11 pika që banorët shqiptarë të Kosovës duhet t’i mësojnë t’i dinë dhe të punojnë në zbatimin dhe realizimin e tyre

Opinione

11 pika që banorët shqiptarë të Kosovës duhet t’i mësojnë t’i dinë dhe të punojnë në zbatimin dhe realizimin e tyre

Hafir Hoxha Nga Hafir Hoxha Më 9 janar 2023 Në ora: 19:55
Harta e Kosovës

1. Nuk mundet të ketë komb Kosovarë nga popullata e kombit Shqiptar askund në botë!

2. Kosova nuk mundet të jetë republikë, shtet i pavarur por do të jetë pjesë e shtetit të Shqipërisë.

3. Shqiptarët e Kosovës e kanë të njëjtin flamurë, të njëjtat simbole dhe himnin kombëtar ato që e kishim edhe para 17 shkurtit 2008. Pra ato shqiptare.

4. Kosova e pavarur me simbole, flamur, kushtetutë dhe institucione që i ka nga 17 shkurti 2008 janë të përkohshme dhe ato do të shuhen, do të futen në ato institucione të Shqipërisë.

5. Shqiptarëve të Kosovës që padrejtësisht i është mohuar e drejta të deklarohen për kombësinë e tyre shqiptare në Republikën e Kosoves si shtet i përkohshëm në tranzicion që i janë hequr flamuri, himni dhe simbolet tjera Shqiptare që nga 17 shkurti i vitit 2008 duhet t’iu kthehen ato të drejta edhe në fazën e tranzicionit si Republikë e Kosovës.

6. Shqiptarët e Kosovës duhet të kyçen dhe të jenë në të vetmën Akademi të Arteve të Shqipërisë, shkollat dhe univerzitetet të kenë të njeëtën literaturë dhe planprogram arsimor dhe shkencorë!

7. Republika e Kosovës duhet t’i ketë planet e veprimeve operative për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes të përbashkëta me ato të Shqipërisë, pra Policia, Ushtria, Mbrojtja Civile të jenë ne nje strukturë komsnduese në rastet emergjente të shkaktuara në fatkeqësi natyrore apo nga faktori njeri.

8 ambasadat, diplomacia dhe politika e jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë të zhvillohet ne një strategji dhe nga të njejtat zyre, konzullata, Ambasada, staf kudo në botë.

9. Në sport , kulture dhe artë të kenë ekipe kombëtare të vetme shqiptare në Olompiada dhe kudo gjetiu .

10. Kosova dhe Shqipëria duhet t’i hjekin pikat kufitare dhe byrokracinë administrative për kontroll dhe lëvizje të njerëzve dhe mallrave , duhet të jetë një zonë e njëjtë me të njejtat rregulla të biznesit pa asnjë lloj kufizimi apo doganimi edhe gjatë fazës së tranzicionit si Republikë e Kosovës.

11. As një dëshmorë, luftëtarë shqiptarë që ka vepruar, ka luftuar dhe kanë rënë dëshmorë deri me 17 shkurt 2008 kurrë as një nuk e kan pa flamurin e Kosovës, simbolet e saj, por kanë luftuar dhe kan ra dëshmorë për flamurin, shtetin dhe simbolet shqiptare e jo këto të Kosovare .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat