25 vite nga rënia heroike e Komandantit Zahir Pajaziti!

Opinione

25 vite nga rënia heroike e Komandantit Zahir Pajaziti!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:43
Fatmir Bajraj

Me 14 janar 1997, në "Shtabin e Rognerit"  n'Tiranë, në një takim të kurdisur për Zahirin, thyhën shtizat ndermjet Komandantit real të guerilës së Llapit në njërën anë, dhe Komandantit t'vetshpallur të "Shtabit të Rognerit" në anën tjetër, z.Azem Syla, kur Zahiri refuzon kategorikisht "urdhërat ushtarake" të A.Syles; vartësinë dhe  subordinimin ndaj një të ashtuquajturi Shtab i cili pretendon të jetë pronar absolut i organzimit të luftës çlirimtare n'Kosovë.

16 ditë me vonë, pikërisht me 31 janar rreth ores 16:40, në Pestovë të Vushtrisë, bie në pritë, Zahiri bashkë me bashkëluftetarët, Hakifin dhe Edomondin !

Qerek shekulli nga rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, në një pritë (pusi) të mirë-organizuar nga armiku, në Pestovë të Vushtrisë, në një betëjë t'pabarabartë por dhëmb për dhëmb, për të mos vdekur kurr dhe n'gjitur n'Panteon !

Komandanti Zahir Pajaziti shquhej për vigjilencë dhe syqelësi t'jashtëzakonshme, por si duket kjo veti nuk e ndihmoj edhe në rastin kur kishte t'bënte më ata të cilët "luftën çlirimtare" e bënin nga perëndimi dhe hotelet luksoze të Tiranës, siq ishte Rogneri.

Zahiri, u dekonspirua nga ata të cilët u kishte bësuar se synim kryesor kishin rezistencën e armatosur dhe luftën çlirimtare për pavarësinë e vendit, fakt ky që "tradhëtoj" besimin e Tij në njerëz me nofka dhe të porositur...!

Komandantin e gueriles së LLapit, heroin Zahir Pajaziti, nuk e dekonspiroj themeluesi & themeltari i rezistencës së armatosur për Republikën e Kosovës, Komandanti & heroi Sali Çekaj dhe as komandanti legjendar Adem Jashari me t'cilët ndante t'njëjtat vlera patriotike-kombëtare.

Nuk e dekonspiruan dhe nxorën në pritë, as Shkelzen e Luan Haradinaj, të cilët i kishte bashkëluftetarë të së njejtës kauzë e ideale...!

Komandantin e gueriles së Llapit, nuk e nxorën n'pritë, as Ilir Konushevci e Qerim Kelmendi, me t'cilët njihej prej vitesh në organizimin e aksioneve dhe sulmeve të armatosurua kundër pushtuesit, JO !

E kush pra qendron pas aktit besë-prerës dhe tradhëtisë që i'u bë Zahirit me shokë ?

Janë ata të cilët obsesion kishin pushtetin dhe jo shtetin, dhe për arritjën e këtij objektivi, konsideruan eleminimin e gjithë atyre që mund të ishin rival politik të cilët kishin pas veti kontribut të ngjeshur n'kauzën e popullit për liri e pavarësi.

Njeri nga tri fraksionet e LPK-së, i dal fitues mbi dy tjerat, ishte vendosur n'Tiranë pas rënjës së shtetit shqiptar, dhe ishte unisuar me pushtetin e bandave të dalë nga "Revolucioni i vonuar", dhe filluan luftën për pushtet duke filluar me eleminimin e kundershtarëve të pretenduar të ideologjisë së tyre.

Ky fraksion famëkeq, përfaqësohej nga "Shtabi i Rognerit" dhe eksponentë kryesor të këtij Shtabi, ishin Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaqi, pa anashkaluar, Ali Ahmetin në Zvicër e Rexhep Selimin n'Kosovë !

Sinjifkativ është "fati" i Ali Ukes, Adrian Krasniqit, Ahmet Krasniqit, Ilir Konoshevcit dhe s'fundmi i Qerim Kelmendit, bashkë me dekonspirimin e Zahirit, Hakifit e Edmondit !

Ata të cilët përvetësuan e përfituan ma s'shumti poltikisht e materjalisht nga lufta çlirimtare, janë ata të cilët qëndrojnë pas vrasjeve t'pa zbardhura politike dhe dekonspirimit të më meritorëve për lirinë e vendit, përfshi komandantin Zahir Pajaziti.

Ata të cilët "drejtonin luftën" nga Rogneri, bënin "Lista", shkruanin komunikata për "luftën", vilnin fonde, bëhëshin gadi të vinin n'pushtet si çlirimtarë & fitimtarë, dhe mbi këto postulate, edhe padron të lirisë së atdheut, aseteve nacionale dhe lirisë së qytetarëve, dhe ky rrugëtim kishte çmim të cilin dikush duhej paguar, dhe u pagua fatkeqësisht !

Në përvjetorin e 25-të, të rënies heroike, e rënies për t'mos vdekur kurr, të Komandant Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahit dhe Edmond Hoxhes, në një përballje dhëmb për dhëmb, për Liri a Vdekje, me forcat pushtuese të armikut shekullor, serbo-sllav.

Sot, Zahirin me shok, e "kujtojnë" edhe ata të cilët i kurdisën pritën, e "lartësojnë", edhe ata të cilët kurr nuk bësuan idealet dhe kauzën e brezit për liri dhe pavarësi, e "promovojnë" edhe ata të cilët kauzë të vetme kanë pushtetin dhe jo shtetin.

Komandant Zahir Pajaziti, ishte i treti në hierarkinë ushtarake të rezistencës së armatosur të Republikës së Kosovës, për Liri e Pavarësi, pas kryethemeltarit të kësaj rezisitence (UÇK-së) në kuadër të FARK-ut, Komandantit të Komandantëve, heroit Sali Çekaj, dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari, por ra i pari, duke u pasuar nga Ademi e Salihu.

Me 31 janar, kujtojmë me krenari e pietet:

25 vjetorin e përjetësimit dhe të kthimit në legjendë, të ushtarëve të lirisë dhe Komandantit të parë të gueriles së Republikës së Kosovës për ZO të LLapit, alias FARK-istit dhe Rugovistit deri n'rënien lapidare kundër forcave pushtuese, hero Zahir Pajaziti.

Në përvjetor të ngritjes në Panteon, të njërit nga tre të parët e rezistëncës së armatosur për Republikën e Kosovës, bashkë-themeluesin, bashkë-ushtarin dhe bashkë-komandantin e Sali Çekajt e Adem Jasharit.

Dekonspiruesit, eksponentë të Shtabit të Rognerit, kurrë s'dënjuan të sqarohen së paku për rrethanat e dekonspirimit të Zahirit me shokë, dhe sot e 25 vite kanë zgjedhë heshtjen, duke u përcaktuar për vrasjen e së vertetës dhe shtrëmbërimin e historisë.

Dekonspiruesit e Heroit, Zahir Pajaziti me shokë, i mbuloftë turpi i historisë nacionale, i mallkoftë gjaku i tyre i derdhur në luftë me armikun në një betëjë të pabarabartë dhe në një pusi mirë të organizuar nga armiqët.

Gjaku i Zahirit me shokë, i derdhur n'alltarin e lirisë në tokën Dardane-Kosovë, gjaku i Ademit dhe i Salihit më vonë, sikurse edhe gjaku i gjithë dëshmorëve të rënë për liri dhe të drejta kombëtare ndër breza, u bë rreze dritë për lirinë e kombit dhe atdheut.

Sot, vepra e tyre sublime dhe lapidare, me rënien heroike në luftë me armikun, është kthye në frymëzim dhe kushtrim të brezave, për komb e atdhe.

Amaneti i tyre është i gjallë, dhe i tillë do mbetet, deri sa të flitet, të rezonohet e të punohet shqip mbi këtë tokë, në atdheun e të parëve, në Gadishullin Ilirik.

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat