Po vërtetohet e vërteta dhe vizioni i Lulzim Bashës

Opinione

Po vërtetohet e vërteta dhe vizioni i Lulzim Bashës

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:42
Skënder Sadri Kapiti

Lulzim Basha: “Me mendjen të ndriçuar nga faktet që nuk vijnë nga fjalët por nga faktet le ta largojmë llumin e tranzicionit dhe t‘i hapim Shqipërisë rrugën e mohuar drejt zhvillimit pavarësisht bindjeve politike”, deklaronte Basha me 7 Tetor 2021

Mjafton kjo deklaratë e mësipërme e para një viti e Bashës, e cila është postulat dhe që nuk ka nevojë as për komente. Pra, para një viti ish Kryetari i Partisë Demokratike z. Basha paralajmëroi pikërisht atë që po ndodh sot, dhe që e vertetoi koha, realiteti, po e vertetojnë ato që Basha i quante fakte dhe jo fjalë, as llafe e as thashetheme.

Pra, koha vertetoi se mjerisht e fatkeqësisht Shqipërinë dhe tranzicionin e paska qeverisur llumi politik, dhe po koha verteton se po ky llum politiko-mediatik, oligarko-korruptiv,antikombetar e antipublik u bë i gjithi bashkë kundër vizionit dhe misionit të Bashës, vizion i cili ishte dhe eshte: ndëshkimi, pastrimi dhe përjashtimi politik i llumit të politikës së vjetër; ndarja e Shqipërisë nga tranzicioni, dekomunistifikimi dhe dekriminalizimi i politikës, lufta kundër krimit e korrupsionit, hapja e rruges së Shqipërisë drejt zhvillimit dhe integrimit.

Tashmë shqiptarët po marrin vesh dhe po mësojnë të vërtetën pse është sulmuar aq shumë Basha nga ky llumi i politikës së vjetër, nga këta servilë, shërbetore ishkomunistë e isigurimsa  shteti në aleancë me paranë e pisët dhe me korrupsionin.

Tani po vertetohet publikisht me shume akoma, se Basha u sulmua nga të këtillët politikanë, deputetë e ishdeputetë të majtë e pseudo të djathtë, ministra e ishministra, kryeministër e ishkryeministra, nga dy ishpresidentët e fundit, si nga gazetarë e mediatikë, analistë e opinionistë  të cilët i bënë embargo mediatike Bashës dhe propagandonin interesat, gënjeshtrat e manipulimet e politikës së vjetër.

Me Bashën dhe me misionin e tij vazhdojne të jenë mbështetje e fuqishme SHBA dhe BE. Të gjitha akuzat e shpifjet kundër Bashës, të  foltoreve të Berishës dhe të atyre të Ilir Metës degraduan dhe dështuan si alibira mashtrimesh, gënjeshtrash e hipokrizish, si dy komponentë e kulme të “Trekëndëshi të Bermudës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat