Erëra të këqija po fryejnë gjithandej!

Opinione

Erëra të këqija po fryejnë gjithandej!

Nga: Dibran Demaku Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:42
Dibran Demaku

Gjermanët në veçanti dhe europianët në përgjithësi,pas rrëzimit të murit të Berlinit,në vend që edhe më tutje të kishin kujdes nga ish armiku i tyre,i cili në ikje do të deklaronte se një ditë do të kthehej edhe më i fuqishëm se më parë!

Pastaj ndodhi shkërmoqja e ish Bashkimit Sovjetik,dhe shumë vende dhe popuj që kishin jetuar nën Perandorinë sovjetike fituan lirinë e tyre.

Por,siç ka treguar jeta,popujt dhe vendet e çliruara nga thundra sovjetike,në vend se të punonin për vetën e tyre,të forcoheshin ushtarakisht dhe ekinomikisht,ata dhe ato filluan të bashkëpunonin me ish armikun e tyre!

Sidomos në këtë drejtim u dallua populli dhe shteti i ribashkuar gjerman.Firma nga më të ndryshme,qoftë shtetërore,qoftë private gjermane ngritën fabrika nga më të ndryshme në tokën ruse në emër të asaj se atje fuqia punëtore ishte e lirë dhe se ata apo ato do të kishin fitime më të mëdha.Në këtë drejtim u dallua edhe një ish kavcelar gjerman,i cili mbase edhe mund të fajsohet se përse sot Putini paraqitet si i tillë.

Oligarkët e pasur rus(me leje të Putinit)u pasuruan asnjë oligark popujsh të tjerë,dhe me paratë e fituara gjithandej europës dhe botës,forcuan vendin e tyre ekonomikisht dhe ushtatakisht.Dhe gjersa Rusia e Putinit,forcohej ekonomikisht dhe ushtarakisht,vendet tjera,sidomos ato europiane,i zvoglonin buxhetet ushtarake dhe numrin e ushtarëve duke menduar në një mbrojtje të përbashkët,që quhej NATO!

Putini  dhe Rusia po i rikthehen edhe njëherë asaj metodës së përparme,kur i forti e bën ligjin dhe ti si më i lig që je duhet ta pranosh atë ligj!

Ai,pra Putini dhe Rusia,me sulmin kundër Ukrainës,treguan se në truallin europian u rikthyen tmerret e së kaluarës,kur u forti të dikton se si do të sillesh,se so do të jetosh!

Dhe kjo do të ndodhë me shumë popuj dhe vende të botës!Gjithmonë nëse pas këtij akti të tmerrdhëm rus nuk reagojnë të demokracitë e mëdha perendimore.’

Ashtu siç vepruan popujt e vendeve të ndryshme europiane me ish armikun e tyre rus,ashtu veproi edhe Kosova dhe populli i saj.Në vend që armikun shekullor-Serbinë,të mundur ushtarkisht fal edhe ndihmës së faktorit ushtarak ndërkombëtar,ta luftonte edhe ekonomikisht(duke mos blerë asgjë prej saj,ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte.

Populli shqiptar i Kosovës,mbase edhe i traumatizuar nga lufta,edhe sot e gjithë ditën jeton nga gruri e mielli serb;jeton e ndërton shtëpi nga materiali serb;i rritë fëmijët me biskotat dhe qumështin serb,sepse…është mësuar të thotë se nuk llogari të punohet toka,sepse është mësuar të thotë se nuk ka llogari të mbillet speci a kastraveci,se nuk ka llogari të mbahet lopa e as delja!…

E pra,Serbia me grurin dhe miellin që na e shet ne;me biskotat e qumështin që na e shet ne;me materialin ndërtimor që na e shet ne;me specat e kastravecat që na i shet ne blen armë e raketa që në mos sot,nesër të na sulmojë e të na robërojë si më parë!

Erëra të këqija po fryejnë gjithandej!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat