Si do të duket Shqipëria pas “martesës” me Serbinë?

Opinione

Si do të duket Shqipëria pas “martesës” me Serbinë?

Nga: Fahri Xharra Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 23:29
Fahri Xharra

I tërë stabiliteti i Ballkanit perëndimor lidhet sot me rolin dhe përceptimin e politikës serbe, e cila me udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, si diçka tashmë kinse të «refomuar», por në realitet pa dyshim se rruga e saj nuk dallon nga e kaluara, dhe asgjë nuk ka të veqantë në historinë e një populli bezdisës dhe luftënxitës – këte udhëheqja shqiptare nuk po e vëren.

“Prandaj, me çfarë logjike duhet t’u besohet njerëzve të tillë sot, kur një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kasapit të Ballkanit, që dha urdhër për shkakëtimin e këtyre krimeve në Kosovë, ishte vetë Aleksandër Vuçiq, i cili sot inicon projektin e «Ballkanit të hapur», që më parë dëshiron të bëjë tregëtinë e lirë të mallrave se të inicojë të bëjë lëvizjen e lirë të njerëzëve.- shkruan shkruan Dedë Preqi në Zemren Shqiptare”. 

Përkundër të gjitha të këqiajve që populli shqiptar i ka pëjetuar prej Serbisë që nga viti 1800 e këndej, simpatia për serbët është shumë e madhe tek populli shqiptar i Shqipërisë. Këte e them me bindje duke e lexuar historinë dhe të kaluarën tonë në burimet serbe dhe shqiptare.

“Spiunët dhe diplomatët rusë janë përfshirë për thuajse një dekadë për të shprëndarë propagandë dhe nxitur trazira në Maqedoni si pjesë e përpjekjeve të gjëra të Kremlinit për të rritur ndikimin e tij përgjatë vendeve të ish-Jugosllavisë dhe për të pamundësuar anëtarësimin e tyre në NATO si dhe për t’i shkëputur ato nga ndikimi perëndimor, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”.

Të gjeturat e këtyre dokumenteve tregojnë për përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur “nacionalistët prorusë dhe antiperëndimorë në Maqedoni”. 

“Aktivitetet inteligjente të Moskës janë kryer nga ambasada ruse në Shkup, nga tre agjentë të Shërbimit të Jashtëm Inteligjent si dhe nga stacioni i tyre në Beograd, por edhe nga katër spiunë të agjencisë inteligjente ushtarake ruse me bazën e saj në Sofia të Bullgarisë.

Në një nga këto dokumente sekrete thuhet se agjentët rusë kanë punuar për të rekrutuar pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë dhe ministrin e Brendshëm, me qëllim të krijimit të një ‘mase kritike të individëve të stërvitur ushtarak, të cilët në momente dhe situata të rëndësishme politike do të ishin të përdorshëm për interesat ruse’. Ja, pra kjo është Maqedonia e Zaevit!

Në Shqipëri shpërthejnë skandalet si ky i fundit. Pas skandalit të sotëm me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e mbi 637 mijë punonjësve në publik e privat, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë, ka reaguar edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Këta të fundit i bëjnë thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private. Por ato po qarkullojnë .

Jeni shtet i NATO-s,  nuk jeni shtet që iu beson bota.!

Eshtë një mrekulli e madhe që  i shpëtuam gllabërimit të fqinjëve, jo ps e deshem ne , por deshti Europa dhe Amerika, që të ngelim se paku si fosilet e një populli të lashtë.

Tani me Ballkanin e Hapur ç`po ndodhë dhe ç`do të ndodhë : një gjë është e sigurt që bujqit shqiptar do të shesin lirëshëm kastraveca dhe bostan nëpër Serbi, kurse Serbët me parat ruse do e blejnë bregdetine Adriatikut, pa e llogaritur edhe spionazhin serb që do të futet në të gjitha poret e thelbësore të Shqipërisë.

Deri sa ( po flas vetëm pas LDB ) ne shqiptarët e Kosovës ishim sharrëxhitë e Beogradit, të iu rikujtoj poezinë e Esad Mekulit “Sharrëxhiu”, kushtuar shqiptarëve që punonin si puntorë krahu, të poshtëruar e të fyer, në Beograd:
 “Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij. Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shokë, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?  O vëlla me sharrë në krah   Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sqetull  Me sharrën e stërlashtë mbi krah dhe sëpatën e mprehtë të rrasun në shokë

Ne dimë që jemi të llojit që nuk kemi çka të ekportojmë në Serbi,” përveq farërave të kungullit” (kështu e thoshin gjermanët dikur), dhe duke e ditur varfërinë ekstreme që e kemi, a mos po e këthejmë epokën e sharraxhiut shqiptar nëpër  Serbi?

Mos qoftë kurrë ashtu si po e shoh unë, por parajsë me Serbinë nuk ka.

A mos ky tentim për një konfederatë me Serbinë të cilën e ëndërronte Enveri, por ra Stalini e na shpëtoi.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat