Kujtojeni Zotin para se ta sulmoni Albin Kurtin!

Opinione

Kujtojeni Zotin para se ta sulmoni Albin Kurtin!

Nga: Rexhep Torte Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:51
Rexhep Torte

Tradhtia, hajnia dhe rrena janë tri vetitë më të liga që e njollosin për jetë të jetëve njeriun.

Jeta e njeriut është e shkurtër, ndaj lypset që njeriu jetën e tij ta kalojë me ndershmëri, sinqeritet dhe dinjitet.

Shkrimi në vazhdim duhet të jetë mësim dhe paralajmërim për të gjithë ata që sot po e kritikojnë, sulmojnë dhe kërkojnë ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij me sinqeritetin dhe seriozitetin maksimal janë angazhuar ta mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën, ta ruajnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, që tashmë 20 vite me keq qeverisjen e tyre e kanë vënë në pikëpyetje tradhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, pa e harruar tradhtaren nepërkë helmuese për Kosovën, Vlora Çitaku- ish ambasadoren e Kosovës në SHBA, e cila ishte pjesëmarrëse në planin Hashim Thaçi- Alekandër Vuçiq- Edi Rama, për ndarjen e Kosovës, në bashkërendim me pro serbët John Bolton, Matheë Palmer dhe Richard Grenell.

Albin Kurti me dinjitetin dhe sinqeritetin e tij kombëtar shqiptar, me intelektualitetin, guximin dhe vendosmërinë e tij për të mirën e Kosovës, është kilometra para kritikueseve të tij, të cilëve nuk u ka mbetur mundësi tjetër dhe më kot mendojnë se do ta faktorizojnë veten duke e kritikuar Albn Kurtin.

Albin Kurti nuk ra as në kurthin e tradhtarit Hashim Thaçi, i cili Albinit, në kohën e Qeverisë Kurti 1, i propozoi, “Ajde Albin të shkojmë në Uashington, ta pimë një kafe, ta nënshkruajmë marrëveshjen me Serbinë dhe t’i japim fund këtij problemi”.

Albin Kurti ua futi dy këmbët në një këpucë edhe pro serbëve Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak.

Albin Kurti u ka treguar edhe Antony Blinkenit, Gabriel Escobarit, Jeffrey Hovenierit dhe Christopher Hillit, se favoret që po ia bëjnë Serbisë kriminale nuk do të mund të kalojnë gjersa Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës.

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku - kryetar i LDK-së janë shumë të ‘vocërr’ që me tradhtitë kundër Kosovës , të ballafaqohen me rrugën e drejtë dhe të ndershme të Albin Kurtit.

Albin Kurti, duke luftuar për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, me argumente dhe konstruktivitet, është bërë tmerr edhe për kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe për Serbinë kriminale e hegjemoniste ndaj Kosovës.

Këtë shkrim po e filloj me një ndodhi të vërtetë të një Veziri në një shtet arab që përshkruhet në librat kuranorë.

Dijetarë, studiues dhe analistë të shkëlqyer të fesë Islame u kanë ofruar lexuesve shumë libra që kanë në spikamë vlerat edukative morale dhe etike mbarë njerëzore që ofron libri i Shenjtë Kur’ani Famëlartë.

Këto libra të shkruara në gjuhën arabe dhe angleze, janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe botuar nga disa shtëpi botuese në Shkup.

Protagonist kryesor i këtij është Veziri i një shteti arab, i cili një ditë vishet si të gjithë banorët e qytetit ku jetonte për të mos u dalluar, dhe del në qytet për të shëtitur.

Duke shëtitur ndalet para një dyqani ku shiteshin sende antikiteti dhe hyri brenda.

Nga të gjitha sendet e ekspozuara për shitje, Vezirit ia zuri syrin një fjali kuranore e qëndisur në një pëlhurë dhe e futur në një kornizë të mbuluar me xham, ku shkruante “Kujtoje Zotin para se të veprosh”.

Veziri e pyeti shitësin për çmimin e saj, dhe shitësi i tha një çmim shumë të lartë, gjë që e hamendi Vezirin dhe doli nga dyqani pa ble asgjë.

Pasi i ra rreth e rrotull tregut Veziri u kthye sërish në dyqan dhe pavarësisht çmimit të lartë vendosi ta blejë fjalinë kuiranore të shkruar në pëlhurë e të vendosur në kornizë .

Me tu kthyer në pallat Veziri dha urdhër që kjo shprehje kuranore të shkruhet në hyrje të pallatit dhe në të gjitha korridoret dhe dhomat e pallatit ku jetonte.

Libri me protagonist kryesor këtë Vezir, tregon se edhe në ato kohë ekzistonte karrierizmi joshës i udhëheqësve të ndryshëm për pushtet.

Në rastin konkret një epror ushtarak në këtë shtet arab, kishte vendosur ta vret këtë Vezir për tu avancuar në karrierën e tij.

Ky epror ushtarak duke kërkuar mënyrën si ta realizojë qëllimin për ta vrarë Vezirin, kishte arritur në përfundim se këtë vrasje mund ta kryente vetëm një berber, i cili në datë të caktuar shkonte në pallat te Veziri për t’ia rregulluar mjekrën dhe qethur flokët.

Ky epror i lartë ushtarak arriti që për një shumë të madhe parashë ta bindën berberin që ta vret Vezirin.

Berberi ditën që duhej të shkonte te Veziri i mori mjetet e tij të parukerisë, gërshërët, krehërin, briskun dhe u nis për te Veziri.

Me t’u afruar te hyrja e pallatii i shkuan sytë dhe lexoi fjalët. “Kujtoje Zotin para se të veprosh”.

Me ta lexuar këtë fjali menjëherë trupi i berberit u kaplua nga një dridhje shpirtërore. Këtë fjali berberi e lexoi edhe nëpër tërë korridoret e dhomat nëpër të cilat po kalonte.

Berberi derisa arriti të dhoma e Vezirit u kaplua i tëri nga frika dhe djersët e ftohta, sa që nuk mund të qëndronte në këmbë.

Porsa hyri në dhomën e Vezirit edhe aty e lexoi të njejtën fjali të shkruajtur në murin përballë, dhe ndërsa Veziri e priste i ulur në divan, beriberi ra në gjunjë para Vezirit.

Veziri i habitur e pyeti berberin se përse ndjehet kështu dhe pse është zverdhur në fyyrë?!

Berberi më në fund ia tregoi Vezirit tërë plani që e kishte përgatirur eprori ushtarak për ta vrarë.

Veziri, e falenderoi berberin për këtë lajm, e la të lirë, por urdhëroi arrestimin dhe burgosjen e eprorit ushtarak që e kishte përgatitur vrasjen.

Ky shembull duhet të jetë mësim dhe paralajmërim për të gjithë ata që sot po e kritikojnë, sulmojnë dhe kërkojnë ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë të përkushtuar për tu përballur me sfidat para të cilave ndodhet Kosova për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Paraardhësit e Albin Kurtit, trahdtarët e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Vlora Çitku, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj , të cilët sot e dëshirojnë rrëzimin e Albin Kurtit, duhet ta ngulisin në mendjen e tyre këtë fjali kuranore “Kujtoje Zotin para se të veprosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat