Trinomi Kurti – Sveçla – Haxhiu, diga kryesore ndaj bartësve të krimit

Opinione

Trinomi Kurti – Sveçla – Haxhiu, diga kryesore ndaj bartësve të krimit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 09:59
Ruzhdi Peçani

Më 17 shkurt 2008 Kosova u shpallë shtet i pavarur dhe demokratik! Po si do e bënim shtetin apo mjaftonte se e shpallëm? Tani mund ta bënim si donim, ishim të pavarur dhe ia filluam ta bënim shtetin, mu si ajo loja “një kuti ti – nja unë”.

Kosova ka narrativën e vulosur dhe që fillon nga parlamenti, me deklaratat politike, ashtu si që është në shumë vende jodemokratike dhe shoqërive jo shumë të sigurta.

Hulumtimet kanë treguar se shumica e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pos në krejt shtetin, ndodhë në nivelin lokal. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje fituan zgjedhjet ,parlamentare më 14 shkurt, me programin për luftimin e krimit dhe korrupsionit, të simbolizuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),që në vazhdimësi kishin retorikën “zero” tolerance.

Pararendësit e krimit ishin nga fonde të ndryshme. Fondi “Vendlindja thërret” ishte një fond i kontrolluar nga liderë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në atë fond mblidheshin para në të gjithë Evropën. Lëvizja Popullore e Kosovës “Lëvizja Popullore e Kosovës”, është formuar në vitin 1997-98, ka grumbulluar para në diasporë dhe prej saj është formuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në vitin 1999 dhe “Fondi 3%” 1991 nën kontrollin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përse 12 vjetësh i mbrapshtë?

Që në fillimin e pasluftës u fillua me privatizimet e shumta të kompanive që karakterizoheshin me jo transparencë, Sharrcem (fabrika e çimentos), Amortizatori nga Prishtina, Ferronikeli nga Gllogovci (Drenas),M.I.M “Goleshi” në Magurë dhe shumë tjera, janë të lidhura me strukturën pronësore. Çështja dhe pyetja kyçe qëndronte kaherë se si Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), distribucioni dhe aeroporti dhe ndërtimi i rrugëve u privatizuan apo iu dhanë me koncesion kompanive turke.

Ja pse, për këto që ndodhën ka mbetur në kujtesën e qytetarëve: Për privatizimin e egër, jo sipas modelit Slloven, po sipas “modelit tonë autokton”, privatizimi i ndërmarrjeve duke i shkallmuar njëherë e pastaj me pazare të lira “aksham pazar hesapi”, vazhduam me gllabërimin e tokave publike edhe këto “aksham Pazar”, prej 1,0-150 euro/ari

Në Kosovë janë raportuar shembuj të shumtë të krimit, korrupsionit, shantazhit dhe frikësimit. Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, misionet e EULEX-it, kishin shprehur shqetësimin për rastet e raportuara të kërcënimeve, frikësimit dhe presionit. Sferat e interesit mes elitave politike ishin të ndara dhe funksiononin sipas një marrëveshjeje informale që “asnjëra pale të mos e prekë tjetrën”. Shto këtu edhe tregtinë e paligjshme dhe monopolizimin e tregut dhe biznesit.

Qeveria me vendosmëri për luftimin e krimit

Analistët besojnë se qeveria aktuale në Kosovë do të vazhdojë luftën intensive të filluar dhe atë si të pamëshirshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu janë vënë si digë për strukturat kriminale dhe korruptive. Duke qenë se komunitetet lokale janë vatër korrupsioni, zgjedhjet lokale janë një mundësi për strukturat politiko-kriminale-korruptive që të mbrojnë interesat e tyre duke kundërshtuar autoritetet aktuale dhe LVV-në.

Prandaj, sulmet në veçanti ndaj trinomit Kurti-Sveçla-Haxhiu dhe gjithë kabinetit ministrorë, do të intensifikohen me qëllim të eliminimit të tyre nga jeta politike. Prandaj, zgjedhjet lokale paraqesin një pikë kthese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka fuqi për t'u marrë me krimin dhe korrupsionin dhe rezultatet në atë segment do të jenë të dukshme së shpejti, që tani po shihen efektet.

Kryeprokurori i shtetit indolent

Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për operacionin e suksesshëm në bastisjet në Shtërpcë, Ferizaj dhe në Prishtinë, që u përmbyllë me 10 të arrestuar, reagoi kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, duke e vlerësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të institucionit të pavarur të prokurorisë, dhe duke e parë si pengesë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Po kush do jenë pronarët e vilave, që prokuroria e shtetit nuk guxonte t’i hetonte deri dje dhe t’i arrestonte të dyshuarit për krimet e shumëfishta në Brezovicë nga zyrtarët e Shtërpcës dhe të tjerë?

Ky reagim i kryeprokurorit mori kundër reagimin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila vlerësoi se pa punën e Ministrisë së Brendshme, prokuroria do të kishte vazhduar heshtjen.

“Pse nuk vepruan më herët kur ish zyrtarë të lartë duke nisur nga ish-presidentë, ish-kryeministra e ish-ministra dhe udhëheqës të institucioneve shumë të rëndësishme në vend ndërtuan vila në Brezovicë?”

E ish-ministra mund të jenë jo më dy, po sipas të dhënave, akoma të pakonfimuara, nga ministrja Haxhiu, mund të jenë 20 apo 100 që nuk do na habiste. Deputetët sikur duket të jenë kursyer, presim dhe shohim – mundësia se nuk do jenë edhe të pakët!

Opozita ka hallin tjetër…

Opozita hallin e ka tek vetja, që nga ardhja e kësaj qeverie, andaj dhe nuk do jepnin mbështetje politike për aksionet antikrim që ishin ndërmarrë në Mitrovicën e Veriut, Karaqevë, për subvencionet dhe tani në Shtërpcë –Brezovicë. Opozita në mëndje mbajnë vetëm se si të rrëzohet qeveria edhe pse dinë fortë mirë se “rrushi është i thartë”, ngase nuk e kanë “kumbarën” , zotin Richard Grenel në cilësinë e “guvernatorit” të Kosovës, rrëzimi i Qeverisë në kohen e pandemisë në bashkëpunim me udhëheqësit e asaj kohe të korruptuar, të shantazhuar dhe nën akuza të rënda, bashkë me grupet dhe koalicionet e pasluftës, gati na sollën buzë greminës fatkeqësisht afatgjate.

Se ish Qeveria nuk synonte luftimin e krimit, po të fitonte zgjedhjet dhe mendonin po të humbi zgjedhjet të krijonin mekanizmat mbrojtës. Ashtu që në janar 2020, në prag zgjedhjeve, partitë politike të koalicionit të ish Qeverisë, në detyrë, do ngarendnin në kapjen e institucioneve duke emëruar drejtor si në Doganë, ATK, Policinë e Kosovës, Inspektoriatin e Policisë, QSKUK dhe emërime në konsullatën e Kosovës në Zvicër. Të gjitha këto në stilin ”kap çka mund të kapet”!

Edhe raportet ndërkombëtare kanë thënë se në të kaluarën ka pasur krim e korrupsion në nivelin e lartë dhe nuk ka pasur ndjekje penale për nivelin e lartë. Po tani janë pjekur të gjitha parakushtet për luftimin e krimit të organizuar, ashtu që edhe të gjithë të inkriminuarit, po edhe të nivelit të lartë “peshqit e mëdhenj” që ishin të sillen para drejtësisë.

Qeveria duket se nuk do ndalet dhe vazhdon të inkurajoj policinë që të ndërmerr veprime të ngjashme si ato në Brezovicë. Kjo Qeveri ka pastërtinë, ndershmërinë dhe vendosmërinë për t´u vënë me përkushtimin më të madh në mbrojtje të interesave të popullit dhe të shtetit.

Tani më Qeveria edhe ka marrë mbështetje të fuqishme, ku përveç veprimit nëpërmjet listës së zezë, SHBA-ja e edhe ka caktuar një Këshilltar të Përhershëm Ligjor për të rritur kapacitetin për të hetuar, ndjekur penalisht dhe ndjekur rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat