Çfarë emri keni ju pos servila, ju që i duartrokitnit tradhtisë!

Opinione

Çfarë emri keni ju pos servila, ju që i duartrokitnit tradhtisë!

Nga: Halil Geci Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:06
Hashim Thaçi pas intervistimit nga gjykata speciale

Disa injorantë me ndihmën e këtyre analistëve në foto, janë mundua të fshihen pas emrave të mëdhenj kinse unë kam luftuar me guerilen e .......... filan komandantit do by... sh******r e zuzarë kinse po e mbrojnë LDK-në e Ibrahim Rugovës, dhe herë direkt dhe herë indirekt e mbronin interesin rus të shprehur edhe në takimin me Putinin, ju të udhëhequr nga ish kryes... Isa Mutafa dhe Hashimi ‘polari’ i Brojes si dhe përkrahësit e tyre Agim Veliu, Lutfiu, Hakiu në hiqin e pafund...

Me tregoni si ti quajmë ata kur Kosova ishte në tryezën e ndarjes dhe vetëm pritej nënshkrimi këta e mbronin projektin e “polarit” prej Broje, i përkrahur nga LDK-ja me në krye me Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun dhe rrethi i tyre i PDK-së dhe i LDK-së, si t’ju quaj juve by... kur toka e Rugovës ju dha Malit të Zi, pa qenë kurrë e tyre dhe ju i mbronit shitësit dhe ndarësit e Kosovës.

Si t’ju quajmë juve kur u nënshkrua “Ballkani hapur” dhe u nda Ujmani, ju i duartrokitshit tradhtisë.

Si t’ju quaj juve kur ju dha ekstraterritorialitet manastireve, e ju ju duartrokitshit tradhtarëve.

Si t’ju quaj juve që e votuat të dyshuarin kryesor për krime Hashim Thaçin kryetar shteti, kur ju pikërisht ju by... ** që shkruani kishe po e mbronit LDK-në, dhe e bëtë kryetar shteti dhe e mbështetni grupimin politik të atij, që ua mblodhi betë në Prapaqan se kam me ju vrarë dhe ju vranë, e që mbahet në Hagë sepse dyshohet për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së, si Tahir Zemajn, Smajl Hajdarin, e me dhjetëra të tjerë, e ju e mbështetnit projektin e tij nëpërmjet Isës, dhe edhe sot i lejoni koalicionet e hapura me të njëjtit, prandaj emrat e juaj janë qysh tjetër pos të pabesë dhe tradhtar.

Si t’ju quajmë juve kur vetë ju keni dëshmuar se Agim Ramadani, Sali Çekaj janë vrarë nga mbrapa me flloberk nga ata që sot akuzohen në Hagë nga specialja, pikërisht dyshohet se i ka vrarë vija e polarit kurse ju dekoroheshit dhe avansoheshit nga polari si ambasador dhe i duartrokitnit dhe e mbështetëshit Isen kinse ne po e mbrojmë LDK-në.

Veprimet e juaja s’kanë tjetër emër pos tradhtar e të pabesë, ngase shumë më i pabesë është ai që e mbështetë vrasësin e shokut se sa vetë urdhërdhënësi.

Pra, ju që e tradhtuat idealin e atdheun duke ju bërë krah katër ‘hienave’ të Hashimit brenda LDK-së kinse neve po e mbrojmë LDK-në, ju vetë jeni vrastarët e saj dhe të Ibrahim Rugovës. Ju jeni ata që e vratë për së vdekuri Rugovën, Agim Ramadanin Sali Çekajn dhe dëshmoret tjerë të atdheut. Ju ende pretendoni se opozita e juaj e bashkuar me kriminelët e PDK-së dhe të partive të tjera pretendoni se keni fituar, pikërisht kjo opozitë deri më sot kanë bërë kompromise ‘të dhimbshme’, të cilat edhe e kanë dëmtuar funksionalitetin normal të shtetit.

Prandaj, emri i juaj s’ka si të jetë ndryshe, pos zuzar bythë... dhe tradhtar!

Ju pra jeni ata që i keni tradhtuar Ibrahim Rugovën dhe të tjerët, duke ju bërë krah vrastarëve të tyre.

Ju jeni ata që i keni duartrokitur Zajednicës me kompetenca ekzekutive, ju jeni ata që i keni duartrokitur humbjes të 8.226 h tokë Rugove.

Çfarë emri keni ju pos servila, zuzar dhe tradhtar.

Unë dhe grupi i Rugovistëve të përbetuar kemi edhe pak punë derisa ta pastrojmë folenë e “gjarprit” nga LDK-ja nga të cilët atdheu ishte në rrezik nga mbështetësit e shitur dhe ata që i përmenda më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat