Si po përfaqësohet diplomacia e Kosovës!

Opinione

Si po përfaqësohet diplomacia e Kosovës!

Nga: Mr.sc. Njazi Halili Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:30
Mr. sc Nijazi Halili

Diplomacia me të vërtet e meritonë të jëtë një shtyllë kryesore e çdo shteti në raport me poltikën e jashtme që e ushtrone secili shtet kjo vërtetohet me faktin se synim i çdo diplomacie shtetrore është të çojë përpara interesat e shtetit, të cilat diktohen nga gjeografia, historia, dhe ekonomia.


Diplomacia, si alternativë e luftës për të arritur synimin kombëtar, ka armë fjalën. Shpesh, por jo gjithmonë, ajo përpiqet të ruajë dhe forcojë paqen.

Diplomacia përpiqet që të forcojë shtetin duke fituar avantazhe, duke bërë aleatë dhe duke neutralizuar oponentët. Pra, ajo përpiqet që të krijojë vullnet të mirë në drejtim të shtetit që përfaqëson. Kjo nuk arrihet lehtë, në varësi të shtetit dhe fazës së zhvillimt të tij.


Rëndësia e diplomacisë siq e pamë ishte mjaft e madhe, por diplomacia ka nevojë për përfaqsues, dhe kjo është mëse e nevojshme për secilin do shtet qoft, e në veçanti për shtetin tonë të sapo formuar e që në  këtë sferë jemi më me pak përvojë në krahasim me vendet tjera fqinje dhe me gjerë. Kemë nevoj për përfaqsim të dëjntë të diplomacisë kosovare jashtë vendit tonë.


Andaj njerëzit të ciliët do të na përfaqsojnë duhen të jenë më të vërtet njerëz meritor, njerëz të specializur në fushën e diplomacisë e që fatëkeqsisht në vendin tonë janë të pakët në këtë sferë, sepse njerzëit që e bëjnë diplomacinë duhet te jenë “diplomat të karrieres” e që në të ardhmën besojmë se do të ketë  njerëz më shumë të kësaj natyre.  Sepse po e potencojë edhe njëherë është njevojë imediate për shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat