Për rënien e LDK-së, fajtorë nuk janë veç Agim Veliu dhe Skënder Hyseni, je edhe ti Lumir!

Opinione

Për rënien e LDK-së, fajtorë nuk janë veç Agim Veliu dhe Skënder Hyseni, je edhe ti Lumir!

Nga: Faton Mehmeti Më: 2 shtator 2022 Në ora: 16:14
Autori Faton Mehmeti

I pandreqshëm, i destinuar për mos u rritur kurrë, kreu i LDK-së hodhi kunja tek të gjithët pa thënë asnjë fjalë për veten, asnjë vet-kritikë për katandisjen e saj.

LDK, e themeluar nga djali i një ballisti përfundoi Isa Mustafa për të cilën gjë kurrë asnjë fjalë nuk e tha Lumiri. Me Isën në krye, pjesë e të cilës ishte edhe kreu aktual i LDK-së, ka vu në pah metodat e një regjimi partiak dhe shtetëror, LDK nën udhëheqjen e Isa Mustafës ishte katandisur si kurrë me parë.

Lumiri akuzon me të drejtë Skender Hysenin dhe Agim Veliun për degradimin e LDK-së, kjo është gjysma e të vërtetës, gjysma tjetër i përket edhe të tjerëve, në mesin e tyre edhe vet Lumiri.

Për të demantuar pretendimet e amnistisë ndaj vetes, para pak kohësh në një shkrim të bërë në Facebook, Isa Mustafa tha një të vërtetë: Të gjithë në kryesi, përveç Vjosës dhe atyre që u larguan, kanë qenë servilë të tij. Isa iu kundërpërgjigj Lumirit, i cili ka deklaruar se nuk është dëgjuar zëri kritik, mirëpo Isa e ka demantuar dhe besoj se kjo është e vërteta.

Isa ka shkruar "Nuk ka pasur zëra kritikë, vetëm abstenues", duke shpërfaqur mungesën e guximit të atyre që janë sjellë rreth tij për të përfituar diçka. Jo vetëm Isa, por të gjithë ata në krye, që ia mbanin zhagin janë fajtorë për gjendjen ku ndodhet sot LDK.

Lumir Abdixhiku s’ka pasur kurrë guxim me kundërshtuar edhe pse e shihte që anija ku janë po fundoset. Lumiri, tani na shfaqet reformator, por kurrë s’ka pasur guxim me kundërshtuar, frikacakët kurrë nuk bëjnë reforma. Lumir, je edhe ti fajtor për gjendjen ku ndodhet sot LDK, andaj mjaft më me kritika ndaj të tjerëve. Rënien e LDK-së e kemi paralajmëruar me kohë, kur ne flisnim për degradimin dhe fundin e hidhur të saj, ti Lumri flisje me pietet për "profesorin e nderuar që po bën reforma të mëdha", je edhe ti fajtor për rënien e LDK në nivelin e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat