A po përgatitet Serbia për intervenim ushtarak në Kosovë..!?

Opinione

A po përgatitet Serbia për intervenim ushtarak në Kosovë..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 22 gusht 2022 Në ora: 19:01
Rexhep Elezaj
Duke e dëgjuar me vëmendje konferencën për medie të presidentit serb, A. Vuçiq, të mbajtur dje para gazetarëve,  secili analist dhe vrojtues i cili e njeh mirë gjuhën serbishte, ka mund të nxjerr disa përfundime, se mesazhet të cilat ia i dërgoi në opinionin e brendshëm në Serbi, në Kosovë dhe atë ndërkombëtarë, ishin porosi të tij dëshpruese, provokuese, antishqiptare, luftënxitëse si dhe plotë rrena dhe shpifje ndaj ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në Ballkan..!?
 
Fjalimi i tij ishte tejet dëshprues, sepse pranë gjithë skenarëve ogurzezë dhe orvatjeve me të gjitha mjetet për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe ndarjen e saj duke aneksuar veriun e Kosovës, e të cilët siç dihet i dështuan keq, e tha me plotë zhgënjim se “ne serbëve na kanë mbështetur për muri në një qoshe”, duke aluduar në SHBA-të, BE-në dhe QUINT-in në Kosovë, “jo vetëm për mbështetjen që po Serbia po i jep Rusisë, por edhe për çështjen e Kosovës, të ashtuquajtur shtet të pavarur..!?
 
Por ajo që ai më së shumti ra në sy ishte potencomi i tij në këtë fjalim, i akuzave krejtësisht të rrejshme, se gjoja që nga viti 1999 e deri më sot, “serbët e Kosovës qenkan torturuar dhe terrorizuar nga policia e Kosovës dhe shqiptarët..”, duke thënë se në “rast të dëbimit me dhunë të popullatës serbe nga vatrat e tyre në Kosovë e Metohi, Serbia do t’i mbrojë ata me të gjitha mjetet”, duke aluduar qartë në dërgim të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë, e që ky ishte në fakt  boshti i provokimit dhe kërcënimeve të tij ndaj Kosovës, me prapavijë të qartë për ta nxitur luftën e re në Ballkan, sipas skenarit tanimë të njohur rus në Ukrainë !
 
Pra, kërcënimi i tij ndaj NATO-s, amerikanëve dhe BE-së, se Kosova është pjesë e Serbisë dhe të cilën nuk do ta njohim kurrë si shtet të pavarur, dhe, po qese KFOR-i nuk do t’i mbron serbet “nga terrori i shqiptarëve”, është Serbia ajo e cila do t’i mbron, ishte mesazh i qartë për secilin, se ai fliste hapur për një skenar lufte të përgatitur në Moskë dhe Beograd, të cilin shqiptarët nuk duhet minimizuar assesi, kur kësaj i shtojmë edhe sulmet e agjentëve rus në Gramsh në Shqipëri
 
Përkundrazi ne duhet ta marrim me seriozitet kërcënimin e Vuçiqit, sidomos organet tona shtetërore, që mos të na ndodhin befasi me pasoja të rënda, ngase Serbisë kurrë nuk duhet besuar, meqë ajo gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë agresori më i egër antishqiptar në Ballkan, siç ishte edhe shkaktare e LPB-re si dhe e terrorit dhe gjenocideve të fundit në Ballkan, si në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë..!?
 
Unë besoj shumë se brenda dy-tri javësh Lista (çetnike) serbe si dhe gjithë serbët e punësuar në polici dhe kudo tjetër në institucionet e Kosovës, do të largohen nga poste dhe vendet e punës që aktualisht i mbajnë, me qëllim që të dalin me rrena para botës, se ja gjoja janë të përndjekur dhe të diskriminuar nga organet “e ashtuquajtura të përkohshme në Kosovë e Metohi”, si hap i parë për destabilizimin e situatës  si dhe hapjen e rrugës për ndërhyrje ushtarake të Serbisë në Kosovë!
 
E vërteta është se krejt ajo çfarë tha A. Vuçiqi pardje për shqiptarët dhe Kosovën, janë rrena morbide, shpifje, provokime si dhe akuza makabre në funksion të krijimit të atmosferës së luftës në Serbi, si përgatitje të realizimit të planeve të saj hegjemoniste për kthimin e Kosovës nën Serbi, ose së paku ndarjen e saj si “kompromis” për ndonjë marrëveshje eventuale me Kosovën..!?
Qofsha i gabuar !
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat