Shën Tereza e jonë, nëna e dashurisë mbetet gjithmonë

Opinione

Shën Tereza e jonë, nëna e dashurisë mbetet gjithmonë

Nga: Dedë Preqi Më: 5 shtator 2022 Në ora: 14:18
Nënë Tereza

Nuk ka dyshim se shqiptarët gjatë gjithë shekujve dhe historisë së tyre kanë dhënë bijë dhe bija të tyre, të dijës, të kulturës, dhe humanizmit botëro, që falë këtyre realitetëve, i njohu edhe bota, dhe një gjë të tillë duhet të mos e harrojmë dhe ti përkujtojmë, jo vetëm në mënyrë formale, por në mënyrë të tillë që të mund të arrijmë në thelbin e tyre, që t’i lejojmë vetës të depërtojmë nga vepra dhe domethënja e tyre.

Ne shqiptarët falë këtyre realiteteve i kemi dhënë botës dëshmi dhe fakte se ky popull është edhe fisnik edhe human edhe mik i gjithë popujve të botës, sikur këtë gjë e dëshmoi edhe Nënë Tereza, me humanizmin e saj të bamirësisë më të shquar në glob, bija shqiptare e këtij vendi, e cila pa asnjë dallim racor e njerëzor, ajo i shërbeu gjithë njerëzimit, duke e luftuar varfërinë dhe sëmundjet e rënda ndërnjerëzore.

Nisur nga vepra e madhe e Nënë Terezës, që buronte nga vullneti i saj i çelikosur për t’i ndihmuar njerëzit e varfër në viset dhe vendet më të varfëra të botës, sikur që ishte India e atëhershme dhe pjesët tjera të saj, kjo Nënë, e vuri jetën e vet në sprova të rënda dhe të rrezikshme, që të dëpërtonte përtej asaj vuajtje dhe skamje njerëzore, duke i prekë me dorën e saj dhe shëruar njerëzit e sëmuar me sëmundje të ndryshme, si edhe nga gërbula.

Nënë Tereza, sikur ishte dora dhe porosia e zotit, e cila i lutej në çdo hap për popullin mbarë, dhe sipas shkrimeve të ndjekësve dhe gjurmuasve të saj, ajo komunikonte shpesh herë me zotin, të cilit i besonte shumë, dhe një ndër komunikatat e saj i lutej zotit, që të ketë mëshirë për këto ballafaqime të rënda dhe të shëmtuara njerëzore, por edhe shpeshherë ishte e mllefosur, se pse po lejohet të vuaj ky njerëzim aq shumë?!...

Nënë Tereza, do të ishte një njeri i veçantë, që e kuptonte thelbin e mistershëm të vuajtjeve të qenjës njerëzore dhe me dashurinë që kishte e ndiente fuqinë e saj që kishte brenda vetës- si një thpërthim i vërtetë shpirtëror i atomit të saj, për t’a kthyer në energji të aftë për të shpleksur lëmshin e pazgjithshëm në dukje të ekzistenës njerëzore.

Nënë Tereza, e thoshte kudo që ndodhej se ishte me gjak shqiptare, edhe pse dikush do të thoshte se, kjo bëri pak për shqiptarët, por përgjigja do të ishte më se e qartë, kur presidenti i SHBA-ve, KLINTON, mbi varrin e saj në Kalkutë, iu përkul dhe i përshëriti me pak fjalë, “Oj Nëna e dashurisë njerëzore, Nënë Tereza, t’a kam kryer porosinë tënde që ma dhë për shqiptarët e Kosovës”.

Ajo ishte fryma e soldaritetit global, vepra e saj do ti kalonte kufinjtë e humanizmit njerëzor, ajo investoi aq shumë në dhëmbjen e shpirtit njerëzor përmes dashurisë dhe bamirësisë.

Prandaj bota njerëzore 5 shtatorin në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Trezës, e shënon si ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat