Për ta thënë të vërtetën, vetë duhet të jesh i pastër!

Opinione

Për ta thënë të vërtetën, vetë duhet të jesh i pastër!

Nga: Adem Bytyqi Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:53
Adem Bytyqi

Dihet se nuk ka qeveri ideale në botë, por ka qeveri të pa koruptuar e cila edhe pse në kushte të vështira mundohet për aq sa mundet me të gjitha aftësitë dhe kapacitet që disponon për t'i dalë në ndihmë popullit.

E tillë dukët të jetë qeveria aktuale, anipse opozita nuk lënë gurë pa rrukullisur për ta bindur se është në rrugë të gabuar dhe duhet të largohet sa më parë nga qeverisja e vendit me qëllim që ajo vetë të vije në pushtet për ta qeverisur vendin ashtu siç di për ta qeverisur vendin siç e qeveriste pa i humbur zgjedhjet e fundit.

Dorën në zemër detyra e opozitës është që të kritikojë pozitën - me vend dhe orgumëte aty ku është për t'u kritikuar, mirëpo kur po i dëgjoj disa deputëtë të cilët janë të korruptuar deri në palcë t'i japin këshilla qeverisë aktuale se si duhet të ndihmojë qytetarët në këtë kohë krize ekonomike, pandemike dhe energjitike, vërtet të vije për të vjellur.

Çka mund të thuhet për një opozitë e cila nuk e ngritë gishtin në Kuvend edhe atëherë kur aprovohen Marrëveshjet ndërkimbëtare të cilatë janë në interes të gjithë qytetarëve pa dallime dhe ngjyrime politike.

 

Madje për çudi, kjo opozitë nuk është e kënaqur edhe atëherë kur pozita - qeveria e lufton korrupsioni dhe të korruptuarit i arreston për korrupsion dhe afera tjera korruptive.

Edhe pse qeveria nuk mund të amnistohet për ca anomali siç është mungesa e energjisë elektrike, ani pse një kriza energjitike ndihet gjithandej në rajon dhe më gjerë, obligimi i qeverisë është për t'i zgjidhur hallet e qytearëve e jo për t'u arsyetuar, migjithatë me një opozitë siç është kjo aktualja e disorgonizuar , konfuze e pa vizion e etur për të ardhur në pushtet sa më parë me çdo kusht edhe atëherë kur nuk e meriton, vendi nuk mund t'i dërgojë përpara shumë procese të domosdoshme për vendin, atëherë kur kërkohet edhe vota e opozitës dhe ajo mungon për shkaqe të pajustifikueshme, siç është rasti i aprovimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në intres të vendit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim si dhe në raste tjera kur opozita do të duhej për t'iu bashkuar pozitës -qeverisë kur qeveria vepron në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat