LDK-PDK - urrejtje dhe dashuri mes vete!

Opinione

LDK-PDK - urrejtje dhe dashuri mes vete!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 janar 2022 Në ora: 21:48
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Pas përfundimit të luftës, aktori ynë i madh, tanimë i ndjeri, Adem Mikullovci, prodhoi komedinë në 11 pjesë, Mahmutovitët dhe Rexhepovitët, duke vë në thembër të satirës realitetin e shoqërisë sonë.

Jashtë kësaj, s’mund të bëjë përjashtim as politika, e cila që nga paslufta është shndërruar në Mahmtovitët dhe Rexhepovitët.

Konkretisht LDK dhe PDK, ngjasojnë në mënyrë të përkyrer në këtë serial komik, sikur të ishte shkruar për këtë dy partit, të cilat që nga paslufta urrejtjen e madhe që kishin, edhe pse do të duhet të ishte vetëm rivalitet, e kanë shndërruar në dashuri, pra urrejtje dhe dashuri të përziera.

Kur ishte gjallë dr. Rugova, LDK ishte krejtësisht tjetër parti, nuk kishte urrejtje, mirëpo me diplomacinë, urtësinë dhe largëpamësinë e vizionin e madh Ibrahim Rugova, nuk e linte asnjëherë PDK të vinte në pushtet, e dinte se është e keqja e madhe.

Fatkeqësisht që nga kalimi i Presidentit historik në amshim, gjërat morën kahje të gabuar për LDK. Me djallëzinë e Hashimit, krerët e LDK u manipuluan duke u shndërruar në mashë të PDK, të cilën e bajtën në pushtet deri në vitin 2019. Jo vetëm kjo, por ishte pikërisht LDK, ajo që bëri Hashimin president.

Më kujtohet se si Isa Mustafa, njësoj si Rasimi i Mahmutovitëve, thonte “kurrë me PDK, me ata që na kanë vra aktivistë…”, pas zgjedhjeve, u bën bashkë, njësoj si në serial, ku sa rriheshin, hanin drekë bashkë. Jo vetëm kaq, edhe ia mbushte gotën me ujë Hashimit (Ahmetit të Rexhepovitëve), derisa ky i fundit, qeshte se si arriti ta fuste në lojë kundërshtarin e tij më të madh. Hahsimi, e dinte se vetëm Rugovën e kishte ajkën që nuk e arrinte, të tjerët i futi në lojë.

Jo vetëm kaq, tanimë LDK bëri koalicion me PDK edhe në Prishtinë. Përparim Rama duhet të di se qytetarët nuk janë duballenj, nuk i mashtron dot me retorikë politike se gjoja do të pranojmë vetëm ekspertë nga PDK në drejtoritë. PO, ku ka ekspertë PDK, së paku jo ekspertë për zhvillim, për hajni dhe mashtrime po. Kështu që, nësë Përparim Rama ka ardhur për të ndryshuar Prishtinën, për t’i dhënë vizion të ri, këtë s’mund ta bëjë kurrë me PDK.

Kështu që, gabimin e madh që e bëri do e paguajë në zgjedhjet e ardhshme lokale. PDK ka dëshmuar kudo ku ka qeverisur, s’ka njerëz për punë të mira, për të cilat z.Rama ëshët zotuar.

Filllimi nuk duket premtues, koha do e dëshmojë, ajo që është e sigurt dhe dita ditës po del në pah është se LDK dhe PDK nuk rrijnë dot pa njëra tjetrën, dashuri dhe urrejtje bashkë.

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët në jetën reale, fatkeqsisht edhe jeta jonë është bërë komedi, gazi botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat