Dy “shuplaka” të reja për Vuçiç –Ramën dhe sajesën e tyre “Ballkani i hapur”

Opinione

Dy “shuplaka” të reja për Vuçiç –Ramën dhe sajesën e tyre “Ballkani i hapur”

Nga: Xhevat Mustafa Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:59
Xhevat Mustafa

Nga DW

Berlin, 11.04.2022

Gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Berlin, më 11 prill 2022, në bisedën dypalëshe dhe në konferencën e përbashkët të shtypit, Kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh për një ringjallje të Procesit të Berlinit, të filluar në vitin 2014 nga paraardhësja e tij, Angela Merkel. Kancelari gjerman inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal, duke deklaruar se “ai përmirëson ekonominë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përshpejton afrimin me Bashkimin Evropian...”

Përkthyer apo shprehur fare SHQIP, kancelari gjerman nuk e përmendi as si term apo emërtim të sajuar nga Vuçiç -Rama sajesën e tyre “Ballkani i hapur”!

Nga “Albanian Daily News”

Beograd, 04.04.2022

Sonja Biserko, Presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi,

Fragment nga një intervistë ekskluzive për “Albanian Daily News” (http://www.helsinki.org.rs),

– Nisma Open Balkan është një nga përpjekjet për të simuluar një lloj aktiviteti pa substancë reale. Sigurisht, është e rëndësishme të ngrihet bashkëpunimi rajonal, i cili është gjithashtu një nga prioritetet e BE-së. Por që në fillim Beogradi po e përjashton Kosovën, duke mos e njohur si partner të barabartë. Ajo lidhet si me Bosnjën ashtu edhe me Malin e Zi, ku Beogradi ka qenë shumë aktiv në destabilizimin e këtyre vendeve. Në rastin e Malit të Zi, Beogradi pretendon se nuk është një shtet i vërtetë (vetëm territor), se malazezët si komb nuk ekzistojnë, se ekonomikisht nuk mund të mbijetojë dhe prandaj duhet të bëhet pjesë e Serbisë. Në Bosnje prioritet është irredentizmi i Republika Srpska, e cila ka minuar Bosnjën si shtet sistematikisht që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat