Mbrojtja paushalle e të pambrojtshmes Valdete Daka!

Opinione

Mbrojtja paushalle e të pambrojtshmes Valdete Daka!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 9 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Valdete Daka

Në raportin e Këshillit të Evropës, (KE), 2021, për Kosovën, informacionet tendencioze të opozitës vendore, kanë dezinformuar, qëllimshëm, Këshillin në fjalë. Dhe, me një ndërhyrje hiç fisnike, madje, paushalle, kundërshton shkarkimin e kryetarës të KQZ, Valdete Daka, nga presidentja Vjosë Osmani. KE merr në mbrojtje të pambrojtshmen Daka! Ajo rrënoi, me sabotim, votimin me postë të bashkatdhetarëve të Mërgatës tonë.

Ilustrojmë: Nga 174 mijë zarfa me fletë-votime, 72 mijë syrësh, KQZ, me kryetaren Daka, i shpalli të pavlefshme. Ajo është fajtore e drejtëpërdrejtë, për zhgënjimin e madh e mosbesues të administrimit të votës së tyre nga KQZ. Për rrjedhojë, nga 174 mijë fletë-votime në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, në zgjedhjet e 17 tetorit shifra u reduktua në 9.600 fletë-votime.

Pavarësisht shkarkimit supër-meritor i kryetarës Daka, besimi i humbur i Mërgatës nuk u kthye, sepse ekipi i saj, përjashto kryetarit të ri, Kreshnik Radoniqi, mbeti po ai i Dakës! Se sa e kishte mbushur kupën helmuese të këtij Institucioni, mjafton ta citojmë vet zonjën Daka, kur publikisht deklaron se "jam bërë femra më e urryer në Kosovë!" Ish-kryetarja justifikohet se vendimet e marra në KQZ, janë aprovuar nga Komisioni".

Por, e vërteta është se komisionerët e të gjitha partive, ishin kthyer në marioneta të kryetarës Daka, me përjashtim të dy komisionerëve të LVV, të cilët bënin kundërshti të hapur, për abuzimet flagrante të kryetarës, pjesë e PDK-së, e emëruar dhe e favorizuar nga Hashim Thaçi kryeministër dhe më vonë edhe president. Dhe, këtë e dinin edhe servilët e saj, të cilët, gjithëherë, bashkonin votën aklamative, dhe kurrë të fshehtë, me kryetaren e tyre prepotente, mujëshore - Daka. Kundërshtia e dy komisionerëve të LVV, Sami Kurteshei e Amir Rama, ishte e pamjaftueshme, për ta stopuar kryetaren Daka, në vendimet e saj arbitrare.

Citojmë një shembull domëthënës:

Kohë Pandemie. Pengesa serioze të shërbimeve postare të Evropës dhe botës - në drejtim të Kosovës. Kishte informacion, se në ditën e skadencës të afatit të pranimit të fletë-votimeve me postë, nga Mërgata, priteshin të arrinin avionë, në aeroport, që bartnin edhe postën, përkatësisht, zarfat me fletë-votime. Ish-Avokati i Popullit, tani, komisioner i LVV, Sami Kurteshi, kërkoi që afati i pranimit të shtyhet, qoftë vetëm për disa orë. Kryetarja Daka kishte përgjigjen të gatshme: "Jo", e prerë!

Dhe, pas të gjitha kundërshtive, kryetarja Daka, e fuste fletoren e shënimeve në çantë dhe, në mënyrë demonstrative, e lëshonte sallën e mbledhjes. Pas i shkonin, si lakej, edhe anëtarët tjerë të komisionit, të të gjitha subjekteve tjera, me përjashtim të dy komisionerëve të LVV, të cilët qendronon në ulëset e dhomës të mbledhjes. Kjo ishte "përformanca e shkëlqyer" (lexo: e shkërdhyer!), siç e vlerësonin kryetaren Daka, opozita e bërë njësh, kundër LVV!

Në këto rrethana, presidentja Vjosë Osmani, nuk mund ta mbronte mëtej, kushërirën e saj, Valdete Dakën. Sepse nuk mund ta injoronte kërkesën masive të Mërgatës, por, edhe brenda Kosovës, për shkarkimin e bazuar, mirë të faktuar dhe tërësisht meritor, por, edhe mjaft të vonuar të kryetares Valdete Daka. Ekziston pakënaqësi e hapur, jo vetëm nga Mërgata, por, edhe nga Kosova, pse Dakës i lejohet të punojë në sistemin e drejtësisë, përkatësisht, në Gjykatën Supreme, kur dihet se ajo, tashmë, cilësohet sinonim i padrejtësisë!

Lukunia opozitare, me qëllim të goditjes të Presidentës, bënë akuza paushalle, kinse, "ajo e shkarkoi Dakën, për motive politike, me sugjërim të kryeministrit Kurti, duke shkelur Kushtetutën e vendit. Dhe, për këtë meriton të shkarkohet nga posti i Presidentës!?"

Për çudë, opozita alarmoi ndërkombëtarët, për gjoja "shkarkim të paligjshëm të kryetarës të KQZ, Valdete Daka; ndërhyrje në Instiktucione të pavarura të Presidentës" dhe përrallisje të tjera! Kjo mbështetje, "blanko", paushalle, nga ndërkombëtarët, përkatësisht, Raporti i Këshillit të Evropës, KE, për Kosovën, trimëroi prepotenten, arroganten Daka, t`i drejtohet Avokatit të popullit, për ta shpenë ankesën, "kundër shkarkimit të paligjshëm, në Gjykatën Kushtetuese, për të vlerësuar nëse shkarkimi i saj, si kryetare e KQZ, ishte i bazuar apo jo?!"

Dhe, kjo ndodhë kur mijëra ankesa nga votuesit mërgimtarë, heshtën në sirtarët e institucioneve burokratike. Përndryshe, Valdete Daka, sot, duhej të ishte prapa grilave, për shkeljen e të drejtave, për votim të shumë mijëra mërgimtarëve, qoftë me afatizimet e procedurave idioteske, qoftë edhe me shpalljen e pavleftëshmërisë fiktive të mijëra fletë-votimeve, pse ato i përkisnin një partie rivale të partisë të kryetarës Daka.

Me veprimet e saj rrënuese, një kuotë që duhej të ishte e përafërt me numrim e votuesëve në Kosovë, e reduktoi në vetëm 9.600 votues! Pra, tej 17 herë më pak, se sa në zgjedhjet paraprake, kur mërgimtarët ende nuk e kishin mësuar të vërtetën manipuluese të votimit me postë, nga kryetarja Valdete dhe soji i saj. Dhe, megjithatë, zonja Daka merr guxim të ankohet, kinse, "për shkarkim të padrejtë!"

Vërtet, guxim i tepëruar i kuadrës të PDK-së, Valdete Daka, aq më shumë, në mungesë të shefit të saj, Hashim Thaçit!

Si veprimtar i Mërgatës, kontaktet me bashkëkombasit, i kemi të përhershme dhe të bollshme. Ka shumë pakënaqësi dhe ankesa të bazuara, sepse, qoftë letrat, komunikimet digjitale, telefonatat dhe rrugët tjera të komunikimit, në vend të përgjigjës, KQZ ka zgjedhur heshtjen! Ashtu ka ndodhur edhe me pyetjet e mia - pa përgjigje. Për ilustrim, po ju dërgoj vetëm njërën nga letrat dërguar KQZ.

Të nderuar punonjës të KQZ

Prishtinë - Kosovë

Përshëndetje dhe punë të mbara!

Si gazetar, ngrita problemin: Nëse mund të regjstrohen për votim në balotazh, ata që, për arsye të ndryshme, nuk kanë arritur të votojnë në zgjedhjet e 17 tetorit?

Megjithatë, pyetja ime, mbeti pa përgjigje!?

Keni bërë shpjegime të bollshme, por jo edhe çështjen, të cilën po e shtroj, madje, të përsëritur!

Nisur nga kërkesat e bollshme, nga mërgimtarët, e përsëris pyetjen time dhe pres përgjijgje të ngutshme.

Uroj për mirëkuptim!

Falë me shëndet,

Idriz Zeqiraj, Mynih, Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat