Putini i fton në takim, liderët e shteteve të preferuara!

Opinione

Putini i fton në takim, liderët e shteteve të preferuara!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:55
Vladimir Putin

Këshilltarët po i ofrojnë putinit informacione, se gjërat po rrjedhin sipas parashikimeve. Putin duke u bazuar në këto të dhëna po shpreson se është vetëm çështje kohe, kur do ta pushtoi Ukrainën.

Pas marrjes së Ukrainës e ka planin sekret se, cili shtet është në radhë për ta pushtuar. Këto nuk janë pushtime klasike, por shpëtim i kombeve nga nazizmi, u arsyetua Putini. Shikoni se si Kurti dhe Zelensky me nazizmin e tyre, po mundohen ta shthurin Evropën, i mori si shembull Putini.

Për ta shpëtuar njerëzimin nga kjo sëmundje e pashërueshme e nazizmit, unë kam vendosur që ta formoi Rendin e Ri Botërorë. Që t´i hedhim këto themele unë i kam ftuar në takim këta udhëheqës shtetërorë: Ramën, Abaz ( 0 )- viqin Baton Haxhiun, Molliqajn, Vuçiqin, Daçiqin Bërnabiç – çkën, Vulin, Dodik, Maduron, Kim - Jong, Xi Jinping, Bolsonaro, Lukasenko, Orban, Lë Pen, Wilders, AFD nga Gjermania, Grenell, Erdogan, Asadin, Talebanët, Shtetet Arabe, Shtetet e Painkuadruara, disa Afrikane, disa aziatike etj.

Ky nuk do të jetë vetëm një takim formal, por do t´i vendosë themelet e një bote të re. Të gjitha këto kombe unë do t´i furnizoi me gaz dhe derivate të naftës, do të kemi treg të përbashkët unik dhe do ta rrisim prosperitetin e popujve tanë.

Kush dëshiron të na bashkohet, derën e ka të hapur. Ju bëj me dije se për planet e mia kam punuar gjatë, derisa i kam perfeksionuar. Po shpresoj se pengesat do t´i tejkalojmë së bashku dhe jam i impresionuar se si do të funksionojnë praktikisht idetë e mia gjeniale, të cilat s´kishte arritur t´i jetësonin Lenini, Stalini, Hrusqovi, Mao etj .

Unë kohë të gjatë e kam lutur perëndimin që mbani duart sa më larg nga Rusia, sikur doja tua tërhiqja vërejtjen për ditën e sotme, po ata talleshin me mua. NATON ma sollën te hundët. Më ndanin leksione se si duhet ne të demokratizoheshim: t´i respektonim të drejtat e njeriut, t´i respektonim të drejtat e ylberistave, t´i respektonim të drejtat e gjinisë së parë, të dytë, të tretë e s´di as vetë se deri ku shkonin.

Me këto kërkesa e kishin lodhur edhe mikun tim Erdoganin dhe ai ua tregoi bërrylin. Hipni këtu u tha e shikojeni Stambollin tim, u kishte thënë.

Po ashtu mikut tim Ramës, janë duke ia bërë edhe më zi se Erdoganit. Luftoje korrupsionin, familjarizimin, drogën, paratë e pista etj.

 Merreni me mend, nuk ia pranojnë investimet nga njerëzit e tij që duan të investojnë në Shqipëri, pa burimin e saktë të financimit. Edhe Ramës i kanë ardhur me kërkesa te hunda. Nuk është larg kur ai me të drejtë ambasadores amerikane në Tiranë i tha: këtu qeverisi unë. Pra kësi njerëz kërkoj unë, e jo frikacakë që u përkulen kërkesave komike të tyre.

Mjafton ta shikoni se si e kanë vënë në lojë Serbinë. Unë nuk di deri kur ata do të përmbahen, po duhet t´ua thonë troç: ne jemi vëllezër me rusët dhe nuk njohim askënd tjetër. Mua më dhimbset Serbia, sepse e kanë rrethuar me NATON dhe tash lozin me ta si miu me macen.

Nga dëshpërimi Vuçiq e Daçiq herë dalin me numra, kaq ia tërhoqën Kosovës njohjet, e kaq do ia tërheqin nesër. Çfarë i thonë kësaj loje. Ky është një cirk të cilin ne, përfaqësuesit e Rendit të Ri nuk e tolerojmë dot. Perëndimi, EU, NATO duhet t´i respektojnë edhe ata që mendojnë ndryshe nga ta.

SHBA të merret me kontinentin e vetë, verior e jugor e nuk kanë se ç´lypin tek ne. Ne evropianët vetë do i rregullojmë punët, ashtu si ne na përgjigjen.

Ose do bëhet si them unë, ose fitilin do ia fus planetit. Unë nuk jam vetëm, po të gjithë këta që i kam ftuar, e ndajnë të njëjtin mendim me mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat