Qeveria të mos e zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, krijon precedentë të rrezikshëm

Opinione

Qeveria të mos e zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, krijon precedentë të rrezikshëm

Nga: Shkodran Imeraj Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:58
Shkodran Imeraj

Këto ditë është rritur presioni ndaj institucioneve të Kosovës për të zbatuar në plotëni vendimin anti kushtetuese dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, prona këto që i takojnë Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016, me votat e dy gjykatësve shqiptare (dhe të panelit ndërkombëtar), Arta Rama-Hajrizi dhe Gresa Caka-Nimani, i ka jep të drejtë vendimit të dhjetorit 2012 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe kështu ka legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit në Kosovë, pasi që dy vendimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të 27 dhjetorit 2012, nr. SCC-08-0226 dhe nr. SCC-08-0227, bazën e kanë në vendimet e kohës së masave të dhunshme të periudhës së viteve 1989-1999.

Pra, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në aktgjykimin e 20 maj 2016, ka thënë: “Të konstatoje që dy vendimet e Kolegjit të Ankesave te Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 12 qershorit 2015, nr. AC-I-13-0008 dhe nr. AC-1-13-0009, janë te pavlefshme, dhe se dy vendimet e Kolegjit të Specializuar për Pronësinë të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që Lidhen më Agjencinë Kosovare te Privatizimit të 27 dhjetorit 2012, nr. SCC-08-0226 dhe nr. SCC-08-0227, janë përfundimtare të detyrueshme dhe, si të tilla, janë res judicata”.

Andaj, Gjykata Kushtetues e Kosovës me vendimin e saj të 20 majit 2016, ka shkelur Neni 113, paragrafi 7 të Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Se këndejmi, Gjykata Kushtetues e Kosovës në rastin e ankesës së dy kandidatëve për Prokuror të Shtetit, ka përdor standard të dyfishte, duke i hedhur poshtë ankesat e tyre me pretekst së nuk është respektuar Neni 113, paragrafi 7 i Kushtetutës së Kosovës.

Atëherë rrjedhë pyetja: Pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës në rastin e Deçanit se respektoi Neni 113, paragrafi 7 të Kushtetuese, kur dihet se lënda është rikthyer për ri-gjykim sipas vendimeve të Kolegjit të Ankesave te Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 12 qershorit 2015, nr. AC-I-13-0008 dhe nr. AC-1-13-0009?

Dorëheqja e Gresa Caka-Nimanit nga kreu i kushtetueses është i domosdoshëm dhe do të ishte i mirëpritur, pasi që ajo me votën e saj pro që të i njihet e drejta në pronësi Manastirit të Deçanit karshi 24 hektarë tokë të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, ka shkelur rend mi rendin juridik të shtetit të Kosovës.

I bëjmë thirrje Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që vendimin e kushtetueses për Deçan të mos e zbatojë, sepse do të krijojë precedentë të rrezikshëm për Kosovën, në lidhje me të gjitha kishat e tjera politike që i ka ndërtuar dhe ju ka falur prona regjimi i Millosheviqi në Kosovë gjatë periudhës 1989-1999.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Shkodran Imeraj, kryetar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat