Kosova në vitin e Ri 2022, do të dëshironte që tradhtinë e korrupsionin para ligjit ta rreshtonte

Opinione

Kosova në vitin e Ri 2022, do të dëshironte që tradhtinë e korrupsionin para ligjit ta rreshtonte

Nga: Rexhep TORTE Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 17:23
Autori

“Tradhtia ndaj atdheut nuk falet, edhe sikur të bësh shumë të mira pas saj”, është fjalia që e shkruajti me gjakun e tij në murin e qelisë në Burgun e Kalasë së Shkupit, atdhetari dibran dhe mbarë shqiptar Cen Elezi gjatë torturave të UDB-së Jugosllave dhe Maqedonase në vitin 1949.

Tradhtarët, hajnat e mashtruesit duhet detyrimisht sa më parë të dalin para ligjit dhe t’ia kthejnë borxhin Kosovës. Ata duhet të jenë prapa grilave dhe pasuria e tyre e jashtëligjshme duhet të konfiskohet dhe t’i kthehet popullit.

Tradhtia, hajnia dhe mashtrimi janë tiparet më të ulëta dhe më shkatërrimtare të shpirtit dhe dinjitetit të njeriut.

Tradhtarët, hajnat dhe mashtruesit janë pa fije morali e karakteri, te ata nuk ekziston asnjë gram etike shpirtëerore kombëtare dhe njerëzore.

Atdhetari Cen Elezi, nga Dibra e Vogël-Peshkopia, luftoi për një Shqipëri etnike dhe demokratike, duke i organizuar trimat e Krahinës së Dibrës kundër ushtrive okupuese të Serbisë dhe u bë sinonim i qëndresës dhe patriotizmit.

Cen Elezi bënte bashkërendimin e forcave të Kosovës dhe të Krahinës së Dibrës duke i luftuar armiqtë dhe tradhtarët që e cënonin integritetin territorial të shqiptarëve.

Ky qëndrim i atdhetarit Cen Elezi e hidhëroi edhe Enver Hoxhën, i cili dëshironte që Cen Elezin ta likuidojë si gjatë luftës ashtu edhe pas çlirimit nga nazifashistët.

Kjo e detyroi Cen Elezin që me trimat e tij të mbetet maleve duke shpresuar te ndihma e angloamerikanëve për bashkimin e trojeve shqiptare.

UDB-ja Jugosllave dhe Maqedonase Cen Elezit ia përgatitën kurthin, e mashtruan, e prenë në besë dhe e burgosin në Burgun e Kalasë së Shkupit, ku pas torturave çnjerëzore Cen Elezi vdes më 9 maj 1949, duke shkruajtur me gjakun e tij në murrin e qelisë fjalët, “ Tradhtia ndaj atdheut nuk falet, edhe sikur të bëjsh shumë të mira pas saj”.

Këtë fjali të Cen Elezit, të këtij atdhetari dibran dhe mbarë shqiptar të shkruajtur me gjakun e tij në Burgun e Kalasë së Shkupit, duhet ta kemi shembull edhe në ditët e sotme.

Dashtë Zoti i Madhërishëm që Kosovës së bekuar dhe të larë e të njomur me gjakun e shqiptarëve, në Vitin e Ri 2022,t’ia sjell sundimin e ligjit dhe të drejtësisë, begatinë dhe lumturinë e shumëpritur.

Dashtë Zoti i Madhërishëm që në Kosovë të vjen e mira dhe mbarësia në rafshin e brendshëm dhe atë ndërkobëtar.

Dashtë Zoti i Madhërishëm që në Kosovë kurrë më të mos vijnë udhëheqësit si soji i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit.

Dashtë Zoti i Madhërishëm që në Kosovë kurrë më të mos vijnë megociatorë në dialogun Kosovë-Serbi si soji i Hashim Thaçit, të cilit Serbia ia vuri në dorë gërshërët për ta ndarë Kosovën.

Si soji i Isa Mustafës, i cili Kosovës ia solli Asociacionin e komunave serbe si kopilin te dera.

Si soji i Avdullah Hotit, i cili nënshkruajti marrwveshjen skandaloze të 20 shtatorit 2020 nw Uashington.

Si soji i Edita Tahirit që ia solli Kosovës fusnotën si peshqesh nga Serbia kriminale.

Si soji i Skender Hysenit, që krekosej kur fotografohej me Richard Grenelin, emisarin pro serb të Donald Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi.

Në vitin 2021, në vitin që po e lëmë pas, shkëlqimi dhe shpresa e Kosovës ishin zgjedhjet e 14 shkurtit, që sollën fitoren plebishitare e Vetëvendosjes dhe ardhjen e treshes udhëheqëse Albin Kurti-Kryeministër, Vjosa Osmani -Presidente dhe Glauk Konjufca-Kryeparlamentar i Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, Vjosa Osmani dhe Presidenca, si edhe Glauk Konjufca dhe Parlamenti i Kosovës, pritet që në vitin 2022 pa vonesë ta luftojnë korrupsionin me ashpërsinë më të madhe, mashtu siç e kërkojnë SHBA-të, e jo siç dëshiron opozita e sotme në Kosovë.

Qeveria e Albin Kurtit, pa humbur kohë duhet t’u tregojë peshqve të mëdhenj, milionerëve hajnë e tradhtarë të pasluftës në Kosovë, se vendin e kanë para ligjit dhe prapa grilave, ndryshe këta peshq të mëdhënj bëhen gjarpërinj të mëdhenj për ta kafshuar dhe helmuar edhe më shumë Kosovën.

Oj opozitë e mjerane, tradhtare e mëkatare në Kosovë, na trego njëherë cila qeveri në botë, me nëntë muaj moshë, në një shtet si Kosova që ti opozitë e sotme e bëre shoshë, mund të arrijë më shumë se sa që në Kosovë arritën Albin Kurti dhe Qeveria e tij?!

O votues të manipuluar, të mashtruar, të mëkatuar në Kosovë, na tregoni njëherë cila qeveri në botë me nëntë muaj moshë, në një shtet si Kosova që opozita e sotme e bëri shoshë, mund të arrijë më shumë se sa që në Kosovë arritën Albin Kurti dhe Qeveria e tij ?!

Oj opozitë mjerane, o votues të manipuluar e të mëkatuar në Kosovë, na tregoni njëherë, cila qeveri në botë me nëntë muaj moshë, në një shtet si Kosova që opozita e sotme e bëri shoshë, mund të arrijë më shumë se sa që në Kosovë arritën Albin Kurti dhe Qeveria e tij, në Kosovën që e trashiguan të katandidisur, të zhvatur, të molisur, të vjedhur e të braktisur, e gati për ta ndarë dhe për ta shitur, nga ti opozitë e sotme me keqqeverisjen tënde në 21 vitet e kaluara?!

Për t’i kuptuar më mirë konstatimet e mësipërme po Jua prezentojmë shëmbujt si vijon:

Naim Niftari, ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, po jep në vazhdimësi një kontribut të shkëlqyer në demaskimin me argumente të vllavrasësve për pushtet, të tradhtarëve dhe hajnëve gjatë luftës dhe pas çlirimit të Kosovës.

Naim Miftari në ditëlindjen e Hashim Thaçit, iu drejtua me urimin, “ Jetofsh 150 vite, por në Kosovë kurrë më mos u kthefsh”.

Naim Miftari më 28 tetor 2021 në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve, botoi shkrimin me titull, “ Shqetësimi i hajnave “, ku theksoi se, “ Ish pushtetarët ia vodhën Kosovës mbi 4 miliardë euro, vetëm përmes asfaltit.

Tokat e privtizuara nga 3 euro, dhe pastaj ia shitën shtëtit me 1500 euro një metër katror.

Shkatërruan çdo fabrikë, fakultetet dhe spitalet, ekonominë e Kosovës, u pasuruan dhe u bënë milionerë.

U shpërngukën mbi 500 mijë shqiptarë drejt Evropës.

Ata shitën dhe falën tokë të Kosovës shteteve përreth, e grabitën çdo tokë bujqësore, ata që para luftës nuk kishin as kocak të pulave e mezi e ngimin barkun me bukë pa kurfarë pasurie para derës, sot të njejtit kanë dhjetara shtëpi, banesa, vikendica, vetura, lokale, restorante, dashnore….. e qindra hektare tokë, e janë sot multimiionerë, të njejtit sot qenkan shqetësuar pse Qeveria e Albin Kurtit e paska paraparë lidhjen me një rrugë të trevave strategjike shqiptare të rajonit të Tetovës me Kosovën.

Këta plaçkitës renegatë e kriminelë, sot janë veshur me kollare e luajnë rolin e njeriut të ndershëm”, thotë në fund Naim Miftari.

Naim Miftari në mënyrë të argumentuar ka publikuar edhe bashkëpunimin korruptiv ndërmjet Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit.

Prof.Dr. Nazim Qehaja në letrën publike të botuar WEB faqen e “Bota Sot” në tubrikën Opinione më datë 5 nëntor 2021 me titull “Komandantët u lëshuan në plaçkë , ururpime, vrasje e kërcënime !”, shkruan se:

“Gënjeshtër ishte lufta e tyre çlirimtare dhe shpallja e shtetësisë dhe e pavarësisë së Kosovës!

Më kujtohet si sot njerëzit me uniforma dhe në krahëror me emblemën e UÇK-së , që zbritën me KFOR-in nga malet dhe pa një pa dy u lëshuan si mizat pas “Mjaltit” në plaçkë dhe në uzurpime, në vrasje dhe në kërcënime.

Ndodhi zhbërja e ushtrisë dhe formimi i partive politike për pushtet dhe për tu pasuruar duke vjedhur, jo për të ndërtuar shtet. Në këto parti u futën njerëzit më të ndyrë, individualisht dhe familjarisht argatë të Serbisë. Injorantë , gjakfëlliqur, servil e armiq.

Shkatërruan gjithçka të bukur, lumenj, kodra, fusha, male e fabrika.

Për të përfituar diploma për familje dhe për vete hapën shumë universitete.

Jetën dhe shëndetin e bënë tregti duke mos lënë anash dhe vdekjen.

Më vonë shkuan në Austri për të biseduar për shtetin. Biseduan çka biseduan dhe dy republika na i pruan.

E siç deklaronte atëherë profesor Luta, i pari i grupit të konakut, të kryer për bilologji, por vetëm me provimin e dhënë të paraushtarakut, Serbisë në Austri, ia bëmë tetë me dy!

Jo më shumë e 4 vjet nuk u zuri bytha vend, u ngritënnë protesta, demonstrata, djegën shumë shtëpi dhe kisha, se kështu u kishte thënë Serbia.

Dhe kështu vazhduan burrat e odave përvetësuan shtëpi, pallate, lokale e toka, pranuan se kanë bërë krim, formuan edhe gjykata dhe në Kuvend i bënë legjitime”, thuhet në fund të këtij shkrimi të Prof. Dr. Nazim Qehaja.

Prof. Dr. Enver Bytyqi, studjuesi dhe analisti ynë i shkëlqyer i çështjeve ndërkombëtare dhe mbarë shqiptare, në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 28 tetor 2021, në rubrikën Opinione botoi tekstin me titull, “ Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet!”

Prof. Dr. Enver Bytyqi, në këtë tekst të tij informon se Sabina Çudiq, politikania nga Bosnja dhe Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 lidhur me planin për ndarjen e Kosovës, plan i kurdisur nga Hashim Thaçi, Aleksandër vuçiq, Edi Rama, Mathew Palmer, Richard Grenel, ku është përfshirë edhe Vlora Çitaku, ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, plan ogurzi i cili për fat të mirë nuk u realizua.

Vlora Çitaku, tashmë dy muaj e ka futur kokën si struci në rërë dhe nuk po prononcohet fare për rolin e saj në këtë tradhti ndaj Kosovës, por kot e ka se me heshtje nuk mbulohet tradhtia.

Oj opozita mjerane, o votues të manipuluar të mashtruar e të mëkatuar, mendoni mirë dhe shlirë, pa na tregoni ne shqiptarëve të tjerë, Kosovën 21 vite kush e ka mjelë dhe kush e ka vjedhë, Albin Kurti me Vetëvendosjen, apo ju opozitë e mjerë-PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, AKR-ja e Nisma ?!

Opozita e Kosovës, edhe pse e mbuluar me tradhti, korrupsion, krim e hajni, në vazhdimësi është duke e kritikuar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, edhe pse Albin Kurti dhe Qeveria e tij, janë nga më të pastërtat dhe e nga më dinjitozet që ka patur derisot Kosova.

As PDK-ja e Hashim Thaçit, as LDK-ja e Isa Mustafës, as AAK-ja e Ramush Haradinajt, as AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe as Nisma e Fatmir Limajt , nuk kanë aspak të drejtë morale, kombëtare dhe njerëzore që ta kritikojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, votuesit e Kosovës duke e votuar opozitën, e dëshmuan naivitetin, mendjelehtësinë dhe tradhtinë ndaj mijëra e mijëra dëshmorëve trima që e dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës, ndaj mijëra e mijëra viktimave pafajshme shqiptare të luftës dhe ndaj popullit të shumëvuajtur të Kosovës, duke ia dhënë votat opozitës, e cila në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi ia vuri Kosovës në fyt lakun dhe thikën.

Opozita në Kosovë i manipuloi dhe i mashtroi votuesit se gjoja është reformuar, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

PDK-ja do të quhej e reformuar, po të distancohej rrënjësisht nga veprimet tradhtare, dashakeqe dhe të kobshme që ia bënë Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku.

LDK-ja do të quhej e reformuar, po të distancohej rrënjesisht nga Isa Mustafa dhe veprimet e tij në dëm të Kosovës, siç janë korrupsioni dhe nënshkrimi në Bruksel i Marrëveshjes për themelimin e Acociacionit të komunave më shumicë serbe Kosovës.

AAK-ja do të quhej e reformuar, po të distancohej rrënjesisht nga Ramush Haradinaj dhe veprimet e tij në dëm të Kosovës, siç janë pasurimi i jashtëligjshëm, korrupsioni dhe falja Malit të Zi e 8 mijë e 200 hektarëve bjeshkë të Kosovës në kohën kur ishte kryministër i Kosovës.

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, në media është kritikuar për bashkëpunim korruptiv me Hashim Thaçin.

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma, gjithashtu në mëdia është kritikuar për vëprimtari korruptive dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Opozita e sotme në Kosovë e cila e kritikon Albin Kurin dhe Qeverinë e tij, e ka humbur në vetvete ndjenjën e turpit dhe të fajësisë, ndaj për tradhtinë e dëmet që ia shkaktoi Kosovës në 21 vitet e kaluara, duhet të del para ligjit dhe drejtësisë, ndryshe Kosova nuk mund të ecën drejt prosperitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat