"Klonimi" i një njeriu të gjallë

Opinione

"Klonimi" i një njeriu të gjallë

Nga: Përparim Hysi Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:17
Përparim Hysi
Ftesa për t'u njohur me këtë monografi qe nga autorja,KOZETA ZAVALANI. Ajo e promovoi librin e saj,mbrëmë, më 8 shtator. Sado jam i privuar nga ana shëndetësore, me sforco dhe me një debat"aspak familjar" me timeshoqe që,me të drejtë,është e shqetësuar për shëndetin tim, më së fundi, e binda dhe ja përse:

Unë:- Atje do jetë dhe MARGARITA që është 90-vjeç!
Ajo:- Le të vejë dhe 100-vjeç,se rimon me fjalën"drita"
Unë: E ka shkruar dhe më ka ftuar KOZETA ZAVALANI që rimon me"zemëroqeani"
Ajo:- Për lojëra fjalësh je i vetmi,por nuk e sheh që  po  të lë shëndeti.
Unë:-Ka ardhur ajo"nusja e bukur" që ke parë këtu e 60-vjet më parë. Ka ardhur VITORE STEFA LEKA apo alias "perla"
Ajo i thirri kujtesës dhe lëshoi pe. Çfarë të them, o PËRPARIM?Harron që rimon me"përfundim". U ndamë miqësiht me timeshoqe dhe bëra sikur i harrova ilaçet. Sosa tek  AKADEMIA e SHKENCAVE dhe të parin që takova,tek prisja orën 17.00, qe Doktor GJERGJI ZAVALANI, bashkëshorti i KOZETËS që,siç duket,përjetonte gjithë atë ngarkesë emocionale në këtë promovim sa festiv,por dhe aq miqësor.Dhe pastaj,poetja DAVA GJOKA.Pak nga pak,u mbush tërë salla. 
                                                *      *     *
Në tavolinën qendrore,veç autores KOZETA ZAVALANI, zuri vend protagonistja e monografisë,ZONJA e NDERUAR,VITORE STEFA LEKA dhe ato që ia rritën vlerën asaj tavoline në podium,qenë dy ZONJA që me praninë  e tyre treguan se janë aktive dhe vitale në çdo "ceremoni letraro artistike".E kam fjalën për"NDERI i KOMBIT",ARTISTEN E POPULLIT,MARGARITA XHEPA dhe,në krahun tjetër, ZONJA E NDERUAR,DOKTOR FLORA BROVINA që kishte ardhur enkas nga KOSOVA. Në podium ishte dhe një burrë që të më falë që nuk e njoh.
 
E gjithë ceremonia festive e këtij promovimi,drejtohej nga një MJESHTRE e vjetër e ekranit që shqiptarët kanë mall që ta shohin me sy: e kam fjalën për të papërsëritshmen,SILVANA BRAÇE. Ajo e hapi dhe së pari,e mori fjalën studiuesja EMRIE KORSI që ka bërë recensën e kësaj monografie. Elokuente dhe studioze serioze,ajo foli fare shkurt dhe,pas saj, e ndezi sallën me recitim aq të veçantë,e  madhja MARGARITA XHEPA që,për të përcjellë dashuri mes njerëzve,citoi përmendësh disa vargje nga liriku i bukur,SKËNDER RUSI.Mandej për të treguar se VITORE STEFA LEKA është dhe poete,recitoi dhe dy poezi të autores. Por qëllimi i esesë sime nuk është për të bërë"paradë" të folësve në këtë ceremoni të bukur,por dua të vë pikat mbi i,përmjet gjykimit tim, atë më të qensishmen e kësaj eseje:qoftë për autoren, qoftë dhe për protagonisten.
                                                             *     *    *
Fjala"klonim" e përdorur nga unë, është një metaforë disi e guximshme. Shkenctarët që merren me klonimet,en grup,tregojnë shkaqet përse deri sot nuk është klonuar një njeri.Por KOZETA ZAVALANI me këtë monografi e ka"klonuar"VITORE STEFA LEKËN,jo vetëm fzikisht,por dhe moralisht. Së pari e përfytyroi si ai mjeku human që demonstron pra stundentëve një trup anatomik që, e ka  vendosur mbi tavolinë dhe bën diseksionin e atij trupi. Një ekografi të heroinës së monografisë që del pra lexuesit.si portret fizik dhe moral,njëherësh. Dhe unë them:-Vallë, si është e mundur?Një përkimëri të një sahati "OMEGA". Se, në fund të fundit,njerëzit janë shumë subjektivë dhe interesohen vetëm për vete. Në ndihmë për një përgjigje për pyetjen time që nuk është retorike,më vjen filozofi francez Helvetius që thotë:"Shkalla e nevojshme e shpirtit që na pëlqen,është një masë e shpirtit që kemi."
 
Unë jam tip shumë dyshues dhe me veten time bëj pyetjen tjetër:- Si është e mundur që jo vetëm ta njohë me kaq imtësi këtë VITORE STAFA LEKËN që është nga BERATI dhe KOZETA vet korçare e tiranase më këtej? Dhe tak më vjen ndërmend PEARL L BUCK që thotë:" Brenda vetes sime është një vend ku jetoj krejt i vetëm dhe rinovoj burimet e mia që nuk shterin kurrë." Kështu ka bërë dhe KOZETA,sigurisht. Me KOZETA ZAVANIN ka ndodhur ai fenomen jetësor që francezi PATRIK MODIAN e përkufizon kështu:" Një shkrimtar,si çdo artist, është i lidhur pazgjidhmërisht,me kohën kur ka jetuar,aq sa ai nuk mund  t'i shpëtonte as ajëri që thith dhe,ndaj e shpreh në veprën e tij. 
                                                      *     *    *
Shfletoj faqe pas faqesh monografinë dhe më duket që ngjarje,fakte historike,njerëz të njohur më bëhen aq pranë,sa më duket se jam duke parë një film me metrazh të gjatë. Unë e kam njohur në rini të saj VITOREN(atëherë ishte 20-vjeç) dhe vij e takoj pas 60-vjetësh dhe,sa vë re,sado jeta e ka sakatuar, ajo  ka sharm e dinjitet. Anatol Frans thotë diku:"Atje ku është vuajtja dhe hidhërimi,atje është fitorja dhe guxiimi". Dhe tek VITORJA është dhe vuajtja,edhe hidhërimi,por dhe fitorja dhe guximi. Vargjet e poetit të madh polak,ADAM MICKIEVICH:"Edhe kur bie,ngreu dhe rend për fitore" i rrinë për shtat asaj." Tek jam duke e shkruar këtë ese, më vinë ndërmend vargjet e PUSHKINIT që thotë:"Qahem hidhërueshëm/hidhërueshëm dënes/ dhe vargjet e trishta askujt nuk ia fsheh". I pranëvë jo pa qëllim këto vargje,se e njoh si të shkuarën dhe të sotmen e VITORE STEFA LEKA. Kur ishte 7-vjeç i pushkatojnë baban, të ndjerin KOSTAQ STEFA,"krimi" i vetëm i të cilit qe se shoqëroi dhe u shëptoi jetën 30  amerikanëve në vitet eluftës. JO vetëm e pushkatuan,por dhe sot nuk i gjendet varri ku familjarët të vendosin një lule. Sapo qe martuar me me kosovarin BARDHYL KELMENDI(me atë ka dhe vjazën:Poeten MARDENA KELMENDI), bashkëshortin sikur "e vranë në gjumë":e burgosën dhe e çuan në kulmin e jetës në varr. Ajo ka familje tjetër me djem e nuse,por si mund të duronte kaq vuajtje? Jo vetëm e përballoi jetën me guxim,por,tek emigroi në TRIESTE, ajo u bë vatra e ngrohtë për çdo emigrant shqiptar dhe,sa për ata luftëtarë të UÇK-së, u bë nënë e dytë për ta. KOSOVA e ka quajtur"NËNË LOKJA".Nga të gjithë ata që e njohin, quhet "NËNË TEREZA" e dytë. Nuk numërohen çmimet,dekoratat që të gjitha të merituara dhe,sikur guxoje e t'i rreshtohej, duhej një faqe gazete. Të gjithë kuriozët mund ta shuajnë kuriozitetin e tyre tek monografia në fjalë.
                                     *      *     *
Kërraba ime heq nga vetja. Qysh në vitin 2009 unë kam shkruar poezinë"NËNË TEREZA nuk ka vdekur" kushtuar VITORE  STEFA LEKA. Ajo është si sintezë e monografisë së  KOZETËS. 
                               
NËNË TEREZA NUK KA VDEKUR

NËNË TEREZA nuk ka vdekur,ajo është ende e gjallë
Çap pas çapi e ka ndjekur, është një zonjë e rrallë.
Unë e di që do më thoni:- E krahason me NËNË TEREZËN?
Po ju veprat i shikoni:do të njihni VITORE STEFA LEKËN.

Ku s'e gjen këtë Zonjë të rrallë(fjala"Zonjë" me gërmë të madhe)
SE kushdo që pati hall, gjen ndihmë tek kjo"sozi Madre"
Po kush vajti në TRIESTE dhe kush nuk gjeti atje strehë
Atje shkojnë teste-teste,u kujdes si nënë dhe...
 
Shtëpinë e saj e ktheu hotel;askurkush dorën në xhep
Aty bukë dhe aty gjellë dhe dëshon gjithë një qytet
Ku s'e gjen këtë ZONJË të rrallë,në tubime e nël festa
Ajo NËNË TEREZA gjallë:alias VITORE STEFA-LEKA.

Për KOSOVËN u bë copë dhe KOSOVA e nderon
Të plagosurëve përmbi kokë,si balsam  plagët shëron.
Peshë e vuajtjeve ka lënë gjurmë (diktatura ia nxiu jetën)
Por kjo ZONJË nuk u përul,ndaj unë shkruaj për VITORE STEFA LEKËN.
 
Sado vuajti,di të falë( a nuk falte NËNË TEREZA?)
Ndaj unë them që është gjallë. e vazhdin VITORE LEKA!
Nëse vargjet nuk arrijnë që t'ia bëj të plot portretin
Shamani ju poezin! Bashkë me të dhe POETIN!
                           FLORIDA, 30 shtator 2009
                                  *      *    *
Në monografi,KOZETA ZAVALANI, e quan VITOREN:ZONJË HYJNORE! Po jo"hyjnore",- thashë me vete.Po,kur lexova që në TRIESTE,VITORE STEFA LEKA paska strehuar dhe ka ndihmua djalin e hetuesit që i kish sakatuar familjen e saj. Jo vetëm kaq,por e fali.  Dhe ja ten vjen  sentenca:"Të dënosh,është njerëzore, të falësh, është hyjnore".Rrofsh KOZETA ZAVALANI që duke bërë këtë promovim kaq festiv,ke bërë atë që thotë publcistja dhe shkrimtarja amerikane REBECA HARDING DEVIS:"Dielli,toka,dashuria,miqtë,frymëmarrja ime,është pjesë e atij banketi aq miqësor.
 
P.S. Nuk do ta mbyllja këtë ese të gjatë time,për një porosi që i lashë kur i dhurova librin tim"NJerëz që dua" ku është poezia për të. Plutarku,filozofi grek, tha:-Unë e di që KERANEJA(vendlindja e filozofit grek) është e vogël,por unë nuk iki,se nuk dua të bëhet më e vogël. Ktheu në BERAT,VITORE se"edhe gurët e sokakut për ty bëjnë shiqajet",
 
Tiranë, 9 shtator 2022
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat