Hashimi dekoronte servilët, Vjosa dekoron atdhetarët!

Opinione

Hashimi dekoronte servilët, Vjosa dekoron atdhetarët!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 3 nëntor 2021 Në ora: 20:43
Vëllai i Bekim Kastratit, Ismajli, vajza Era (e vogla) dhe Vesa, presidentja Vjosa Osmani

Vendimi i presidentes Vjosa Osmani për t’i dekoruar Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun aq sa është i qëlluar por edhe mjaft i vonuar.

Nuk është i vonuar për Vjosën si presidente që ka pak muaj në këtë pozitë, i vonuar për institucionin e presidentes së Kosovës që nuk e ka bërë një hap të tillë më herët.

U dashtë të kalonin plot 20 vite që dikush nga institucionet të kujtohet se në Kosovë është derdhur gjak për tu mbrojtur vlera demokratike e lirisë së shprehjes, këtë gjë e bëri Vjosa, për të cilën edhe duhet vlerësuar.

Kujdesi shtetërore për dy njerëz shumë të zot, njëri gazetar i “Bota Sot” dhe tjetri ish truproje e presidentit Rugova është një mesazh edhe për kriminelet, për vrasësit dhe urdhërdhënësit se institucionet e reja të Kosovës nuk janë në krah të tyre.

Distancimi nga krimi dhe kriminelët që vranë pas lufte nuk bëhet me fjalë, me veprime si ky për t’u plotësuar pastaj edhe me vettingun në drejtësi, krejt në fund vënia e tyre prapa grilave.

Institucione të tilla duam, e të tillat janë ato që i kanë munguar vendit tonë.

Besimi dhe Bekimi kanë kryer punë atdhetare, me të drejtë edhe të tillë i dekoroi presidentja Osmani, ishin atdhetar që me penën e dijes denoncuan krimin, kriminelet, njëri me forcën e zemrës mbrojti njeriun më të madh që ka pasur Kosova, pavarësisht se vet e pësoi, ky është akt heroik.

E vlerësoj shumë këtë veprim të zonjës Osmani, e cila dëshmon se nuk është si ish presidenti i fundit që dekoronte të gjithë ata që mendonte se janë dëshmitarë kundër tij, të gjithë servilët, por jo të ndershmit dhe ata që vërtet e meritojnë.

Të ndërtojmë kulturën e vlerësimit për ata që meritojnë, pavarësisht se në cilën periudhë të jetës kanë dhënë kontribut.

Pas dekoratës së presidentes Osmani, shpresoj të dalin para drejtësisë ata që kanë urdhëruar por edhe ata që kanë ekzekutuar dy trim, dy djem të mirë të Kosovës.

Atëherë zemrat dhe shpirtrat e familjarëve, por edhe bashkëpunëtorëve të të vrarëve do të jenë më të qeta, shpresoj se kjo ditë s’do të jetë e largët, dhe duket se s’do të jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat