Traditë brutaliteti! Mizoritë ruse

Opinione

Traditë brutaliteti! Mizoritë ruse

Nga: Hamdi Rafuna Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:04
Mizoritë ruse

Mizoritë e kryera nga ushtarët rusë në Ukrainë janë pjesë e një tradite të përgjakshme që është kultivuar ndër breza. Kudo që Rusia ka bërë luftë që nga viti 1991, konventat ndërkombëtare kan veprue butshëm për dhunën e përdorun kundër civilëve! Washington DC (TV2): “Një ushtri përdhuesish”. Kështu përshkroi më vonë një korrespodente ruse e luftës, çfarë ajo pa kur Ushtria e Kuqe u zhvendos në perëndim të Gjermanisë në 1945. Çdo grua nga mosha 8 deri në 80 vjeç përdhunohej nga ushtarët sovjetikë, shkruan historiani Antony Beevor në librin e tij ”Berlin: The Fall of 1945”, i cili trajton muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas autorit udhëheqja e atëhershme e Bashkimit Sovjetik e dinte mirë se çfarë po ndodhte por bëhej e shurdhur si gjithënjë! Dhuna që iu nënshtrua popullatës civile gjermane është një lloj tabu teme kombëtare në Rusi, për të cilën nuk flitet dhe nuk shkruhet. Sipas historianit të luftës Antony Beevor, Stalini mori një raport të plotë mbi përfunimin masiv të dhunës!….por… E njëjta mizori tani po përsëritet në Ukrainë, ky film horror. Ai (A B) drejton të përbashktën me Gjermaninë e 1945 dhe Ukrainën e vitit 2022.

Emëruesi i përbashkët është nocioni se qëllimi gjithmonë arsyeton mjetin! Metoda këto, ruse dhe serbosllave në Ballkan!! Në pranverën e vitit 2000, unë (Østein Borgen në foto me kamerë) vetë qëndrova në një kodër jashtë Groznit dhe dëshmova se si kryeqyteti i Çeçenisë ishte një rrënojë e shkaktuar nga rusët! Ishte si një skenë e marrë nga një film horror apokaliotik. Asnjë shtëpi e vetme nuk ishte e pa dëmtuar dhe asnjë përpjekje nuk u bë për të kursye civilët! Filozofia e Vladimir Putinit është; nëse gjithëçka rrënohet për toke, atëherë nuk do të kishte më rezistencë!

Image
Mizoritë ruse

Human Rights Watch ka përshkruar në një raport se si ushtarët rusë më pas shkonin shtëpi më shtëpi në fshatrat përreth për të kontrolluar nëse dikush ishte gjallë! “ …ata donin të tymosnin rebelët çeçenë, por qëlluan dhe vranë të gjithë ata që panë, nga një distancë e afërt! Viktima më e vogël ishte një djalë një vjeç. Gruaja më e vjetër ishte 82 vjeçe.” Por pas mizorive në Çeçeni, të cilat ndoshta u kushtuan dhjetra mijëra jetë civilëve, nuk pati zgjidhje dhe as dënime për dhunën! Askush nuk u mbajt për përgjegjësi…

Viktimat e mizorive u fshehën në varreza masive dhe ata që u përpoqën të zbulonin të vërtetën, në shumë raste u persekutuan dhe u burgosën. Shumica e rusëve nuk dëgjuan kurrë për krimet që kishin kryer ushtarët e tyre. Prandaj pa dyshim që nuk kishte asnjë arsye për të ndryshuer traditat kur shpërtheu lufta tjetër në 2008. Pushtimi i Gjeorgjisë ishte gjithashtu i përgjakshëm, nëpër zona të banuara i shoqëruar me plaqkitje dhe dhunë ndaj civilëve!

Unë vetë raportova nga qyteti i okupuar gjorgjian Gori dhe pashë me sytë e mi se si ushtarët rusë vodhën gjithëçka që hasnin. Ata vendosën tavolina buke , karrika e dyshekë e televozor në tanket e tyre dhe i quan mallrat e vjedhura në Rusi… Në raste tjera, u vunë zjarrin shtëpive duke kërkua armiq në mjegull dhe gjak! Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka arritur në përfundim se gjatë luftës dhe pas luftës pesëditore, Rusia kreu spastrim etnik dhe përdori dhunë si ndaj të burgosurve të luftës ashtu edhe ndaj popullatës civile gjeorgjiane! Por u deshtën 13 vjet që gjykata të merrte këtë vendim, i cili ra vetëm një vit para se Rusia të fillonte pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës!

Brutaliteti sistematik!

 Përmes një lufte tetëvjeçare në Donbas në të cilën askush përveç V. Putinit nuk ka mbijetuar, me para, paisje dhe mercenarë, Europa tani është hedhur në një lufte të madhe. Nuk duhet të ishte befasi që abuzimet e egra kundër civilëve ishin përsëri në menynë e ushtrisë ruse. Të paktën për ataqë janë të interesuar në histori! Deri tani, vetëm një pjesë e vogël e brutalitetit është zbuluar. Do të shohim shumë raste të tjera, paralajmëron presidenti Zelenski.

Image
E njëjta mizori tani po përsëritet në Ukrainë, ky film horro

…Nëse rasti i Gjeorgjisë do të shërbejë si shembull, ukrainasit do të presin një kohë të gjatë për drejtësi..Rusia është tërhequr nga Këshilli i Europës dhe kështu nuk mund të mbahet më përgjegjëse nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Këshilli i Sigurimit është treguar i paralizuar përballë brutalitetit, sepse Rusia ka të drejtën e votës, për të mbrojtë dhunën dhe gjenocidin personal…Dhe në ushtrinë ruse, padyshim traditat ç’njerëzire që ajo ka kultivuar nga vitet 1920 janë të gjalla dhe në aksion. Asnjë ushtarë nuk merrë trajnime etike në ushtrinë ruse…

Lufta në Ukrainë ka treguar se Rusia ka hedhur në mënyrë sistematike (blof) të gjitha konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka nënshkruar. Putini kurrë nuk kishte ndërmend t’i ndiqte ata.! Ai vetëm donte të korrte përfitimet e anëtarësimit në Këshillin e Europës, Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe të tjera shoqata fisnike. Marrëveshjet shërbyen si një lloj ”etiketimi i mjellmës” që siguron investitorët dhe politikanët perëndimor se Rusia ishte një vend i civilizuar me të cilin mund të bënin biznes! Nuk ishte kështu. Por tragjikisht, duhej një luftë e madhe për të zbuluer gënjeshtrën! E përshtati/ Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat