Kauza e Lulzim Bashës: antihajdutëria, antikorrupsioni, kundërtradhtia dhe proamerikanizmi

Opinione

Kauza e Lulzim Bashës: antihajdutëria, antikorrupsioni, kundërtradhtia dhe proamerikanizmi

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:03
Skënder Sadri Kapiti

Shqiptarët duhet të jenë në përkrahje të Lulzim Bashës kundër  Trekendëshit të Bermudës RBA, Rama, Berisha, Meta sepse kauza e Bashës është  proamerikanizmi, provetingu juridik, politik e gjithpërmasor; kauza e Bashës është antikorrupsioni, antihajdutëria dhe demokacia, progresi e integrimi.

Nuk e di se cfarë poshtërsie e ligësie ka mbetur akoma pa u bërë shqiptarëve elita e vjetër politike?! 

Shqipërisë i duhet një reformacion rrënjësor për të dalë nga bataku ku e kanë futur politika e vjetër, duhen mbështetur ndryshimi  të  cilin e bëjnë reformatorët. Së pari duhe reformimi i Partisë Demokratike te e cila është shpresa e shqiptarëve  dhe e cila ka mbështejen edhe të SHBA-ve

“Revolucionari” Berisha përballë reformatorit Basha.

Kauza e Berishës së mitingfoltoreve dhe kauza e Lulzim Bashës

Tashmë në Shqipëri prej 3 muajsh ka filluar një llafofoltore e Berishës apo një lëvizje apo “revolucioni” i tij e cila ka si kauzë të vërtetë dhe reale: interesin e tij personal, mbrojtjen e korrupsionit dhe kundër non gratës amerkane leshuar për të nga DASH.

Nuk ka pse të zgjatemi shumë për ta argumentuar këtë fakt pasi kjo tashmë dihet edhe botërisht. Kauza e Berishës është e vjetra dështake që i përket së shkuarës, mbrojta e korrupsionit dhe të privilegjeve të grupit të interesit rreth e pranë Berishës si dhe antiamerikanizmi.

Kauza e Berishës  është edhe antidemokracia dhe autokracia arrogante.

Si antezë kundër kësaj lëvizje berishiste janë kauzat e Lulzim Bashës të cilat janë: Liria dhe Demokratizimi i PD-së,   prurja e saj në pushtet; hapja dhe transparenca; lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit; dekriminalizimi i politikës dhe dekomunistifikimi i Shqipërisë;dhënia fund e tranzicionit dhe integrimi i Shqipërisë.

Këto që këkon si kauza Basha i shërbejnë edhe shoqërisë,shtetit ligjor dhe demokratik, zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë.Basha nuk kërkon revolucion ,por kërkon evolucion demokratik e ligjor, qarkullim elitash,  kërkon zhvillimin e demokracisë dhe të shtetit , sepse demokracia është penguar dhe bllokuar nga krimi, korrupsioni, vjedhja dhe nga arroganca e ligësia e elitës së vjetër politike e cila është lidhur me lloj-lloj nderthurthjesh ,kurthesh,intrigash e pabesish kundër popullit dhe kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat