i lejon për t’ia përdhosur vlerat e saj kulturore, humane dhe civilizuese…

Nuk besoj dhe nuk e ndaj mendimin njëjtë me ata që pohojnë se ky është rast i izoluar dhe nuk ka ndikim në përpjekjet tona për t’iu afruar sa më afër Bashkimit Evropian, dhuna ndaj femrës është bërë thuajse shumë e shpeshtë dhe jo rrallë me pasoja fatale, gjë që na turpëron para Evropës, si popull, shoqëri dhe si shtet të cilët bashkërisht nuk gjejnë mekanizma dhe forma kulturore, emancipuese dhe institucionale për t’i dhënë fund definitivisht dhunës ndaj femrës në Kosovë si një e arritur shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat