Kush është zot shtëpie në LDK?

Opinione

Kush është zot shtëpie në LDK?

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 17 tetor 2022 Në ora: 10:10
LDK

Kuvendi i 10-të, i Jashtëzakonshëm i LDK-së, zgjodhi prof. Lumir Abdixhikun kryetar të saj. Ndryshimi ishte domosdo e kohës, pas humbjes fatale të LDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Braktisja masive e elektoratit të kësaj partie dhe kthimi vetëm pak muaj më vonë, i 100 mijë votuesve, pikërisht, pas ardhjes në krye të LDK-së të kryetar Lumirit dhe të Kryesisë së re, ishte besimi dhe shpresa për reformat e gjatë-pritshme. Dhe, assesi nuk kishte të bënte në asnjë lloj zhgënjimi në Qeverinë Kurti, ndonëse ishte kohë e shkurtër për ta provuar atë.

Është, pikërisht, kjo zgjedhje dhe zgjidhje aprovuese e elektoratit, që obligon ekipin e ri drejtues të LDK-së, të ketë kujdes të shtuar në raport me partitë-banda të PAN-it. Flirtet dhe koalicionet me PAN-istët e kanë fundosur LDK-në në 11 %. Opozitarizmi i LDK-së, duhet të jetë i argumentuar dhe jashtë ndikimit të PAN-it dhe të SHIK-ut të tij kriminal. U dëshmua, madje, katërçipërisht, se organizimi i grevës politike masive ishte i tyre, andaj, LDK-ja duhej ta kishte maturinë rugoviane. Ligji përjashton pagesën e grevistëve. Dhe, kjo rregull është e përbotshme. Atëherë, pse zërat kakofonikë të vajtojcave të LDK-së, çakordueshëm, çirreshin për t`i paguar, jashtëligjshëm, grevistët e manipuluar nga PAN-i dhe SHIK-u i tij?!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ankohej se "Kurti i ka lënë 1 (një) muaj shkollat mëshelë. Udhës për t`u bashkuar edhe më shumë!"

LEXO EDHE Sjellja fisnike e ministres Arbërie, turpëron lakejtë e PAN-it! (1)

Sigurisht e ka fjalën për LDK-në me PDK-në! Por, realisht, kush i mbylli shkollat? Tashmë, dihet - PAN-i.

E zëshme në kritika paushalle është Hikmete Bajrami si: "LDK përkrahë grevën. Kërkesat e Sindikatave janë legjitime. Të ekzekutohen pagat sot. Betonimi i rrezikshëm për Qeverinë. Kurti po shpërndanë mjete pa kurrfarë kriteri dhe adrese. Injorimi që po u bëhet Sindikatave, është injorim i nxënësve"! Këto deklarime, kanë edhe elementin e shpifjes të rëndë dhe të pabazuar, sepse ndarja e mjeteve është bërë për kategori skamnorësh, nevojtarë, shprehur fetarisht, "në vesh të Perëndisë"! Akuzat janë të koordinuara, thjeshtë, është bashkim politik dhe ideologjik i LDK-së me PDK-në. Pra, siç thotë populli: "LDK-ja po kërcen në dasmë të huaj"!

Rrezarta Krasniqi thotë se "Kurti u ka shpallur luftë mësimdhënësve, qëllimi është për t`i poshtëruar ata"! Realisht, mësuesit kanë poshtëruar vetveten, sepse u pajtuan me manipulimin që u bëri PAN-i. Akuza "se Kurti dhe Nagavci po refuzojnë dialogun social", është akuzë e rreme. Sepse greva edhe pse ishte, kryekëput, politike, për çka e denoncoi Kurti, si të tillë, në Parlament, kishin takuar kryesindikalistin Atdhe Rykolli dhe kreun kukullë, të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Thjeshtëzimi se "Kurti po lufton me Jasharaj", ishte fiktiv, i rremë dhe banal, sepse Kryeministri ishte përballë banditëve të PAN-it dhe SHIK-ut të tij.

Deputeti, Dr. Avdyli, konstaton bindshëm, se "Greva ka pasur prapavijë politike, por pagat duhet të paguhen"!

Paksa kontradiktore. Sepse, një grevë me slogane të rreme dhe fshehje të qëllimit politik, të organizuar nga banditizmi PAN-istë, gjithsesi, është e jashtëligjshme, dhe nuk meriton, jo vetëm pagesë, por as që duhet përfillur. Por, edhe sikur të jetë edhe e ligjshme, ligji e pamundëson pagesën e grevistëve. Ata janë barrë e Sindikatës. Dhe, ky është ligj botëror në fuqi.

Duke analizuar deklarimet e paargumentuara, të disa kuadrove të LDK-së, me ngjashmëri tipike me përrallisjet e partive-banda të PAN-it, me keqardhje dhe brengosje të thellë, shtrojmë pyetjen dilemë: "Kush është Zot shtëpie në LDK-e?!

Mjegullnaja PAN-iste u zhdavaritë, barrikadimi sindikalist i porositur!

I viktimizuari i shtirur, Jasharaj, ankohet se "Qeveria na ka goditur pas shpine!" Rrenë e kulluar. Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka thënë, madje, në mënyrë të përsëritur: "Kush punon duhet të paguhet, do ta respektojmë këtë obligim ligjor". Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci ka qenë edhe më e drejtpërdrejtë, se "ata që nuk punojnë, në ditët e grevës, nuk do të paguhen". Edhe më i shpjegueshëm ka qenë zëdhënësi i LVV, Përparim Kryeziu: "Paga mujore, është kompensim për punë. Kjo përcaktohet me ligjin për grevat. Rroga duhet të meritohet." Deputeti Dimal Basha, me referim tek ligji, kërcënon pushtetarët e tij: "Dhënia e pagave, shkelje ligjore".

Opinioni, edhe pse u bindë se, ligjërisht, nuk u takon paga grevistëve, për punën e pabërë, në kundërshtim me ligjin, i mëshiroi dhe i pagoi jashtëligjshëm, si paradhënie dhe në mirëbesim, për t`i plotësuar orët e humbura mësimore. Por, pabesisht dhe turpërisht, vegla e PAN-it, kreu i SBASHK-ut, Rrahman greva, apelon: "Të shtunën nuk do të mbahet mësim!" Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, thotë se "puna jashtë orarit duhet të paguhet 150 %, nuk do ta përfillim urdhëresën e Ministrisë të Arsimit dhe nuk do t`i plotësojmë orët e humbura ditëve të shtuna!"

Kjo është anarki dhe poshtërsi - njëherësh. Edhe më i poshtër e kriminal është deklarimi i paautorizuar, nga prindërit e nxënësve, i të ashtuquajturit "Këshilli i Prindërve", të cilët llomotisin: "Mësimi nuk bëhet me zor! Mësimi i të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm! Një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes të fëmijëve u bë sot!"

Pahamendje, është një barrikadim i egër, i ndyrë, i bërë me nxitjen e PAN-it. Ndërkohë, zëvendësimi i ditëve të humbura në mësim-mbajtje, të shtunave, është studiuar nga inspektorët shkencorë përkatës, me tituj - Profesor e Doktor -, me përvojë disa dekadash në mësimdhënie, pavarësisht, përkatësisë partiake. Dhe, këta horrakë e hiçër, përrallisin, kinse, "në mbrojtje të fëmijëve"! E turpshme dhe kriminale! Absolutisht i saktë konstatimi i ministres Nagavci: "Sindikatat nuk kanë për qëllim Marrëveshjen, duan barrikadim!"

Janë mësuar me shkeljen e rregullave ligjore, të bërë normë, me Hashimin dhe Ramushin

Habitë kuadri, Safet Gërxhalliu: "Arroganca e pushtetit, do t`i kushtojë Kosovës në imazh"! Adresë e gabuar. Janë mësuar me shkeljen e rregullave ligjore, të bërë normë, me Hashimin dhe Ramushin, me shokë, të cilët për vota, abuzuan, skajshëm, me buxhetin e shtetit të Kosovës. Ata, me eksponentët drejtues të partive të tyre, edhe sot vazhdojnë ta shpërdorojnë paranë e popullit, duke paguar ligjshëm 12.700 veteranë të vërtetë, por, duke ngulmuar të paguhen edhe 52.300 "veteranë" të rrejshëm! Shtysa, veç përfitimeve tjera, edhe shtimin e klientelës elektorale partiake. Ky është abuzimi më i madh legal, me gjakderdhjen financiare prej miliona eurove, me të cilat do të mbulohej e gjithë jeta sociale në Kosovë.

Kryeministri Kurti, përsëritshëm, reagon se "Sahati i PAN-istëve u është ndalur, më 14 shkurt 2021. Tani, krerët e SHIK-ut, brenda Sindikatës, ia bëjnë opozitën PAN-it, duke e bërë grevën armë kundër Qeverisë!"

Tashmë, opinioni arsim-dashës dhe atdhe-dashës, arsyeton Qeverinë dhe respekton ligjshmërinë e saj. Ndërkohë, dënon grevën unike të SBASHK-ut, në nismë të vitit shkollor, me rrjedhojën fatale, mbylljen e shkollave, për 318 nxënës, prej tyre 21 mijë fillestarë të shënjtorës - Abetare -! Bilanci i trishtim: 27 milionë e 200 mijë orë të humbura, ose 12 % e vitit shkollor!

Në disa shkolla bëhet edhe një pazar i pistë: Për të fituar edhe një ditë shtesë pushim, brenda javës, mësuesit, përgjatë javës, mbajnë edhe nga një orë mësimi shtesë! Opinioni i përgjegjshëm, grevistët po i konsideronte si parazitë të neveritshëm. Dhe, i këshillon ata, se nëse nuk plotësojnë ditët e humbura mësimore, sipas udhëzimit të institucionit përkatës, duhet të sanksionohen, sipas ligjit në fuqi. Përndryshe, pagat t`i kërkojnë tek opozita, si organizatore ideologjike e faktike të grevës së shtatorit.

Nxënësit nxirren nga shkolla, vetëm në raste rrezikimi të jetës së tyre, siç është lufta apo diçka tjetër e ngjashme, ekskluzivisht, për mbrojtjen e tyre. Dhe, në asnjë rrethanë tjetër normale, nuk guxon të ndodhë kjo. Dhe, aq më pak për përfitime të ulëta politike!

Dëmi i madh të shkaktuar fëmijëve shkollarë, nga bojkotimi i mësimdhënies, përgjatë muajit shtator, nuk guxon të kalojë në heshtje, sikur nuk ka ndodhur asgjë!

Njeriu i letrave, publicisti dhe gazetari i mirënjohur investigativ, hulumtues, Idriz Morina, ka një ide sa të qëlluar, aq edhe logjike: "Të merren në hetim krerët e grevistëve. Atëherë mësohen qëllimet". Kjo ka gjetur mbështetje masive në Kosovë dhe Shqiptari, sepse do të zbulonte intrigimet mafioze të PAN-it, i cili, për interesat e ulëta politike, është gati ta pranojë maksimën armike "rrafsh Kosova!"

Imperativ i kohës, ndryshimi i ligji për grevat dhe ligje tjera, anakronike për kohën digjitale! Shumë ligje aktuale mbrojnë kriminelë, hajna, parazitë e dembelë, të cilët favorizohen nga ligje absurde dhe burokratike e moniste. / Fund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat