Imperativi i Kosovës: Të shfrytëzojë momentin e të veprojë!

Opinione

Imperativi i Kosovës: Të shfrytëzojë momentin e të veprojë!

Prof. Dr. Enver Bytyçi, Bota sot Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi, Bota sot Më 10 dhjetor 2021 Në ora: 10:19
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Departamenti i Shtetit Amerikan filloi të publikojë ndëshkimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon. Veriu i Kosovës zë vendin kryesor në këtë paketë. 16 biznesmenë dhe zyrtarë serbë janë shpallur non grata dhe do të ndëshkohen nga departamenti i Thesarit të SHBA-ve me konfiskim të pasurisë. Akuza është shumë e rëndë: Trafiqe, krime, vrasje dhe mbrojtje nga politika. Këta kontrabandistë dhe trafikantë kriminelë kanë mbajtur veriun e Kosovës peng në këto 22 vite.

Kanë mundur të bëjnë para të pista e me to të financojnë partitë politike, përkatësisht partinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Listën Srpska në Kosovë dhe ndonjë parti politike shqiptare të Kosovës. Mbi gjithçka, kanë mundur të financojnë dhe organizojnë barrikada dhe vepra kriminale kundër shtetit të Kosovës! Në këmbim të lidhjeve me politikën kriminelët që kanë mbajtur peng veriun e vendit kanë marrë tenderë nga qeveria serbe, si dhe qeveria e Kosovës. Një bashkëpunim perfekt natën me Beogradin i atyre që ditën bënin patriotin.

Këtë vendim amerikan e përshëndeti edhe kryediplomati i BE-së, Borrell. Por ai tri-katër ditë më parë kërcënoi kryeministrin e Kosovës, zotin Kurti, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat