Borelli me deklaratën e tij ka hedhur zjarr dhe ka ndikuar në paraqitjen e barrikadave

Opinione

Borelli me deklaratën e tij ka hedhur zjarr dhe ka ndikuar në paraqitjen e barrikadave

Prof. Dr. Zija Lleshi Nga Prof. Dr. Zija Lleshi Më 9 janar 2023 Në ora: 16:04
Josep Borrell

Në kohën kur u vendosen barrikadat Borreli heshte. Nuk dëgjohej fare dhe e konsideronte misionin e vetë në zhvillimin e barrikadave të përfunduar. Paraqitjën e vetë sigurisht e parashifte në ngjarjet në vazhdim. Dyshimet se prapa barrikadave qëndron Vuciq, të cilit i ka paraprijë Borrelli, vëlerësohen dhe tregohen të jenë reale. Deklarata e Borrellit “Pacta sunt servanda”( “Marrëveshjës duhet përmbajtur”) e cila e paraqitur si konstantë ka pasë për qëllim të bëjë Kosovën borxhli ndaj Sërbisë për implementimin qorazi të marrëveshjeve, kjo për Vuciq, President i Sërbisë, ishte e mjaftueshme. Mjaftonte. Nuk i duhej asgjë më shumë. Për cdo gjë më tutje Vuciqi do të kujdesej në skenarin, fantazinë dhe regjinë e plotë të vedit. Por është tepër me rëndësi fakti tjetër i pamohueshëm se këtë deklaratë Borell e ka bërë duke neglizhuar plotësisht (apo mbajtur sekret) komponentën tjetër, atë klauzolën dhe përjashtimin nga ai parim i drejtësisë (“Clausula rebus sic stantibus”=”Klauzola ashtu sic qëndrojn gjërat”), sepse në bazë të kësaj klauzole lejohet mosimplementimi i obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja në rast të ndërrimeve imperative të rrethanave. Por Vuciq më tutje e vazhdon vetëm dhe direkt synon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë sërbe, si obligim që paska Kosova të implementojë në cfarëdo rrethana e symbyllur ato marrëveshje në të cilat thirrët Borell. Ndërkaq, si të ishte një porosi e vecant dhe e koordinuar, erdhi në fillim të dhjetorit deri te sulmi dhe arrestimi i ish-policit Dejan Pantic. Ky u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës, që ishin të organizuara nga qeveria, dhe sulm ndaj efektivit kujdestar policorë të zgjedhjeve. Arrestimi i Pantiqit u gjet si shkas ose pretekst që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë. Mbështetje të fuqishme oeganizatorët e barrikadave kishin kryesisht në deklaratën e më herëshme të Borrellit.

Sadoqë për shkas të barrikadave u përmend arrestimi i i Dejan Pantiqit, arsyeja reale është krejt dicka tjetër dhe këtë e bëri me dije vetë Vuciqi. Gjegjësisht, Vuciq vetë deklaroi lidhur me barrikadat se ato do të hiqeshin kur të formohet, sic e quan ai, “Asociacioni i komunave sërbe”. Me fjalë tjera, Vuciq kështu e dekonspiron vedin dhe tregon edhe shkakun, atë të vërtet të vendosjës së barrikadave (nëse ndokush ka pasë dilema për këtë), sepse paraprakisht vendosja ka pasë të njëjtin kusht cfarë sipas Vuciqit do të kishte edhe largimi i barrikadave. Pra largimi i barrikadave nuk kishte të bëjë me lirimin e Dejan Pantiqit që ishte si pretekst por me themelimin e “Zajednicës”, që ishte edhe shkaku kryesor që në fillim i vendosjës së barrikadave, që lidhur me këtë Vuciqi e ka pasur pasur ndërmend edhe deklaratën e Borrellit si mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

Borrell (Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, dhe një periudhë mësimdhënës universiteti në Madrid) me deklaratën e tij, të nxjerrur si komponent e vetme nga një tërsi lëndore e kuptimore të pandashme, ka hedhur benzin në zjarr dhe kështu pjesë e sërbëve esktremist lokal që janë nën diktatin e Vuciqit si dhe strukturat ilegale e grupet kriminale që bënë barrikada, dhe vetë Vuciqi, inkurajimin dhe mbështetjën kryesore dhe arsyetimin e kishin pikërisht në atë deklaratë aksidentale të Borrellit. Aty Vuciqi i shifte mbështetjën qëndrore. Për më tepër, Vuciq atë deklaratë të Borrellit e shifte si qëndrim pikërisht të vetë BE! Në atë deklaratë pjesa ekstremiste e sërbëve lokal nën diktatin e Vuciqit e kishin inkurajimin dhe arsyetimin për tensione, trazira e barrikada. Në zinxhirin e akterëve Borrell, Vuciq, ekstremistët sërb lokal, këta të fundit u përdorën si instrument që me strukturat ilegale dhe grupet kriminale nga brenda dhe jashtë Kosovës, nëpërmjet barrikadave, të shantazhojnë formimin e “Zajednicës” të konceptuar nga Vuciq dhe të paraprirë në kërkesën e Borrellit si pikënisje. Ndërkaq misioni i besuar Borrellit nga BE e ka pasë për qëllim pikërisht veprimin e kundërt nga ana e tij, të qetësisë, të afrimit dhe të bashkëpunimit të dy palëve, të Kosovës dhe Sërbisë.

Borrell duke tejkaluar kompetencat e tij si ndërmjetësues merr, kokë në vedi, pa autorizimin e askujt, rolin e arbitrit në dialogun e Kosovës me Sërbinë. Ai vetë i jep kompetenca arbitrare vedit, zgjedhë parime, neglizhon klauzola, i përshkruan detyrat vedit për të cilat nuk ka autorizime, dhe shtron kërkesat personale të tij për implementimin e marrëveshjëve, kinse në bazë të parimit në të cilin thirrët dhe të cilin e citon duke e heshtur dhe mshefur klauzolën e përjashtimit si komponent e pandashme nga tërësia lidhur me atë parim dhe kërkon nga Kosova qorazi dhe pa vonesë implementimin e tyre.

Në sjelljën arbitrare Borrelli, si një autokrat, edhepse i zgjedhur nga BE në cilësinë vetëm si ndërmjetsues, ai e luan rolin e arbitrit, larg përtej cilësisë së ndërmjetësimit, dhe parashtron kërkesa arbitrare. Me këtë protestuesit, pjesa e sërbëve ekstremist lokal që janë nën ndikimin e Vuciqit dhe grupi famkeq paramilitar Wagner nga Rusia, janë inkurajuar dhe kemi pasur tensione, trazira dhe barrikada në Mitrovicë. Vuciq duke deklaruar kohën se kur barrikadat do të hiqeshin, si kusht dhe shantazhë, ka dhënë njëherit të kuptohet roli i tij, se ai i kontrollon dhe dirigjon me barrikada.

Ndërkaq, më saktësisht, parimet themelore të drejtësisë lidhur me deklaratën e Borrellit “Pacta....” në bazë të klauzolës (“Clausula rebus sic stantibus”=”Klauzola ashtu sic qëndrojn gjërat”) lejojnë mosimplementimin e obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja në rast të ndërrimeve imperative të rrethanave (“Customary international law also permits non-satisfaction of obligations pursuant to treaty because of a compelling change of circumstances”). Shpjegimet që i ka dhënë Gjykata kushtetuese me kërkesë znj. Atifete Jajhaga, atëherë presidente e Kosovës, kërkesë nga niveli i vetëdijës, korrektësisë dhe përgjegjësisë të saj ndaj Kushtetutës, kanë treguar shkelje të Kushtetutës në ato marrëveshje në 23 nene. Dhe, meqë shkelët Kushtetuta, kështu krijohen informimi, njoftimi dhe obligimi e përgjegjësia konform me atë aktvendimin të gjykatës, e me këtë edhe rrethana imperative të reja dhe obligime respektive të detyrueshme. Shpjegimet e Gjykatës Kushtetuese, pra, tërheqin vërejtjën e cila para qeverisë dhe Kryeministrit Kurti paraqet si imperativ veprime në përputhje saktësisht me ato shpjegime të institucionit juridik suprem.

Dy momente esenciale paraqitën në këtë rast: së pari, vetë ekzistenca e rregullës së përmendur më lartë, “Pacta...” dhe së dyti, klauzola e cila i referohet rregullës dhe lejon përjashtim, por që të dyja shkojnë pandashëm e bashkarisht si ”një paketë¨ dhe krijojnë tërësinë kuptimore të veprimit. Ato janë të pandashme. Së pari, sa i përket momentit të parë natyrisht që, kur rregulla është në fuqi, marrëveshjës duhet përmbajtur cdo qeveri në vazhdim. Por së dyti, kur është fjala për klauzolën në fjalë, në rastin e qeverisë në vazhdim, qeverisë Kurti në këtë rast, janë paraqitur rrethana të reja që ka shpalosur organi më suprem, Gjykata Kushtetuese, janë shpjegimet në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilat cdokush duhet respektuar dhe askush nuk guxon t´i shkelë dhe prandaj paraqesin edhe para qeverisë Kurtit veprim imperativ kryeministror që duhet të jetë konform, dhe assesi ndryshe, me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, në kuadër të përgjegjësisë vetë, në takimin me Borrell në Bruxelle, ka deklaruar se në bazë të rendit juridik dhe shpjegimit dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese (2015), ai si Kryeministër nuk mund të lejojë formimin e asociacionit një etnik serb, në Kosovën si vend me komuna multietnike, gjithmonë të theksuar si e tillë nga BE.

Prandaj situata e krijuar në veriun e Kosovës shtron nevojën imediate të veprimit gjegjës në situatën e krijuar lidhur me barrikadat të kontrolluara nga Vuciq, por të inkurajuara paraprakisht nga deklarata e Borrellit si fitil ndezës, të cilat shkaktuan tensione, trazira, destabilizim dhe prishje të rendit publik dhe qetësisë. Kështu tani, pas largimit të barrikadave, duhet vetë BE të shuajë plotësisht dhe përgjithmonë emocionet e ndezura e të mos përsëriten barrikadat, të kryej hisen e vetë të arsyeshme të përgjegjësisë, mundësisë dhe ndikimit si dhe bashkarisht me faktorët tjerë relevant ndërkombëtarë të ndërmerr veprim sa më të fuqishëm dhe më energjik që të vazhdohet me dialog demokratik e marrëveshje në mes Kosovës dhe Sërbisë, si dy shtete të pavarura, për një jetë në tolerancë, më të lumtur dhe mirëkuptim në mes vedi të shqiptarëve dhe sërbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat