Lidhur me barrikadat në Kosovë, Kryeministri Rama flet për “Ballkanin e Hapur”

Opinione

Lidhur me barrikadat në Kosovë, Kryeministri Rama flet për “Ballkanin e Hapur”

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:14
Edi Rama

Vendosja barrikadave (të cilat tani janë larguar) në veri të Mitrovicës nga bandat kriminale të armatosura, kishin ngritur rrezikun atje deri në pikën e vëlimit të një konflikti të armatosur në mes tyre dhe Forcave Ushtarake të Kosovës. Të gjithë në Kosovë pyetëshin: Cfare thot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me barrikada? Cfarë thot Qeveria e Shqipërisë? Vërtet Ministërja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, znj. Olta Xhacka, u deklarua lidhur me barrikadat, dhe ai ishte një reagim, në njërin binar, e në nivel më të ulët, një reagim i butë e formal që të mos lëndohet Rama, e poashtu që të mos jetë shumë disonant e të mos konfrontohet ashpër me reagimin eventual të Ramës në binarin dhe nivelin tjetër, më të lartin e më domethënës, e reagimet të mos e demantojnë njëra tjetrën. Por Edi Rama, Kryeminstri i Shqipërisë, heshti tërë kohën. Problemi i barrikadave i mbeti vetëm i saj; sikur të ishte një koordinim në dy binarë të detyrave e në regji të Ramës. Por më në fund, megjithatë, Rama e ndërpreu heshtjën. Rama foli. Por jo për barrikada. Foli por nuk tha asgjë cka pritej. Foli dicka tjetër. Foli për “Ballkanin e Hapur”. Foli për krejt tjetër temë. Foli për temën që e ka për shpirt dhe e ka për xhan, që i duket më e “lehtë” e pa telashe karshi Vuciqit e që si temë e dashuri iu ka shndërruar në apoteozë.

Nuk foli për barrikada sepse, në njërën anë, nuk deshti t´i arsyetojë ato meqë do të ishte absurd e do të turprohej para botës, por nuk deshti, në anën tjetër as t´i dënojë barrikadat sepse konsideron se do ta dëshpronte dhe zhgnjenjte Vuciqin i cili dirigjonte me barrikada, e me të cilin nga ana tjetër kishte krijuar Rama më herët aleancë të një “vëllezërie të binjakëzuar” lidhur me projektin “Ballkani i Hapur”. Prandaj në mes temave të barrikadave dhe “Ballkanit Hapur”, një projekt që tani konsidedrohet i vdekur, Rama zgjodhi dhe foli për “BH”, sepse këtu edhe më herët rregullisht hudhëte lëvdata për Vuciqin, kurse tani, në situatë krize, lëvdata të tilla kanë peshë edhe më të madhe dhe do ta afrojnë edhe më shumë me Vuciqin. Pikërisht në kohën kur Vuciqi ishte i tëri i përqëndruar në dirgjimin e barrikadave, Rama përpiqet të shpalos kinse mundësinë që më pastaj ofroeka projekti “BH” drejt kërkimfaljës nga ana e Sërbisë. Rama ka dashur kështu të shfrytëzojë barrikadat për të ofruar “BH” si zgjidhje të përgjithëshme.

Pa përmendur fare se cfarë të zeza, e sa e sa të zeza të Sërbisë gjenocidale na ka mësuar historia më e herëshme më shumë se njëshekullore, dhe nga e cila histori thua se nuk paskemi mësuar asgjë, dhe pa na treguar ai vetë se kur për Ramën fillon historia, Rama thot: “Historia na ka mësuar që nuk arrihet te paqja përfundimtare dhe te zgjidhja e gjithë konflikteve duke mos u ballafaquar në tavolinë për ta filluar nga gjërat më thjeshta........ E kam sjellë këtu disa herë shembullin, Gjermania i kërkoi falje Francës kur erdhi Vilibrandi, por deri atëherë kishin ndodhur gjëra të tjera dhe nuk u fillua nga falja por u fillua nga komuniteti i përbashkët që u ngrit si një proces bashkëpunimi këtë duhet të bëjmë edhe ne dhe këtë do të bëjmë”, duke potencuar në këtë krahasim kryesisht se kërkimfalja nuk duhet të jetë si fillim.

Por Kryeministri Rama, sadoqë në shpjegimin e tij ka gjetur një formë, subjekte të gjenocideve, veprime e sasi (kuptohet kurrsesi të njëjtë) të krahasimit gjenocidal në këta dy shembuj, meqë edhe ndaj shqiptarëve ka pasë gjenocid nga ana e Sërbisë, elementët krahasimorë aty nuk janë adekuat dhe Rama aty bënë gabim kardinal krahasimor.

Veprimet e Sërbisë dhe veprimet e presidentit Vuciq në periudhën gjegjëse, dhe krejt cka është lidhur me atë periudhë, Rama e krahason me sjelljën e Gjermanisë dhe ish-kancellarin e Gjermanisë Willy Brandtin, laureatin e shpërblimit Nobel për paqë, dhe kërkimfaljën e përkuljën ikonike (1970) të tij viktimave të fashizmit. Duke arsyetuar se kërkimfaljen Brandtiit ia kanë mundësuar ngjarjët që i kanë paraprijë më herët kërkimfaljës, ngjarjet prej 1945 deri 1970, Rama ka pasur ndërmend sigurisht angazhimin e Gjermanisë dhe rolin e madh të saj në afrimin dhe bashkëpunimin e disa shteteve të Europës në krijimin e Unionit Ekonomik Europian (1957) dhe më vonë edhe formimin e BE (1992), të dyja si paraprijëse në konceptin e Rammës.

Nga ato zhvillime në segmentin historik të gjermanisë, dikur nazifashiste, në mes pikës fillimit (1945) dhe pikës së fundit (1970) në këtë segment historik, si dhe me vetë ato dy pika, dëshiron Rama të krahasojë e të nxjerrë analogjinë e segmentit historik gjerman me segmentin historik serb, të marrëdhënjeve serbo-shqiptare prej Marrëveshjë së Kumanovës (në fuqi më 11 qershor, 1999), si pikë e fillimit, deri te projekti “BH” si pikë e fundit në këtë segment, krejt këtë me qëllim që të arsyetojë vonesën dhe moskërkimfaljën e deritanishme të Sërbisë. Njëherit Rama përmend edhe mundësinë e gjithanëshme që ofroeka tani e tutje projekti “BH” në veprimtarinë deri te kërkimfalja eventuale e Sërbisë, si dhe lëvdatat për vetë projektin dhe protagonistët e projektit, pa vecuar fare dallimet e mëdha e të pa krahasueshme të atyre dy segmenteve.

Por në dallimin e parë, në pikën e fillimit (1945), si fund i LDB, e tutje në ecjen e rrugës përgjatë atij segmenti, Gjermania ka hyrë me një vetëdije krejtësisht të re. Kjo është gjëja me e dallueshme dhe më e rëndësishme në këtë krahasim. Me këtë vetëdije të re fillon një histori e re e Gjermanisë. Kjo ka hapë përspektiva të reja. Gjermania pra në pikën e fillimit ka hyrë me një vetëdije të re antifashiste dhe denazifikuese, si autokritikë e rreptë dhe ndërprerje krejtësisht të plotë me të kaluarën e vetë nazifashiste. Kurse në pikën e fundit të atij segmenti historik gjerman, aty qëndron figura më madhore botërore historike e asaj kohe, ish-kancelari Willy Brandt, laureati i shpërblimit Nobel për paqë, i cili ishte i njohur si antifashist para lufës dytë botërore, antifashist gjatë luftës dhe antifashist i till gjithmonë.

Ndërkaq në segmentin historik tjetër krahasimor të Serbisë, në pikën e fillimit të këtij segmenti historik, Sërbia hynë me një vetëdije dhe botëkuptime tradicionale të veprimeve gjenocidale të mëherëshme të pandryshuara të Sërbisë, dhe me akterët kryesor të agresionit të Sërbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, me Vuciq, Daqiq, e të tjerë shokë të akuzuar si kriminelë lufte, si përfaqësues të asaj vetëdije që bëjnë edhe përpjekje që rrugës përgjat tërë segmentit ta restaurojnë politikën e vjetër të Millosheviqit, pa Millosheviqin. Kryeministri Vuciq, si pasardhës i Millosheviqit, e thot vetë: “Millosheviqi ishte i mirë”, por që Vuciqi paska vërejtje në metodat e tij. Për më tepër në ecje përgjat atij segmenti, në rrugë e sipër, Vuciq madje akuzon NATO-n për intervenim dhe mbrojtje të shqiptarëve nga vazhdimi i gjenocidit të Sërbisë ndaj shqiptarëve dhe me synim që të kërkojë nga NATO edhe dëmshpëblim. Sërbia jo kërkimfalje, por as ballafaqim me të kaluarën e vetë nuk dëshiron. Krejt në fund të këtij segmenti, viti 1999, aty është ngritur vetë Vuciqi, si president, protagonisti kryesor, që dikur, në pikën e fillimit të ngjarjeve tragjike në Kosovë, ishte ministër për informata dhe propaganduesi kryesor i politikës së Millosheviqit, kurse tani si kryeministër, kryerealizatori e kryeekzekutuesi i politikës të cilën e propagandonte vetë dikur, e nga e cila asnjëherë deri tani nuk është distancuar.

Këto dy segmente janë kontradiktorë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Prandaj krahasimi i këtyre dy segmenteve, duke filluar nga pikëfillimet, mandej ecja përgjat tërë rrugës të segmenteve gjegjëse dhe vetë pikat e fundit të tyre në ato segmente, është krahasim krejtësisht joreal dhe banal. Cdo analogji në mes të Vuciqit dhe Willy Brandtit, qoftë edhe në formë pozicioni si pika të fundme të segmenteve gjegjëse, dy figurave diametralisht krejtësisht të kundërta që i ka regjistruar historia e njerëzimit, mandej analogjia në pikat e fillimit të segmenteve, që në njërin segment është shkëputja nga nazifasizmi i gjermanisë dhe në segmentin tjetër kontinuiteti i botëkuptimi tradicionalisht gjenocidal e i pandryshuar i Serbisë, si dhe cdo gjë në mes pikave të fillimit dhe mbarimit të segmenteve gjegjëse, janë krahasim joreal me të cilin cenohet dhe ofendohet fuqishëm Gjermania antifashiste dhe madhështia e figurës historike të Willy Brandtit.

Pra, atëherë të ketë mospërfillje e abstrahim apo të ketë ballafaqim? Ballafaqimi sigurisht që shpie deri te këkimfalja, por ai në vedi nuk është njëherit edhe kërkimfalje. Rrugën deri te kërkimfalja e Sërbisë, në fazën e vetë të parë, duhet patjetër ta paraprijë ballafaqimi i Sërbisë me të kaluarën e vetë gjenocidale ndaj shqiptarëve, të cilën Sërbia vazhdimisht e kundërshton. Por rrugë tjetër nuk shifet. Nuk mund të pritet kërkimfalje nga Sërbia e njëherit pajtueshmëri të Sërbisë me të kaluarën e vetë gjenocidale. Ajo con në reciklim të paevituar. Projekti “BH” si projekt që do t´i paraprinte kërkimfaljës është vetëm një iluzion që e ofron Rama, larg cdo realiteti, i cili si projekt ai vetë i injoron dhe abstrahon krimet gjenocidale të mëherëshme të Sërbisë. Mosndëshkimi i krimeve con deri te përsëritja e historisë. Poashtu ikja nga tema për kualifikimin e barrikadave nga ana e Ramës në favor të cfarëdo teme tjetër, për të mos u qasë asaj asnjëherë tjetër asaj teme, thënur më së buti, është nën nivelin e përgjegjësisë kryeministrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat