Kosova dhe Josep Borell siç po u tregohet në dialog

Opinione

Kosova dhe Josep Borell siç po u tregohet në dialog

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:50
Prof. Dr. Zija Lleshi

Në përplasjen me Kryeministrin e Kosovës z.Albin Kurti, në takimin e katërt të Këshillit për Stabilizim - Asociim (Këshilli i SA) ndërmjet Republikës Kosovës dhe Bashkimit Evropian, z. Josep Borell, dërmjetsues i BE në dialogun Kosovë-Serbi, kundërshtimin e tij e filloi: “Jam demokrat.....” Që kur z. Borell u bë demokrat, shtrohet pyetja? - Demokrat vetëm në fantazinë e tij. Madje as aty, sepse edhe vetë në koshiencën e tij e din se nuk është i tillë. Demokrat vetëm si vetëreklamim. Larg është ai prej demokratit! Në Kosovë nuk ka lërë as më të voglën përshtypje të një demokrati. Përkundrazi. Në Kosovë e njofin si një autokrat. Kjo më së miri u pa edhe në këtë takim dhe në përplasjen që aty kishte me z. Kurti.

Në këtë takim z. Kurti dha sqarimin lidhur me “Asociacinin e komunave me shumicë serbe” (në vazhdim: Asociacioni) se Gjykata Kushtetuese e Kosovës (në dhjetor 2015) me aktgjykim të prerë e ka hedhur poshtë dhe e ka vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si marrëveshje jokushtetuese në të cilën 23 nene të kushtetutës shkelen me atë, si dhe përpos kësaj, më tutje secili nga shtatë kapitujt e Asociacionit nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Njëkohësisht ajo Gjykatë e ka goditur edhe frymën e këtij Asociacioni. Prandaj aktgjykimi i kësaj Gjykate e bënë të pamundur implementimin e asaj marrëveshje, sipas z. Kurti. Në këtë z. Borell, sikur të ishte dialogues e jo ndërmjetsues, iu kundërvua z. Kurti : “ Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bënë të pamundur implementimin e kësaj marrëveshje, që është lidhur nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve.”

Përpos që kërkon në mënyrë të përsëritshme zbatimin e marrëveshjës, z. Borelli bënë edhe klasifikimin e rëndësisë së marrëveshjeve të kontraktuara kur thot në vazhdim: “Më vjen keq kryeministër, por më duhet t’iu kërkojë vazhdimisht për implementimin e kësaj marrëveshje. E di që ka marrëveshje që s’janë implementuar nga të dy palët, por kjo është më e rëndësishmja”, duke e vlerësuar formimin i Asociacionit si “prioriteti i të gjitha prioriteteve” (avokim i hapët Serbisë dhe formulim i rëndësisë nga retorika e Vuçiqit). Meqë merrët me sistematizim të rëndësive, z. Borell duhet ta kuptojë se formimi i Asociacionit nga aspekti i Kushtetutës së Kosovës është “shkelje e të gjitha shkeljeve”. Kjo për faktin se rënon sistemin unitar shtetëror të shtetit të Kosovës, bosnizon Kosovën, si dhe meqë jemi shoqëri multietnike, Kushtetuta nuk lejon struktura njëetnike e as kompetenca ekzekutive të tyre.

Zoti Borell në këtë përplasje mendon se i është ofrua shansa e tij, për axhendën që e ka ndër mend, dhe vërsulet me kërkesën e potencuar të tij e me synim djallëzor të dobisë së dyfishtë. Së pari, nëse e arrinë suksesin, ia faturon të gatshme Asociacionin Serbisë, dhe së dyti, (këtu e shef dobinë edhe më të madhe, në favor prap të Serbisë), i nxjerr probleme të pakapërcyeshme z. Kurti meqë si Kryeministër e ka për detyrë primare të ruaj rendin shtetëror të Kosovës. Kështu do të vinte deri te rrëximi i Qeverisë për shkak të shkeljës flagrante të Kushtetutës, që në këtë rast trivial do të ishte fitorja akoma më e madhe e Borellit dhe gëzimi poashtu akoma më i madh i Serbisë (e, siç thot populli, aq e vlerëshme sa “nuk paguhet me asgjë ! ”)

Zoti Borelli zyrtarisht është i nominuar në dy detyra: si ndërmjetëues në dialogun Kosovë-Serbi dhe si Shef i diplomacisë BE. Në opinion në Kosovë egziston bindja se ai është në angazhim edhe të rolit të tretë si avokat i Serbisë në bazë të paraqitjeve të tija proserbe. Për atë pakicë që akoma nuk ishte e bindur në këtë, kësaj radhe u bë plotësiaht e qartë meqë z. Borell, i papërmbajtur dhe në përpjekje për t´ u dëshmuar para atyre që duhet të dëshmohet me rolin e tij, u vetëdekonspirua duke tejkaluar kufirin e rolit kryesor si ndërmjetsues dhe duke u sjellur ndaj z. Kurti si dhe gjykatës. Kjo shiqohej si rol i tretë që i kishte caktuar ai vedit, rol privat dhe axhendë e tij private.

Zoti Borell në atë mënyrë duke u angazhuar tërësisht për formimin e Asociacionit në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës ai inkurajon reaksionin serb në Serbi. Ashtu destabilizohet rajoni dhe shtohet akoma më shumë rreziku për luftë. Dhe, derisa Serbia lobon nëpër botë për çnjohjen e shtetësisë së Kosovës, z. Borell shkon edhe më tutje, shumë më larg e shumë më dëmshëm, dhe angazhohet për shkatërrimin total të rendit shtetëror të Kosovës, me çka në kompeticionin me lobimin e përmendur i takon primati. Kosova ka treguar se në bashkësinë me shtetet tjera shkon ose si unitare ose nuk shkon fare.

Për më tepër, formimi i Asociacionit për të cilën avokon dhe insiston z. Borell jo vetëm që është në kundërshtim brutal me Kushtetutën e Kosovës, por një veprim i tillë është në kundështim themelor edhe me Ligjet Ndërkombëtare dhe me Konventën e Vijenës mbi të Drejtën e Kontratave (“Vienna Convention on the Law of Treaties”) që ka hyrë në fuqi më 1980, sipas të cilës marrëveshjet e v. 2013 dhe v. 2015 bëhen të pavlefshme meqë “…shkelja është e manifestuar dhe i përket rregullave të ligjit të brendshëm të rëndësisë fundamentale” (“…violation was manifest and concerned a rule of its internal law of fundamental importance”). Në rastin konkret të Kosovës, vallë a ka shkelje më fundamentale se shkatërimi i rendit unitar shtetëror të mbrojtur me Kushtetutë?

Problemi me z. Borell si ndërmjetësues nuk është vetëm si mundet një ndërmjetësues në dialog të sillët si një gjykatës dhe si një autokrat i vërtetë, por problemi është shumë më i thell se ky. Sepse vetëvetiu shtrohet pyetja që kërkon përgjigje të prerë, se a mundet një pesonalitet i tillë me atë qëndrim e pikëpamje dhe me ato karakteristika të jetë në krye të diplomacisë të BE dhe ta përfaqëson e ta promovon politikën dhe diplomacinë e BE? Përgjigjeja gjindet te vetë pyetja. Prandaj Këshilli i BE duhet të merret seriozsht me këtë çështje në mënyë që ta ruan reputacionin e kredibilitetin e vetë dhe të mbrojë vlerat e përbashkëta në interes të Bashkësisë Evropiane për një Evropë më të fuqishme e më stabile si dhe të zhvillojë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut për të gjitha kombet në mënyrë të barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat