O të pangopur.....

Opinione

O të pangopur.....

Nga: Petrit Dibrani Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:38
Petrit Dibrani

A e dini more ju rëndësin e arsimimit, apo vetëm të diplomimit, paisjen me një „diplomë“?!

Fillimisht për qeverinë, respektivisht për Albinin.

Sigurisht se duhet të diskutohet, zyrtarisht dhe jo privatisht.

Dikur odat, ishin shkolla dhe tani jemi shtet.

Shteti është shtet dhe jo ODË!

Institucionet shtetërore, ndryshojnë nga odat e dikurshme.

Qasja e Albinit dhe lutja e SBASHK-ut....., jo pak interesant!

Albin,

E gjithë barra bie mbi institucionet, respektivisht qeverinë edhe pse jo t‘gjthë e dinë, andaj ata që duan t‘a shfrytëzojnë SBASHK-un dhe njëkohësisht na i lënë fëmijët pa mësim, duhet edhe me u‘a VIZATU!

Pse duhet ju Kryeministër, t‘a bëni zgjidhjen?

Se; me disa analfabet, duhet me u sjellë ashtu si ata kuptojnë, vetëm për arsye të së ardhmes për brezat e keq shkolluar, keq mësuar.

E ardhmja është shumë më e rëndësishme se,  sjellja e sindikatave apo të kuptuarit dhe kërkesat e tyre.

Dakordohu me SBASHK-un Albin dhe t’gjithë mësimdhënësit në TEST, duhet edhe njëher dhe klasifikim, kush është për mësimdhënje e kush për kujdesin e „bagëtive“!

Sigurisht për ata „mësimdhënës“ që po i shohim dhe lexojmë, postimet - shkrimet e tyre me shumë gabime drejtshkrimore në portale, duhet çdoherë me u‘a përsëritur, rëndësin e arsimimit.

” Edukimi është arma më e fuqishme, që mundë ta përdorni për t’a ndryshuar botën”.

Thënie e nobelistit Nelson Mandela.

Arsimimi ndihmon zhvillimin e një shoqërie të fortë, demokratike dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Arsimimi, edukimi si proces nis që nga lindja dhe është shumë i rëndësishëm për jetën!

Fat i keq, që prindërit s’mundë t’i zgjedhim!

Sigurishtē dhe jo rastësisht, vendet e zhvilluara i japin një rol të rëndësishēm, formimit të fēmijëve në fëmijërinë e tyre të hershme, duke filluar nga institucionet parashkollore, duke i vënë kështu themelet e një zhvillimi të shëndoshë të personalitetit.

SHKOLLA është institucioni që e kanë krijuar njerëzit, së bashku si shoqëri njerëzore për të përquar te brezat e ardhshëm, trashëgiminë kulturore, dijën dhe aftësinë.

Sociologjia është shkencë e cila merret me studimin e shoqëris, në të gjitha, fenomenet, lidhjet, zhvillimin dhe funksionimin e tyre!

Edukimi për qytetari demokratike!

Ç’ka nënkupton?

Edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes, informimin, praktikat dhe veprimtaritë…

Të gjitha këto synojnë që nxënësit duhet paisur me njohuri, aftësi, qëndrime dhe sjellje që i aftësojnë dhe i fuqizojnë ata, për të ushtruar dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre në shoqëri.

Për t‘a vlerësuar diversitetin për të luajtur një rol aktiv në jetën demokratike, për mbrojtjen dhe përparimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës, duhet fillimishtë ‘ Edukim Qytetarë’….

Me shpresë, se njohësit e qështjeve politike, analistët politik të vet shpallur, dhe bartësit e institucioneve, në Republikën e Kosovës, do fillojnë të reflektojnë….

Besoj e kuptoni, ç’farë nėnkupton REFLEKTIMI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat