Në “frontin lindor” asgjë të re..!?

Opinione

Në “frontin lindor” asgjë të re..!?

Nga: Agron Shabani Më: 30 janar 2022 Në ora: 15:29
Agron Shabani

Ju thashë edhe me herët: "Saherë iu kruhet ose gicilohet Vlladiir Putinit dhe oligarkëve tjerë të Kremlinit, çatipëve ose zyrtarëve të ndryshëm të UE-së Bruksel, iu shkon gjak hundëve"!

U mor vesh se pas largimit (brexitit) të Britanisë së Madhe, UE-së (BE-së) po kalon nepër një fazë ose cikël të sikletshëm "mono pauzash" ose "abortësh" të ndryshme, të cilat, për çastin ose momentin të duken të parikuperushme.

Në BE-së ose UE-së, sikur ndjehën ose përjetohën njëkohësisht dy besime, dy narrative, dy interpretime ose formula, doktrina ose përceptime të ndryshme disonante ose kognitive. Duke i ngritur ose projektuar në ndërkohë, edhe dy të vërteta, alternativa, narracione ose solucione të ndryshme (objektive dhe subjektive)-përsa i përket krizës aktuale në Ukrainë dhe të ngjajshme.

Siç e kemi cekur edhe me herët se, disonanca kognitive, në radhë të parë është proces ose fenomen mental ose psikologjik i nxitur ose shkaktuar nga frustrimi, deprimimi ose mungesa e hetueshme e besimit, stabilitetit ose barazpeshës shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, profesionale, politike, diplomatike, konjukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

 E sidomos aty dhe atëherë kur "jemi të ditur ose të mençur, sepse jemi të pasur, të fortë ose të fuqishëm ekonomikisht ose finansiarisht"!

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e ndryshme mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore....

Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull "fletore ose fletushkë rreth një morali të ri" e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. Pse (përse) kjo? 

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu, lideri ose politikani rusë, serb, turk, lindor ose ballkanik, i tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit shtetror, nacional, historik, ushtarak etj." (lëxo: prirja ose deshira e pavetëdijshme ose afektive për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paraprake,  paranormale, parapolitike, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur luftarake ose ushtarake si mjet dhe si qëllim.

 E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit dhe kolektivitetit, bëhën pavetëdije. Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit. 

Ndonëse, morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhè të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.

E vërteta dhe ekzistenca individuale dhe kolektive, sipas tij, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme (globale) ose universale. 

Ndaj, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", do ngelin vetëm  të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

U mor vesh se politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Ndaj, politikani ose çatipi i sotëm politik në Rusi, Turqi e gjithandej në 'hemisferen lindore', i paguar nga shteti, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike, skllavopronare ose fedualiste" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupës ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë dhe gumzhijnë edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës dhe diplomacisë ruse ose ukrainase etj. dhe asaj botërore ose ndërkombtare.

Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit. Edhe idetë ose teoritë qèndrore të diskursit dhe narrativit të njohur politik ose diplomatik, përkthehen në kategori sociale ose societale. 

Kjo për faktin se përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin. 

Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider shtetror dhe nacional, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demiurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, pritjet, ambiciet ose aspiratat e larta shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, finansiare, ekonomike etj.

Të bëj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se i tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike." 

E tërë kjo e gjënë spjegimin ose kuptimin në kuader të disonancave kognitive,  linguistike, diskursive, sociale, mentale (psikologjike), distorzive, distrofike, atrofike, restruktive, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera, të paraqitura ose prezantuara nga psikoanalisti i njohur i psikologjisë sociale ose sociopolitike, Dr. Leon Festinger në sfondin ose kontekstin e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose metodologjike si "Disonancat kognitive dhe krahasimet ose komparacionet sociale" dhe të tjera, sipas të të cilave: "disonanca kognitive, parasegjithash është e bazuar ose mbështetur tek mospërputhja ose mospajtimi i elementëve kognitive, kruciale ose relevante në mes dy qëllimëve, qëndrimëve, konceptëve ose pozicionëve të ndryshme rivale ose antagoniste me njëra tjetrën, prej nga ku lindin ose gjenerojnë (degjenerojnë) edhe luftërat, konfliktët ose krizat e thella sociale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike etj. 

Kjo për faktin e njohur sipas të të cilit :"nëse jemi me të pasur, me të pushtetshëm, me të fortë ose me të fuqishëm se të tjerët, atëherë jemi me të mençur ose me të ditur se të gjithë!" 

Se këndejmi, "pamundësia objektive dhe subjektive për ngrijten, projeksionin (projektimin), hartimin ose formulimin e ideve dhe teorive të reja shkencore dhe humaniste, sipas N. Chomskyt, në një formë a tjetrën, e zbulon, deshifron ose deskripton edhe mungesën e hetueshme të vetbesimit dhe vetrespektit të ndërsjelltë ose reciprok në mes personave (individëve), grupëve dhe kolektivitetëve të ndryshme në çdo kohë dhe hapësirë. Sikur të ishim të aftë dhe përgatitur për hartimin, formulimin, ngritjen dhe projektimin e ideve, teorive, formulave, narrativëve ose sintezave të reja shkencore dhe humaniste, sigurisht se do ishim në rangun ose nivelin e njohur të racionalizmit kritik, nëvizon me poshtë Noam Chomsky në kuadër të "Psikologjisë Poltike" etj.

Ndryshe nga kjo, interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull "Qenja dhe hiçi", i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave "speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :"liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër."

Edhe intersubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, "ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithëmonë janë të tjerët e jo në vet."

Ndryshe nga kjo, ti nuk mund të ndryshosh botën, popullin, shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, pa e ndryshuar, korigjuar ose përmirësuar vetën ose vetvetèn tënde objektive dhe subjektive nga çështjet dhe aspektët e ndryshme dogmatike, demagogjike, hipokrite, pllakative, ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, utopike, hedoniste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera.

Politika dhe diplomacia e kualifikuar, rafinuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente, janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose 'frontin e luftës' politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi. 

Politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo ideologjisë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, ekonomike etj., që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare dhe politike. 

Formulimi i një teorie dialektike të kulturës politike dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt. Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike ose diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues...Duke mbajtur në jetë klikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive si Presidenti Putin (Rusi), Presidenti Erdogan (Turqi) etj...

Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Për kulturën dhe demokracinë e njohur amerikane ose perëndimore-sidomos. 

Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, "revizion" ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar (ruso-sovjetik, turko-otoman etj.) në tërësinë e tyre.

Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se Kijeva, Moska, Brukseli, Londra dhe Uashingtoni, në vend të trasheve, rrogozeve ose istikamëve të ndryshme ushtarake ose luftarake (nukleare ose atomike)-kanë zgjedhur të flasin, diskutojnë ose dialogojnë ditën për diell, apo sëpakut me dritën e reflektorëve të njohur politik dhe diplomatik.

Ndërkaq, edhe Kosova ose Prishtina zyrtare, nuk do i shpallin më luftë frontale Rusisë me kallashnikovët e moçëm rusë ose, me "topat dhe raketat" e zjarrëfikësve të mbushura me ujë!

Do shtuar në fund se, sipas Shën Tomës dhe Shën Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverza, disonanca ose diskrepanca tè ndryshme në mes "civitas terrenit" ose "fushës qytetare dhe politike" dhe "civitas Deit"(shtetit të Zotit).

Ndaj, Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës sè Humanizmit dhe Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës që disa e quajten "moral makiavelist" ose "makiavelizëm politik".

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat