Fitoi Abdixhiku, e mundi Mustafen, Veliun ... e mundi “xhuxhin” nga “7 shkurtabiqët”

Opinione

Fitoi Abdixhiku, e mundi Mustafen, Veliun ... e mundi “xhuxhin” nga “7 shkurtabiqët”

Agim Vuniqi Nga Agim Vuniqi Më 15 nëntor 2021 Në ora: 09:29
Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama

Në këto zgjedhje fitoi Abdixhiku, e mundi Mustafen, Veliun, e mundi Hotin, e mundi “xhuxhin”  nga fabula e “Borbardhës dhe 7 shkurtabiqëve”, e mundi edhe Luten, e mundi garniturën e vjetër partiake të LDK-së.

Pra e mundi edhe LDK-në, duke kandiduar një kandidat që pak kupton nga politika “Prishtina është shtet në shtet”, dhe fitoi duke rrëzuar mitet e degëve, nëndegëve, rremave e pipave, zgjodhi për kandidat kandidatin karizmatik, i cili qytetarit të Prishtinës ia ofroi Dubain, ia dorëzoi çelësat e Prishtinës londinezit të natyralizuar Rama, i cili nuk është as anëtar i LDK-së, as që ka kontribuar për LDK-në.

Rama nxori nga sandëku i mërgimtarit një grumbull dëshirash, projekte ideore… duke e bashkuar edhe opozitën.

Se fitoi Abdixhiku, këtë do ta kuptojë edhe Rama, herët a vonë, kur ta kuptojë se Prishtina nuk është shtet, por është një bashkësi fshatrash, fshat i madh, ku jetojnë votuesit të cilët i pëlqejnë pikturat e vizëllueshme…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat