Pas non gratës amerikane për Berishën dhe prej superskandaleve të Qeverisë Rama, PD së shpejti në pushtet

Opinione

Pas non gratës amerikane për Berishën dhe prej superskandaleve të Qeverisë Rama, PD së shpejti në pushtet

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 12:13
Skënder Sadri KAPITI

Janë të destinuara që të dështojnë përpjekjet dëshpëruese mediatike dhe mashtrimpublike të kualicionit të trinomit të korrupsionit Rama-Meta-Berisha kundër  SHBA-ve dhe Bashës.

Po e filloj këtë shkrim të shkurtër me atë se cfarë ka deklaruar Presidenti amerikan për korrupsionin :

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, si dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar avantazhet e qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera.” Kjo ishte deklarata e bujshme e bërë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden më 3 Qershor 2021.

Më e qartë se kjo strategji e SHBA-ve kundër korrupsionit nuk ka. Dhe më e qartë  jo vetë për antarët e Partisë Demokratike por për të gjithë opinionin shqiptar se SHBA-të mbështesin PD-në dhe që kanë besim te  e PD-ja dhe te elita e re politike e saj, te kjo alternativë politike antikrim , antihajdutëri e antikorrupsion.

Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga DASH ishte një sinjal i fortë për Partinë Demokratike për t’u ndarë nga krimi i korrupsionit gjë për të cilën është për t’u përshendetur veprimi i Kryetarit të Partisë Demokratke, z.Basha i cili e përjashtoi Berishen  nga Grupi Parlamentari PD-së. Këtu dhe tashmë nuk është e nevojshme që të merresh me foltoret, mitingfoltoren dhe as me pseudoreferendumin  e Berishës , pasi ato janë përpjekje për të coroditrur opinionin dhe antarësinë e PD-së,por që realisht bëhen vetëm për të mbrojtur interesat personale të Berishës dhe të klanit oligarko-korruptiv të së vjetrës politiko-korruptive  të PD-së.

Po kështu edhe LSI e cila lindi si një formacion politik i cii mbijetoi vetëm falë korrupsionit, tashmë ajo është rikthyer në origjinë ku me shumë vështirësi mori 4 deputetë.

Qeverisja e Edi Ramës po mbahet me paterica por që nuk do të mund të shkojë deri në fund të mandatit për 4 vite

Asaj për ditë e me shumë po i dalin në sipërfaqe skandale pas skandalesh e deri dhe megaskandale korrupsioni e hajnije të papara e të padëgjuara,  dhe që pashmagshmërisht Edi Ramës do t’ia pamundësojnë qeverisjen e tretë të fituar me blerje të votave me paratë e vjedhura te inceneratorëve, të rrugëve,  të parave të borxheve dhe të donacioneve për tërmetin , të parave të vjedhura në shëndetsi dhe nëpër tenderave të PPP-ve.Janë të destinuara që të dështojnë përpjekjet dëshpëruese mediatike dhe mashtrimpublike të kualicionit të trinomit të korrupsionit Rama-Meta-Berisha kundër Bashës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat