Borxhi i pashlyer ndaj Enver Malokut!

Opinione

Borxhi i pashlyer ndaj Enver Malokut!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 11 janar 2022 Në ora: 20:50
Enver Maloku

S'do lëmë gur pa levizur, deri n'denimin e kriminelëve...!

Sot e 23 vite më parë, n'Prishtinë nga dorë e zezë tinzare dhe e zgjatur e armikut shekullor, u vra me atentat, themeluesi & shefi i Qendres Informative të Kosovës (QIK-ut), alias, shefi i Agjensisë Kombëtare të lajmeve, bashkëpunëtori i ngushtë, besniku i Presidentit Rugova ; patrioti & intelektuali, Enver Maloku.

Vrasësit e Enverit janë ende t'pa denuar nga Drejtësi e vonuar ose nga pa-Drejtësia e cila është kthye n'sistem !

Robëruesi shekullor e vrau Enverin me dorën e zgjatur shqipfolëse por anti-shqiptare !

UNMIK-u mbuloj krimin dhe dosjet, duke mos zbardhur vrasjen në bashkpunim me armikun shekullor dhe pushtetarët e ri shqipfoles e "shqiptarë" !

EULEX-i, në emër të stabilitetit politik, ruajtjes së paqës dhe qetësisë publike dhe për vet misionin, hoqi dorë nga "misioni" : Rendi dhe Ligji , duke i konservaur dosjet për kohë tjera, për ato kohë kur shqiptarët do merren me vetë-vetën, por ndoshta pa dosje kredibile...!

Pushteti i "shlirimtarëve" të Qosjes, pra padronet e "vertetë" të lirisë sonë, me të ardhur n'maja të "piramides", përveq uzurpimeve, pasurimit t'paligjshëm dhe përvetsimit të aseteve nacionale, kishin të gjitha mundësitë që t'i mbulonin krimet, zhbënin dosjet dhe t'eleminonin autorët dhe deshmitarët.

Gjykata Speciale shpresë e vetme e t'pashpresve të cilët në ankth dhe më kot prisnin zbardhjen e vrasjeve dhe ndeshkimin e kriminelëve.

Institucionet e vendit, pas ikjes n'amshim të presidentit Rugova, i lanë n'harresë edhe familjët e viktimave dhe çfarë është edhe më tragjike, këto institucione kanë marr përsipër të kompenzojnë kriminelet potencial nga buxheti shtetit dhe jo viktimat dhe familjarët e tyre.

23 vjetori i vrasjës së Enver Malokut, do ndajë atdhetarët & patriotët në njërën anë, nga ata të cilët tani e 23 vite më parë e vranë apo i'u gëzuan vrasjës së Tij dhe kan pushtetin mbi mediatë n'Kosovë.

Enveri u vra atë ditë të ftohtë janari 11.01.1999, por jo edhe vepra e Tij unikale, ideali i brezave për liri dhe vetë liria e cila s'vritët por fitohet dhe pushtohet si dimension, dhe si e tillë është universale...

Enveri u vra n'prag të lirisë, por ajo mbanë vulën e Tij dhe t'vepres kolosale n'sherbim të atdheut,

Enveri me veprën e Tij bëri historinë, dhe historia e re e Kosovës s'mund të shkruhët pa emrin e Tij të shquar.

Qytetarët liridashës dhe patriotë të Republikës së Kosovës, prore kerkojnë nga Drejtësia, zbardhjën e vrasjës së Tij, dhe nxjerrjën para Drejtësisë të kriminelëve dhe ndeshkimin e tyre, në mënyrë që Enveri t'prehet i qetë n'tokën Dardane për t'cilën u flijua.

Nderim dhe respekt deri n'përulje...

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË ENVER MALOKUT !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat