Konflikt i interesit dhe keqpērdorimi i pozitēs apo autoritet zyrtar – vepra penal e veçantë tinëzare

Opinione

Konflikt i interesit dhe keqpērdorimi i pozitēs apo autoritet zyrtar – vepra penal e veçantë tinëzare

Nga: Kadri Bicaj Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:46
Kadri Bicaj

I. Konflikti i interesitndodh kur një person ka një interes privat, i cili ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare për interesat privat i personit zyrtar që nënkupton çfarëdo përparësie për personin zyrtar, familjen e tij, të afërmit, miqtë dhe personat apo organizatat me të cilat ai ka pasur apo ka marrëdhënie afariste,njiherit konflikti i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet personit zyrtar në detyrën publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

Për dallim nga Konflikti i interesit kemi edhe interesin privat me përfitim që ka zyrtari apo autoriteti zyrtar,familja e tijë,miqt, i cili interes mund të jetë pasuror dhe të tjera dhe humbje financiare duke lidhur kontrata pa parime të ndergjegjëshme mashtruese në mungesë të shprehjes se vullnetit dhe të pelqimit duke lidhur kontrata nule si objekt i detyrimit të pamundshëm,i palejueshëm si kontratat nule të cilat absolutisht janë të pavlefshme e në veçanti pa baza të palejueshme nga të metat e vullnetit nga kontratat fiktive

Autoritetëve zyrtare si person zyrtar që nënkupton çdo person tjetër të zgjedhur ose të emëruar në një organ shtetërorsi edhe personat zyrtarë të përcaktuar si zyrtar të lartë u kërkohet të mos kryejnë detyrat në kushte konflikti interesi. kur në cilësin e personit juridik është subjekt i një interesi privat dhe si persona të afërm me zyrtarin siç janë;

bashkëshortiose personi që bashkëjeton,

të afërmit në vijë të drejtë të gjakut pa kufizime,

të afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt,

adoptuesi,

i adoptuari,

- i afërmi në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytësi dhe çdo person fizikapo juridiki cili ka pasur ose ka një lidhje të përbashkët interesi privat pasuror ose jopasuror me zyrtarin. Për qëllime të ligjit për parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik (LIGJI Nr.06/L-011), personi fizik konsiderohet si person i afërm, sipas dispozitave të këtij ligji që mund të ndikojë në kryerjen siç duhet të përgjegjësive dhe detyrave publike.

Konflikti i interesit institucional nenkupton përfshirjen e institucioneve publike të nivelit qendror dhe lokal, ndërmarrjet nivelit qendror dhe lokal në të cilat ekziston pjesëmarrje e kapitalit shtetëror ose vendor dhe institucionet e tjera të themeluara me ligj dhe si i tillë Konflikti i interesit “lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare” dhe si i tillë pavarësisht çdo detyrimi tjetër ligjor, çdo person që ka njohuri ose dyshim të arsyeshëmpër konflikt interesi të ndonjë zyrtari duhet ta lajmërojë Agjencinë kundër Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë Agjencia). Palët e prekura nga veprimet e zyrtarit apo cilido person që ka njohuri dhe interesa të ligjshme duhet të ofrojnë informata të cilat i kanë në dispozicion lidhur me rastin.Gëzojnë Palët e prekura nga veprimet e zyrtarit apo cilido person që ka njohuri dhe interesa të ligjshme duhet të ofrojnë informata të cilat i kanë në dispozicion lidhur me rastin duke gëzuar mbrojtje në pajtim me ligjin

2.Veprimet e ndaluara për zyrtarin – veçohetndikimi;

“në vendimmarrje të organeve legjislative, gjyqësore apo ekzekutive duke shfrytëzuar pozitën e zyrtarit me qëllim të përfitimit të padrejtë për vete apo të çdo personi tjetër fizik dhe juridik, të bashkaksionarëve apo personave në lidhje të mëhershme afariste në pesë (5) vitet e fundit”;

“të ndërmarrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të tij apo të çdo personi tjetër fizik dhe juridik, të bashkaksionarëve apo personave në lidhje të mëhershme afariste në pesë (5) vitet e fundit”;

“të ndërmarrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten apo do të favorizonin interesin privat të ndonjë personi tjetër në dëm të interesit publik”,etj.

3.Kryerje në mënyrë të drejtë e detyrave dhe përgjegjësive është mënyra e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive, të materializuara në një vendimmarrje, në të cilën deputeti vepron në përputhje me ligjin, me ndershmëri, paanshmëri, përgjegjësi, përkushtim, në afat, në mbrojtje, në çdo rast, të interesit publik dhe të drejtave të ligjshme të personave privatë, si dhe për ruajtjen dhe forcimin e besueshmërisë e të dinjitetit të Kuvendit, të shtetit në përgjithësi dhe të figurës së deputetit. Deputetëve u kërkohet të kryejnë detyrat në mënyrë të drejtë dhe të ndershme.

4.Person i lidhur me një person zyrtarështë çdo person fizik ose juridik, i cili rezulton të ketë pasur ose të ketë lidhje interesi, pasurore ose vetjake jo pasurore, sipas ligjit me deputetin/zyrtarin. Ndalimet për konfliktet e interesit për deputetët vlejnë edhe për ato që quhen persona të lidhur me ta. Ky koncept është i ndryshueshëm në varësi të rastit të shfaqjes së konfliktit të interesit, i lidhur me një vendimmarrje apo rast të veçantë, apo marrje dhurate.

5.Interesat privatëtë autoritetit zyrtarjanë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre; çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile; dhurata, premtime, favore, trajtime preferenciale; negocime të mundshme për punësim në të ardhmen nga ana e zyrtarit gjatë ushtrimit të funksionit apo negocime për çdo lloj forme tjetër marrëdhëniesh me interes privat për zyrtarin, pas lënies së detyrës, të kryer nga ai gjatë ushtrimit të detyrës; angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie, që krijon të ardhura, si dhe angazhime në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse, sindikata ose organizata profesionale, politike, shtetërore dhe çdo organizatë tjetër; marrëdhënie familjare apo të bashkëjetesës, të komunitetit, etnike, fetare, të njohura të miqësisë apo të armiqësisë; angazhime të mëparshme, nga të cilat kanë buruar ose burojnë interesa private.

Të konflikti i interesit,sipas nenit 13 ”Zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridikë privatë, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare dhe organizatave joqeveritare, përjashtuar subjektet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet me ligj për shkak të funksionit”,

II. Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar vjen në shprehje nga nga disa persona zyrtar të pangopshëm për pasuri duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe duke i tejkaluar kompetencat e tij. Kjo vepër penale e veçantë inkriminuese penalizon keqpërdorimi i cili kryhet me qëllim të posaçëm të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, apo që ti shkaktohet dëm personit tjetër.

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare nënkupton ato sjellje të kundërligjshme t personave zyrtar ose të autorizimit që vetës ose tjetrit t’i sjellin dobi pasurore për organizatën apo institucionin duke shperdoruar pozitën e tij zyrtare, tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare.

Dispozitat ligjore – nenet 417 dhe 414 i Kodit Penal të Republikës së Kososovës (KPRK-së) lidhur me konfliktin e interesit nga gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës zyrtare që nenkupton autoritetin zyrtar i disa personave zyrtar në detyrë pune publike shtetërore si autoritet zyrtar me rol drejtues fitimprues në Institucionet zyrtare duke keqpërdorur autoritetin zyrtar sipas nenit 414 i KPRK-së të cilat autoritete duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tija zyrtare në interes të tij dhe në dam të shtetit.

Nga e gjithë kjo del se Konflikti i interesit dhe Korrupcioni zyrtar është gjendje e konfliktit të interesit ndermjet detyrës zyrtare publike dhe interesave private të drejtëpërdrejtë dhe ose të terthortë që ndikojnë, mund të ndikojnë ose dukjet sikur ndikojnë ndryerjen e disa veprimeve antiligjore në menyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të personit zyrtar publik.

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar si vepër penale e veçantë,konsiderohet se është kryer me shkaktimin e pasojës që konsiston në përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete,për tjetrin,për organizatën e biznesit apo të shkaktimit të dëmit personit tjetër.

Kryesi i kësaj vepre penale të veçantë, për nga fajësia mund të kryhet vetëm me dashje direkte,ngase kryrësi vepron me qëllim që vetes apo tjetrit t’i sjellë dobi pasurore,ndërsa tjetrit t’i shkaktojë dëm. Për format themelore të kësaj vepre penale të posaçme janë paraparë dënimet me burgim prej (1) deri në (8) vjetë për formën ma të rëndë të kësa vepre penale nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës në fuqi.

Prishtinë,Korrik 2022-07-16

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat